Një djalë i ri është gjetur i varur në bodrumin e një pallati në Lezhë.
Viktima është rreth moshës 25-vjeçare, ndërkohë që nuk është identifikuar ende.
Ai është parë nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Ngjarja ka ndodhur pranë Katedrales së qytetit.
Për momentin nuk dihet nëse ai është vetëvarur apo varur nga dikush tjetër.
Banorët e zonës ndërkohë janë shprehur se viktima nuk është nga ajo zonë, duke qenë se nuk e kanë parë si fytyrë më përpara./b.l
Ke gabuar vella me kete qe bere, cilido qe te kete qene problemi nuk justifikohet ky gjest.Allahu te meshirofte inshalla!