Një aksident tragjik në aksin Kukës-Morinë ka shënuar 3 viktima, mes të cilëve një vajzë 15- vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Uzinës, raporton Ora News.
Mjeti tip Golf me targa të Serbisë VR 001GZ ku udhëtonin 3 anëtarët e një familje është përplasur me mjetin Tip BMW me targa kosovarë 0185 AF, ku udhëtonin dy djem të rinj.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën në vendngjarje tre personat në mjetin tip Golf tresh, dy prindërit me vajzën e tyre, me origjinë nga Kosova.
Dy personat e plagosur nga Drenica janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit dhe janë në gjendje të rëndë.
Ende nuk dihet identiteti i tre viktimave, ndërkohë që policia po këqyrë vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet./b.l
Keqardhje e madhe. Po ca shkaqesh te zbardhin, rruga eshte e frikshme, njehere me 1 kalim pastaj me 2 kalime pastaj prape me 1 kalim
Eshte trapllik deri ne nivel kriminalistik menyre si funksionon ajo rruge.
Mire gomereve te Berishes nuk u shkoi mendja, por as ketyre kricave te Tahirit nuk u punon truri ta kalojne ne rruge me 2 kalime dhe ta mbyllin fare korsine qe eshte per gjysem ne 5 pika te ndyshme nga Lulzim Basha kur e ndertoi autostraden.
Ngushellime familjareve ,po kjo pjese e rruges eshte skandal ,nga rruge 2 kalimshe kthehet ne 1 kalimshe ne ure ,pastaj kthehet ne 2 kalimshe serish,pastaj 1 e keshtu me rradhe ,skandal !