Një ditë pas aksionit të gjerë të policisë që solli në arrestimin e 8 personave për trafikun e armëve dhe municioneve, prokuroria deklaron se destinacioni i tyre nuk ishte Siria.
Pjesetare te grupit te hetimit kundershtojne deklaraten e policise pasi u kontaktuan ne telefon nga Top Channel per te mesuar se cilat jane dyshimet konkrete mbi te cilat deklarohet se grupi i goditur trafikonte arme ne nje vend ne lufte.
“Ne infiltruam nje agjent, i cili per nje muaj i maskuar si trafikant, u ofrua per te blere arme tek te dyshuarit. Madje ne dy episode agjenti i infiltruar bleu pistoleta me cmimin deri nga 20 mije leke deri me 30 mije leke dhe automatike deri me 40 mije leke. Ne te gjitha rastet ku agjenti i inflirtruar kryente blerjet ai ka deklaruar se do t’i shiste keto arme ne Greqi dhe ne nje rast ne Itali“, ka thënë prokuroria për Top Channel.
Por, policia thotë se grupi i arrestuar ditën e premte ka trafikuar më herët armë, në drejtim të Sirisë.
Zyrtarisht Policia e Tiranës konfirmon se Drejtori Ardian Çipa, në konferencën e djeshme për media, nuk ka deklaruar se armët e sekuestruara ditën e premte ishin të destinuara për në Siri.
Këto burime sqarojnë se policia ka ndërkohë prova se grupi i arrestuar ka trafikuar më parë armë drejt Sirisë.
Dyshimin e trafikimit të armëve më herët drejt Sirisë, Policia e ka të mbështetur me prova të forta, të cilat mësohet se gjenden në dosjen hetimore.
Personi qe shikohet si protagonisti kryesor ne trafikimin e armeve eshte shtetasi Sami Mema 44 vjeç, nderkohe qe bashkëpuntoret e tij deklarohen: Artan Aruçi, 42 vjeç, banues në Shijak, Durrës; Alban Mancja, 29 vjeç, banues në Durrës; Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak; Festim Mema, 19 vjeç, banues në Shijak; Shkëlqim Varaku, 44 vjeç, banues në Shijak; Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë; Ervin Xhaja, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Zona ku dyshohet se gjendeshin armet eshte Shijaku dhe Durresi, nderkohe qe rezultojne te bllokuara, 6 armë zjarri tip kallashnikov, 1 pistoletë TT, 5 pistoleta “minibloë”, 1 automatik “Skorpions” me silenciator, 5 granata, 2 armë gjahu tip “Shotgun” si dhe sasi e konsiderueshme fitilash zjarrpërcjellës dhe municioni.
Me arto arme te shfaqura ne foto,veshtire te mendosh se do te trafikohen ne Siri.
Nga lajmet qe shfaqen mbi luftimet ne Siri,ata kafshe duket qe luftojne me armatim modern dhe jo me arme te vitit 1956.
pune korrakesh,varu Ziken…………
Hera e pare qe degjoj,qe prokuroria paska per detyre te fute agjente [er te kapur kriminele!!!
Ne cilim ligj apo rregullore mbeshtetet prokuroria qe u marrka me infiltrimet e agjenteve te saj?
Po policia dhe SHISH-i cfare pune do bejne kur kete e beka prokuroria?
A ka organizem shteteror,qe i kontrollon keta prokurore qe nxjerrin jashte loje SHISAH dhe policine???
DYSHOJ SE KETU KA MASHTRIM KRIMINAL!!!
Mos fshihet ndonje bashkefajesi ne kete mes???
PROKURORIA DHE GJYKATAT SHQIPTARE DUHET TE FSHIHEN NJE HERE E MIRE!!!
Ne vend te tyre perkohesisht te merren te HUAJ!!!
Roberto ja ke fut kot plako….. jo se dua ti dal zot prokurorise se jam dakord qe jane per tu fshire 90% e tyre por prokuroria ka te drejten e infiltrimeve,arrestimeve pergjimeve dhe gjithshka qe perfshin hetimi nga fillimi deri ne fund dhe i ifiltruari eshte opgj ( oficer i policise gjyqesore) prane komisariateve ose edhe nga rradhet e prokurorise sepse policia gjyqesore urdherohet dhe drejtohet nga prokurori qe ta dish…per kulture…
Roberto e shikoj se je i vjeter,mbase ke punuar dikur me ish sigurimin,ose mbase afije…..Jo per ndonje gje po at’her ish sigurimi merte kopetencat e prokurorit,dhe te gjyqetarit…..Roberto,cdo veprim procedurjal qe ndermer policia udhezohet dhe drejtohet nga prokuroria,dhe gjykata…Eshte pra ky agjent i infiltruar qe ka operuar ne kete organizat kriminale por me pare ka mare bekimin e prokurorit,dhe gjykates, kjo me qellim perjashtimin e tije nga veprimtaria kriminale ne hetim e gjykim.Jam i sigurte qe ketu nuk ka patur asnje te infiltruar,dhe zbulimi eshte bere rastesishte,lere se cfare thone neper konferenca per shtyp….Gjithmon policia nxiton mbas ngjarjes te beje letra fiktive,qe ti kene per statistik,se keshtu duan shefat injorant e partiak.Kam sherbyer ne pol shtetit 18 vjete,dhe e di se si veprohet konkretishte…..Infiltrimi eshte ideal,por aftesia profesionale e oficerve te krimeve,qe jane aktualishte ish sigurimsat,lene per te dyshuar,ato jane mesuar me deshmitar te rem,e me maskarlleqe…..
Turp , turp, e gjitha eshte nje mashtrim per njerzit e varfer te cilet jane mish per top ne kete rast.
Drejtesia duhet te marre menjehere masat dhe te arrestoje provokatorin dhe ate qe e sajoje kete mesele. Nxirrni djemte nga burgu dhe fusni ne burg ata qe hapen depot e armeve,ata qe bene 97, ata qe vrane ne Gerdec, ata qe vrane ne 21 Janar …
Z. Banush , dy nga djemte Durresaket jane arrestuar pa urdher arresti,nuk kane qene fare , ne xhep kane pasur 200 leke, ne shtepi kane qene te paster fare, si dhe kush i futi ne grup …?
A eshte krim ky ? Pse policia nuk kontrollon te gjithe atoveturat per arme , ka frike se mos arreston gjithe popullin ? Ti jap qeveria nga 20.000 leke dhe te mledhe gjith armet.. Turp dhe njehere turp per kete farse..