Nisëm qytetare kundër ndërtimeve tek Liqeni

26 Nëntor 2014, 18:28Kronika TEMA
Nisëm qytetare kundër ndërtimeve tek Liqeni

Një nisëm e disa qytetarëve të Tiranës i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës të ndalë punimet për ndërtimin e një pallati tek diga e Liqenit në Tiranë.

“Ne qytetarët e Tiranës kundërshtojmë më forcë dhe indinjatë Lejen e dhënë nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e një kompleksi banesash shumëkatëshe nënë digën e Liqenit Artificial. Askënd nuk do të lejojmë të shkatërrojë apo të shpërdorojë ambientet publike të lira që janë pronë e të gjithë komunitetit me funksion jetik për shëndetin dhe mirëqënien tonë, sot dhe për brezat e ardhshëm.

Ne qytetarët e Tiranës do të jemi nismëtarë për të kthyer këtë territor në një ambient të gjelbëruar dhe të shëndetshëm për komunitetin përreth dhe me gjerë, duke kontribuar me mbjelljen e pemëve për të ruajtur gjelbërimin dhe funksionin rekreativ siç e përcakton dhe plani rregullues i Tiranës”, thuhet në thirrjen e tyre.

Në fund të peticionit janë një sërë emrash të njohur të Tiranës, të cilët kanë nënshkruar peticionin.

 

 

 

19 komente në “Nisëm qytetare kundër ndërtimeve tek Liqeni”

  1. Ahmet Halili says:

    E mbeshtes nismen.

  2. Analisti Fevzi Fullhan Nurellar says:

    E mbeshtes nismen.

  3. Rri shtrember por fol drejte! says:

    Nuk harrij t’ju besoj as vesheve edhe as syve! Me ne fund edhe ne Shqiperi “delet” filluan te ngrejne koken per te kerkuar ato te drejta qe ju takojne.
    Uroj edhe shpresoj qe te tilla nisma te kemi per cdo problem qe prek shoqerin e rrenuar shqiptare!

  4. Patriot says:

    Kjo nisme eshte per t’u pershendetur,por ka nevoje qe te jete me e plote dhe me e qarte.

    Duhet theksuar me force fakti se ne gjithe hapesiren poshte diges nuk duhet lejuar ne menyre KATEGORIKE ASNJE LLOJ NDERHYRJE!!!!!
    AJO HAPESIRE DUHET SHPETUAR ME CDO KUSHT!!! NUK DURON TE NGULET ATY AS EDHE NJE GOZHDE, JO ME TE KETE OBJEKTE NDERTIMI!!!…..

  5. katallani says:

    Shume ide e mire por nje pyetje kam meqenese personat e mesiperm jane edhe dikushi dhebe njofin mire situaten politike: cfare vlere ka kjobkur nuk do degjohet nga asnje pushtetar/bashkiakas???? Ok e zeme faji i bashkise te korruptuar/albak/malok/pd-ista/kelyshet e sales qe sdine te bejne gje tjeter vec te shkaterrojne etc etc, po qeveria ose ps ku eshte qofte edhe per ta komentuar ose duke na thene qe eshte kunder ku eshte? TASHI KETA INTELEKTUALET VERTETE MENDOJNE SE DO FITOJNE DHE DO DALIN MBI DY PARTITE???? nuk besoj(e hidhur por e vertere)

  6. Daja pri Priskës Vogël says:

    Shumë mirë, ju lumtë, mos u tërhiqni. Vetëm se nuk është nisëm por NISMË.

  7. Treviso says:

    I bashkohem insmes. Pse? Tirana po mbytet vetem me 2 ore shi qe bie. Po te bije me shume se nje dite shi, çfar do te ndodhi ne digen e liqenit? Nuk po mendojme per gjelberimin qe eshte shume i domozdoshem. Betonimi i diges do shkaterroje komplet Tiranen. Dhenja e lejes se ndertimeve ne ate zone une do ta quaja pune armiqesore, per shkaterrimin e kryeqytetit. Mos marrja e masave urgjente nga qeveria, Tirana do te behet nje Genove e Italise,jo vetem me permbytje por dhe me viktima.

  8. emigranti says:

    Ajka e intelegjences Tiranes, per te mos thene e Shqiperise.Me behet qejfi qe ngrene zerin,ogur i mire.Rama e Bash bukuroshi duhet te regojne me nje here.Per nga mendja , Letershkruesit ja kalojne parlamentit, kshillit ministrave dhe kshillit bashkiak te Lulit.

  9. VPTR says:

    Ju lumte! Do gjeni mbeshtetje popullore nese insistohet me ngulm.

  10. durim says:

    masakra pa mbarim jane bere ne kete vend, por kjo ngjan si Gerdeci 2, bile me keq se njerezit qe e dine ceshte te ndertosh nen dige kane paralajmeruar.

  11. juri says:

    Jam plotesisht dakort. Ku mund te regjistrohen edhe qytetaret e thjeshte ne kete nisme?

  12. Majlinda says:

    Nje nisme per tu pergezuar, por te gjithe ne e dime qe behet fjale per pazare, do te ta jepte Rama fillimisht lejen, por Basha u mburr se nuk do e lejon te, me pas Basha e lejoi dhe Rama ndalon te gjitha lejet e reja, por jo kete…
    Histori qe perseriten, a mund te me thote njeri se kush eshte ky Bukurosh Reci? Me thene te drejten ca emra jane vertet te njohur por te tjeret i ke pas neper zyrat elektorale te deputetve.

  13. human says:

    Keto emra ne liste perfaqsojne figura publike te nderuara dhe

    respektuara.

    Autoriteti dhe integriteti i tyre eshte i pa diskutuar.

    I bashkohem me vendosmeri dhe kenaqsi kesaj nisme te lavderueshme.

    Shqiperia ka nevoje per nje bashkim te fuqishem, kundra pazareve te

    ndyra te hapura ose te fshehta, te cilat jane gati te sakrifikojne

    mjedisin, hapesirat publike, dhe interesat e qytetareve te thjeshte.

  14. Ilegalja says:

    Nisem per tu mbeshtetur plotesisht. Po e kthejne liqenin ne geto, sepse mbushin xhepat dhe per vete bejne vi;a neper fshatra e plazhe.Hidheni peticionin ne rrjetet sociale dhe keshtu besoj do te rritet nr i personave qe do ta nenshkruajne online. Dhe ky peticion t i dergohet kryeministrit qe duhet te mbaje premtimet per te cilat e votuam

  15. mondi says:

    Ku mund te nenshkruhet peticioni ?

  16. Zeqiri says:

    Intelektualet e leshit. Ku ishin keta muter kur berisha e beri shqiperine lesh e li. Apo tani po u djeg bytha ketyre sepse ndoshta shumica e kane shtepine e re diku andej afer dhe do u prishet pamja.

  17. shperthyesi says:

    filloni te beni ne facebook nje nisme qe te perhapet shpejt

  18. a says:

    Jepeni pak mbledhjen e Keshillit Bashkiak kur hidhej ai avokati tullac (keshilltar) per rritjen e koficentit te ndertimit ne miratimin e PDV per sektorin e diges. Pse pa lidhje “kercente” ai???!!!

  19. Mbeshtes nismen edhe pse jam pak i vonuar..E them kete see Perparim Kabo, me te cilin me ngaterrojne shpesh per shkak te emrit dte njejte dhe mbiemrit te ngjashem ishte ne krye te listes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje