Të gjithë personat që do të kryejnë ndërtim pa leje ose në shkelje të lejes do të dënohen me burgim nga dy deri në tetë vjet.
Një projektligj me vetëm dy nene, i depozituar nga qeveria për miratim në parlament, propozon disa ndryshime në Kodin Penal, që synojnë ashpërsimin e dënimeve ndaj personave që cënojnë regjimin juridik të tokës.
Propozimi i qeverisë për këtë vepër penale parashikon që në çdo rast ndëshkimi të jetë vetëm me burg, duke hequr mundësinë e aplikimit të dënimit me gjobë.
“Ndërtimi apo punimi, i kryer pa leje, në shkelje të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar dhe në tokë të vet, dënohet me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer për qëllime fitimi, në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Dispozitat e këtij neni zbatohen sipas rastit edhe ndaj pronarit të ndërtimit, sipërmarrësit, mbikëqyrësit dhe zbatuesit të punimeve”, thuhet në nenin 2 të këtij pr/ligji, që parashikon riformulimin e nenit 199 të Kodit Penal.
Gjithashtu, këto masa ndëshkuese propozohet që të shqyrtohen nga një trupë me 3 gjyqtarë, ndryshe nga sa ndodh deri më sot që merren në shqyrtim nga një gjyqtar i vetëm. Kjo do të minimizonte mundësitë për të ndikuar në masën e dënimit.
E veçanta e propozimeve nga qeveria konsiston dhe në faktin e ndëshkimit për herë të parë të gjithë zinxhirit të personave që mundësojnë kryerjen e një ndërtimi të paligjshëm, në sajë të financimit, të aftësive intelektuale apo të tjera specifike që duhen për të ekzekutuar një ndërtim a punim. /gj.k/
Me ne fund dhe nji ligj qe I jep fund barbarise berishiane ku toka vidhet sipas deshires dhe ndertohet si donin dhe ku donin se ishte ne qeveri shpellari dhe komunisti I zgjebosur Sali bythrisha,Ligje si keto ka Europa kontinenti American qe nderto ose vidh prone pa leje burgu te pret.
Ky ligj ka si pikesynim ngadalesimin e ndertimeve pa leje por kam pershtypjen se me shume do pasuroje ndonje gjykates te korruptuar dhe do rendoje koston e buxhetit.
Burgu ka shpenzime nga me te ndryshmet. Denimi me burg e rrit luften ligjore te pales mbrojtese dhe kjo shkakton kosto te medha ne sistemin gjyqesor si dhe ofron mundesi te shkelqyeshme per ndonje zarf qe nderron duart.
Sikur ne vend te denimit me burg personi te denohej me gjobe kjo do ndikonte ne rritjen e te ardhurave shteterore. Gjithashtu, personi i akuzuar do te ishte me pak i motivuar per ta luftuar juridikisht ceshtjen pasi ai/ajo do perfundonte te paguante edhe me shume se vleren e gjobes, duke iu shtuar edhe shpenzimet gjyqesore te humbesit.
Kam pershtypjen se e vetmja gje qe ‘cocialistet dine eshte shkopi i gomes. Vecse ne fund pastaj u kercet kokes ai shkop. Dhe Lulushi buzeqesh i kenaqur qe po i jepet rasti te “mbroje” te drejtat e popullit te vuajtur.