Dogji zyrën për të zhdukur dokumentet, kallëzim penal për kreun e jetimëve në Lezhë

22 Nëntor 2014, 10:02Kronika TEMA

Kreu i Shoqatës së Jetimeve në Lezhë, Ndoca Lucaj, u ka vënë zjarrin zyrave të kësaj shoqate.

Për këtë arsye, ai është kallëzuar penalisht nga policia dhe është arrestuar.

Mendohet se 62-vjeçari ka pasur si qëllim të djegë dokumentet e shoqatës, pasi dyshohet që ai të ketë abuzuar me fondet për këtë shoqatë.

Më datë 21.11.2014, filloi procedimi penal ndaj shtetasit shtetasin Ndoc Lucaj,vjeç 62, banues në Balldre, Lezhë, me detyrë Kryetar i Shoqatës së Jetimëve Lezhë, pasi dyshohet të jetë autor i djegies së Zyrës së Jetimëve në ora 13.00, e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati katër katësh, në lagjen “Beslidhja” Lezhë, ku janë djegur dokumentacioni i inventarit dhe disa pako me ndihma.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Lezhë, për veprën penale të “Shkatërrim prone me zjarr”, neni 151 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje