Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka thënë se ministria e saj do të vërë në dispozicion kredi të buta për ushtarakët e pastrehë.
Teksa ka folur në Kuvend, ajo ka premtuar edhe një qendër për fëmijët autikë të ushtarakëve.
“Nga ana tjetër ne do të hapim dhe do të vemë në funksionim edhe një qendër rehabilitimi për fëmijët autikë të ushtarakëve, e cila do të parashikohet të kushtojë 10 milion lekë.
Njekohesisht do të fillojë procesi i dhenies së kredive të buta për ushtarakët me probleme strehimi si dhe legalizimi i mjediseve ku ushtaraket jetojnë prej dy dekadash.
Përveç kreditimit me shuma të vogla nga burimet që kemi në dispozicion, po identifikohen prona që mund të kthehen në fond banese, ashtu siç po identifikojmë troje apo ndërtesa që në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave, me të cilin kemi hedhur hapa konkretë, të mund të zgjidhim përfundimisht problemin e strehimit, një detyrim ky që buron nga statusi i ushtarakut.
Buxheti i MM do te mbeshtetet edhe nga te ardhurat dytesore te gjeneruara nga strukturat e veta, te cilat do te perdoren vetëm per modernizimin e FA.
Kështu kemi filluar një proces për identifikimin e materialeve të tepërta, armatimit, municionit e pajisjeve të tjera që janë jashtë përdorimit të Forcave të Armatosura me qëllim rifututjen e tyre në qarkullim ekonomik dhe gjenerimin prej tyre të burime financiare të nevojshme.
Nga ky operacion pritet të sigurohet një shumë prej 7-800 milion lekësh”, tha Kodheli./b.l
Ju lumte zonja Ministre,
Me ne fund nje njeri qe gjykon me per ushtaraket.
Suksese ne punen Tuaj
Pse kerkon mbeshtetje nga buxheti ty Mimi ?
Ty i ke pronat me shumice sa qe ben dhe qoka, i fal e i jep sikur ti ka falur babai.
Pse nuk ben projekt VKM-je per tja rikthyer godinen e SHQUP-it ushtrise ?!?!
Ndaj rri mos kerko asgje!
Po kaq shume jane shtuar autiket,jeni edhe shtet demokratik e i NATO-s!Haha,nuk ju pelqente pambuku,deshet nailon,lesh te jashtem…..
bravo znj.mimi jeni me te verte nje shembull per brezin e ri se te vjetrit mbaruan fare….ju duhet tr jeni patjter kryetare bashkie.shoh te ju nje potencial qe rralle njerez e kan.respekte edhe bravo ju qofte per punen qe beni per ushtaraket….
Respekte per z.Kodheli,por kur erdhet ne pushtet dhe ti more portofolin e ministres se mbrojtes,bere disa deklarata qe shumica e shqiptareve u inkurajuan,e kame fjalen per ish shtepin e oficereve,qe ishte historikisht shtepia e oficereve,atu kishte me bollek edhe per te ndrtuar ambiente per te cilat ju po flisni,por ju’a mori me lezet berisha diten e fundit te karieres se tij me dekretin e mekembesit te tij bujon, dhe ju deklaruat qe SH.Q.U.PI do ti kthehe ushtrise.
Popo shembull eshte mrika. Pervec faktit qe MM e ngriti per leckash dhe e coi te akademia duke krijuar kaos tani ka lene me qindra ushtarake pa emerime e pa rroga. Eshte jasht cdo llogjike nje reforme e tille pacavure duke demoralizuar ushtrine dhe duke cenuar rende sigurine kombetare. Kur tanket ruse neser te vijne deri ne mitrovice e shkup kjo biba kujton se do ta mbroje nato apo usa ashtu sic mbrojten gjeorgjine e ukrainen. Me vjen keq per vendin tim qe esht mbush me te paaft e medioker
Bravo , me ne fund po mendohet te ngrihet figura e ushtarakut
Keta i hodhen gjithe ushtaraket mbi 50 vjec ne rruge edhe pse?? Qe te nxjerrin ndonje lek per te paguar borxhet. Tani del e flet sikur eshte engjelli i ushtarakeve. E ka mbushur ushtrine me te korruptuar e te paafte, me ata qe la Sala me shoke te cilet bejne ligjin akoma. Ministre shlyej detyrimet me te gjithe ushtaraket qe kane punuar per kete vend pastaj bej propagande
Zbatoni status in e ushtarakut per trajtimin financiar