Drama e dyfishtë nga përmbytjet, mungesa e urës lë trupin e 22 vjeçarit pa varrosur

19 Nëntor 2014, 16:29Kronika TEMA

Shembja e urës së Skurajt i mori jetën 22-vjeçarit Liman Balloku orëve të mbrëmjes së të martës.

Ndërsa sot, drama njerëzore e kalon dhimbjen e fatkeqësisë.

Ndonëse reshjet kanë pushuar, është po kjo urë pengesa që i riu të përcillet për në banesën e fundit, raporton Ora News.

Të ardhur nga larg të afërm të një prej viktimave të motit të keq, prej orësh u bllokuan pak kilometra nga shtëpia e të riut, por në pamundësi për të mbërritur aty, për shkak të dëmtimit të urës së vetme lidhëse të fshatit Vinjoll.

Trupi i Liman Ballokut, të riut nga Vinjolli, që humbi jetën pas shembjes së urës në Skuraj si pasojë e motit të keq, ndodhet në morgun e Laçit, në pamundësi për t’u dërguar në shtëpi, ku familjarët kanë hapur mortin që prej orëve të para të mëngjesit.

1 komente në “Drama e dyfishtë nga përmbytjet, mungesa e urës lë trupin e 22 vjeçarit pa varrosur”

  1. VK says:

    JA SE VJEN MIMI DHE SHEH UJIN ME INAT QE TE IKE SHPEJT…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje