Tahiri: Fund radhëve të gjata dhe korrupsionit

20 Nëntor 2014, 14:34Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri inspekton zyrën Unike të qytetarit ne Komisariatin e Policisë numër 2 në Tiranë, ku nënvizoi se kjo zyrë është një shenjë e fortë e qeverisë për të luftuar korrupsionin, burokracinë dhe rradhët e gjata.

“Burokracia dhe rradhët e gjata janë dy plagë të shoqërisë sonë, të cilat nxisin dhe korrupsionin, por që përmes kësaj zyre eliminohen përfundimisht”,  tha  ministri Tahirit  në një prononcim për mediat.

Sipas tij, zyrat e shërbimit Unik janë një mjedis ku qytetartët dhe Policia mishërojnë marredhënie të reja dhe solide mes tyre.

“Kemi thënë shpesh që lufta ndaj paligjshmërisë bëhet duke krijuar një partneritet solid me qytetarët që zbatojnë ligjin dhe me median, që duhet të vihet në krahun e ligjshmërisë”, theksoi Tahiri.

“Modernizimi i Infrastrutkurës së Policisë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve është instrumenti kryesor që lufton korrupsionin dhe më tej paligjshmërinë.

Në buxhetin e vitit 2015 kemi në krye të punës sonë infrastrukturën e policisë. Vendosjen e kamerave në të gjitha kryqëzimet, krijimin e një policie moderne, me infrastrukturë dhe teknologji të kohës për të qenë në krah të qytetarit çdo sekond”, vijoi ai.

Sipas ministrit, përmes kësaj politike do rritet dhe besimi i qytetarëve tek Policia.

“Përmes rinovimit të Policisë,  qytetarët do të kenë mundësi të denoncojnë në të gjitha mënyrat paligjshmërinë që hasin në të përditshmen e tyre.

Deri dje, qytetari haste barriera burokratike, polici indiferente dhe korrupsion. Sot, përmes kësaj zyre dhe ndërhyrjeve në infrastrukturë nuk do të ketë më  barriera.

Çdo kush ka numrin e tij unik të çështjes me të cilin mund të interesohet në çdo kohë për fatin e denoncimit të tij”, tha Tahiri. /gj.k/

2 komente në “Tahiri: Fund radhëve të gjata dhe korrupsionit”

  1. Bravo Zoti Minister me polic qe keni ne dispozicion me reformat gjysmake, me uljen e pensioneve dhe dhe pensioneve te parakoheshme te ish ushtarakeve deri ne nivelin e kooperativave bujqesore e keni te sigurte daljen ne opozite ndoshta edhe ne zgjedhje te parakohshme.Sinjalin e pare do ta merrni ne zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem.Shpresat ndaj jush po na zbehen,jo se kemi shpresat tek opozita e sotme por vetem largimi nga ai vend do te jete zgjidhja ma e mire.

  2. Klimax says:

    Javash more Tahiri, javash! Shpesh thuhet se eshte me mire te mbllacitesh se sa te flasesh! Qe te permiresohet nje instuticion more minister, nuk do te thote se aty me ne fund do te “zhduket” rradha, burokracia dhe korrupsioni. Perpiquni te gjeni ne fjalorin e shqipes ndonje shprehje me te besueshme per qytetaret tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje