Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se lufta kundër gjakmarrjes mbetet një betejë e vështirë, nëse i lihet në dorë vetëm policisë.
Ai u shpreh se penalizimi i autorëve të këtyre ngjarjeve është i ashpër, ndërsa po punohet edhe me mekanizma parandalues.
“Nga pikëpamja ngushtësisht qeverisëse është vështirësisht e ndryshueshme në një kohë të shkurtër. Kjo ndodh për shkak të situatës shoqërore në zona të caktuara dhe për shkak të traditës së hershme, e cila trashëgohet brez pa brezi, për shkak të mungesës së instrumenteve parandalues ose edukues që të shkëputej ky zinxhiri i trashëgimisë së gjakmarrjes e kështu me radhë”, nënvizoi Tahiri.
Gjatë një forumi ku ishin të ftuar 4 ministra për t’ju përgjigjur interesit të të rinjve nga organizata të ndryshme, ministri i ftoi ata të denoncojnë pa nguruar çdo thyerje ligji që shohin.
“Unë nuk besoj se mund të kërkojmë ndonjë hero në politikë, nëse nuk gjejmë një hero brenda vetes. Shumë shpejt ne do të bëjmë një aplikacion që secili prej jush do ta ketë në telefon, ku mund të denoncosh pa detyrimin që identifikohesh. Mund të denoncosh për disa lloje veprash penale të cilat prekin më shumë brezin e ri. Nga njëra anë me me këtë aplikacion ne bëjmë aksesin që e ke më lehtë të denoncosh, dhe nga ana tjetër secili prej jush bëhet kontributor i sigurisë”, theksoi ministri.
SAJMIR PILIVESA QE KA VJEDH ENERGJINE TE ZYRA ELEKTORALE NE KOMBINAT!
Po mire o Trap Tepelene, kete pune e paska penguar aplikacioni ne nje smartphone. Po sikur te mos ekzistonin fare smartphonet, si do te zgjidhej kjo gje e cila duhej dhe duhet te zgjidhet edhe pa smartphonet? Apo hajde te themi dicka sa per konsum politik per budallenjete! Po kush eshte ai pensionist apo ai brez qe nuk di te perdore as pultin e televizorit, qe do ta nxjeri ne drite ky sistemi juaj i famshem?
Me falni, por keto pune behen thjesht per reklame dhe jo per te mbaruar pune!
Ishalla vjen kjo dite kur mund te denoncohet nje shkeles ligji me aplikacion! Shpresojme te funskionoje!
Por e rendesishme eshte qe edhe policia te jete funksionale dhe ti marre seriozisht denoncimet e bera ne ate menyre!