Arrestohen dy shqiptarë në kufirin me Serbinë, dyshohet për trafikimin të heroinës

21 Nëntor 2014, 13:02Kronika TEMA
Arrestohen dy shqiptarë në kufirin me Serbinë, dyshohet për

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia serbe, nën dyshimin e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas agjensisë turke të lajmeve , Anadolu Agency, zyrtarët e Qendrës Rajonale të policisë kufitare drejt Maqedonisë, në bashkëpunim me doganat, në kalimin kufitar në Preshevë, në hyrje në Republikën e Serbisë, arrestuan dy shtetasit shqiptarë të Shqipërisë me inicialet A.U, 49 vjeç dhe G.U, 18 vjeç, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prodhimit të paligjshëmdhe trafikimit të lëndëve narkotike.

“Gjatë kontrollit të automjetit të tipit Audi A6, me targa shqiptare, i drejtuar nga 49 vjecari dhe në të cilin ndodhej edhe 18 vjecari, në hapësirën e bërë në pjesën e mbështetëses së dorës, janë zbuluar 15 paketa të materialit pluhur, të lehta – ngjyrë kafe, për të cilat ekzistojnë bazat për dyshim se është lëndë narkotike e llojit heroinë, me peshën totale prej tetë kilogram”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje