Pas vdekjes së këngëtarit Dr. Flori, familjarët e tij kanë pohuar në media se ambulanca dhe mjekët për të dhënë ndihmën e parë janë vonuar.
Madje pastori Fitor Muça, mik i kengetarit u shpreh se mjekët i kishin kërkuar bashkëshortes së Florit, që ta çonte vet bashkëshortin në urgjencë.
Pas këtyre pretendimeve nga ana e familjarëve, policia ka nisur hetimet lidhur me neglizhencën e mjekëve të urgjencës, për t’i dhënë ndihmën e parë dhe në kohë sa më të shpejtë këngëtarit, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme. Zyrtarisht bëhet me dije se policia ka nisur të hetojë për këtë gjë, ndërsa ka marrë edhe dëshminë e bashkëshortes së Dr.Florit.
Florian Kondi mbërriti pa asnjë shenjë jete në urgjencën e QSUT të hënën rreth orës 10 të mëngjesit.
Ditën e sotme në hollin e TVSH-së miq, kolegë, të afërm i kanë dhënë lamtumirën artistit. Homazhet janë kryer prej ores 09:00 te mëngjesit deri ne orën 11:00.
Pas homazheve, kortezhi është nisur drejt varrezave te Sharres, per t’i dhene lamtumiren e fundit 35- vjeçarit, Florian Kondi./j.h
Te vdesesh nga droga , alkoli dhe te vdesesh pa namaz eshte shenje e keqe.Allahu te mshirofte ,po punet nuk i ke mire.
Nuk ka pune me Allahun se ishte Protestant. Me lart flet edhe Pastor Fitori. Po nga se vdiq se nuk po thon gje?
Fillimisht dua ti shpreh ngushullimet e mia te sinqerta, familjes dhe te afermeve te te ndjerit, per humbjen e tij ne moshe aq te re.
Lidhur me pretendimin e familjes per vonesen e mjekeve te urgjences, une personalisht shprehem se ata kane te drejte. E them kete nga pervoja time personale.
Mjeket e urgjences e konsiderojne punen e tyre thjesht ne nje transport per ne spital. Po te ishte keshtu, atehere nuk do te ishte fare e nevojshme qe sherbimi i urgjences te ekzistonte, por mund te zevendesohej me nje sherbim taxie.
Ministri i Shendetesise “Pinoku Beqja”, me kete situate qe ka lene ne sherbimin e urgjences, por edhe ne sherbimin spitalor, dhe ne krejt sherbimin shendetsor ne vend, po u tregon shqiptarve çdo dite e me shume se premtimet elektorale per permiresime ne kete sektor te gangrenizuar nder vite, kane rezultuar nje mashtrim i rradhes.
Sektori i Shendetesise, Sektori i Drejtesise dhe Ministria e Administrates Publike, mbeten tre Sektoret me te degjeneruar dhe te korruptuar.
Ministrave perkates nuk ja ben terr syri dhe jane te sigurte se nuk i hyn gjembi ne kembe,per situaten zhgenjyese per pritshmerite e publikut te gjere.
Nqse Kryeministri nuk ben zevendesimin sa me pare te ketyre tre palo Ministrave, humbjen ne zgjedhjet e ardhshme e ka me se te sigurte.
Bluzat e bardha, jo. Ne shumicen e rasteve ne Shqiperi jane bluza te zeza. Vetem ketu mjeku shprehet “Jam profesor. Profesoret e fillojne punen ne oren 8”. Turp!
Se po te shkonin ne kohe do ta shpetonin?! Keto jane te gjithe deficenta!!!
I them atij palo ministri te shendetesise, qe te shtunen e kaluar dt. 15/11 kam qene ne ambulancen e lagjes 10 ne Tirane per nje vizite dhe aty nuk kishte personel pervec informacionit dhe nje pediatre, pasi kishin shkuar te gjithe per dreke te nje koleg qe u kishte dale ne pension.