Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, kallëzon në prokurori 7 zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të cilët akuzohen për fshehje të pasurisë.
ILDKPKI ka njoftuar edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të saj, të cilët nuk kanë deklaruar të ardhurat.
Mësohet se ILDKP ka vendosur masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprat penale të parashikuara nga neni 257/2 dhe neni 287 i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm:
1. Yllka Plaku, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
2. Elvis Kuçi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
3. Arjan Gjata, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
4. Ahmet Haklaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
5. Hymet Spahiu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
6. Ilia Poçi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
7. Alban Agaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
/gj.k/