Seanca ndaj Arben Frrokut, ish-gardisti arrestohet në sallën e gjyqit ndërsa dëshmonte

12 Nëntor 2014, 11:03Kronika TEMA

Ish-gardisti Ylli Memia është arrestuar mëngjesin e sotëm, ndërsa dëshmonte në procesin ndaj Arben Frrokut.

Ai është arrestuar “live”, pasi sipas prokurorisë, ka dhënë dëshmi të rremë.

Seancat ndaj Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, bëhen me dyer të mbyllura.

Por, burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmojnë arrestimin e ish-gardistit.

Emri ish-gardistit është përmendur nga dëshmitari kyç për këtë ngjarje, Arben Ndoka, por në sallën e Memia, sipas prokurorisë ka mashtruar, dhe për këtë arsye është arrestuar.

Ndoka ka pretenduar se pas vrasjes së kryekomisarit Lamaj, i pari person që kishte kontaktuar përmes telefonit ishte dëshmitari Ylli Memia.

Por, gjatë dëshmisë së tij, ish-gardisti ka treguar fakte dhe të dhëna të kundërta me ato të pohuara nga dëshmitari i mbrojtur, Arben Ndoka. /b.l

 

8 komente në “Seanca ndaj Arben Frrokut, ish-gardisti arrestohet në sallën e gjyqit ndërsa dëshmonte”

  1. alpi says:

    pupu qenka pagujt ai gardist edhe paska dhene deshmi te rreme

    http://bit.do/pas-14-te-dashureve-pallohet

  2. artani says:

    pse jo te arrestohet dhe te denohet rende, pasi jemi bere me keto deshmitaret perralla e botes. Ndryshojne thenjet sa here te duan dhe nuk merret mase ndaj tyre, ku ligji shprehet sakte per keto si dhe ndeshkimet perkatese.

  3. demo says:

    Kur nuk u shkojne mbas fijes mafiozeve te prokurorise i arrestojne deshmitaret e rreme ne sallen e gjygjit,kur ja u do pazari shpikin deshmitare te rreme dhe marrin si shperblim ngritjen ne pozite,perveç rushfetit qe u japin

    1. antispiuni says:

      Ky Frroqja qenka i zoti!
      Pask bere kujdes qe te paguaj edhe komentues nder faqet online ne menyre qe te kete me vehte edhe opinionin publik! ?
      WTF!

      1. demo says:

        O antispiun
        uroj qe mos jesh ndonnje prokuror,per rastin e frokut nuk dua te komentoj dhe as ta mbroj,plus qe kam nje bindje te brendeshme qe nuk eshte pa gje
        Por qe prokuroria eshte antare e trustit te lulelakres dhe qe e ka moral pune te shpike deshmitare te rreme dhe te marre rushfete ,kete gje si duket vetem ti nuk e di ne Shqiperi
        Keto i them jo me te degjuar,por i kam hequr vete mbi kurriz

  4. ira says:

    Problemi eshte i qarte. U vra nje nga punonjesit me te afte dhe me te perkushtuar te policise. Denimi i vrasesve dhe organizatoreve po vonon me alibi te ndryshme te te akuzuarit Frrokaj.

  5. human says:

    Z.Llalla,

    Kriminelin qe vrau komisarin e policise e ke pas hekurave. Do jete pergjegjesi e juaja nqse organi akuzes del fiasko, dhe ky vrases nuk denohet nga drejtesia.

    Klasa politike (te djathte dhe te majte), kane qene dhe vazhdojne te jene te mpleksur me kete kriminel, nepermjet lidhjeve te dukshme dhe te padukshme.

    Eshte ne nderin e ketyre forcave politike PS dhe PD, te distancohen dukshem nga krimi.

    Nqse politika nuk arrin te luftoje me vepra krimin( dhe jo me fjale), atehere kjo do jete nje zhgenjim i madh, dhe trego se ky vend nuk do te behet kurre.

  6. Komisar lamajn e vrau dora e atij qe vrau arben brozin e azem hajdarin e joo arben frroku. Arben Frroku eshte dhe ngelet figure dhe qytetare i ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje