Policia e Shtetit, në kuadër të iniciativave për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve, si dhe për parandalimin e goditjen e korrupsionit dhe krimit kibernetik, ka vënë në funksion 2 aplikacione kompjuterike, të cilat gjenden në faqen zyrtare të policisë në internet dhe shërbejnë për marrjen në kohë të njoftimeve, raportimeve, apo informacioneve nga publiku mbi fakte dhe rrethana, lidhur me veprat penale të korrupsionit dhe abuzimit në detyrë, si dhe të krimeve kompjuterike.
Policia e Shtetit fton qytetarët e dëmtuar nga veprimet korruptive të punonjësve të administratës apo nga krimet kompjuterike, që të shfrytëzojnë dhe përdorin aplikacionet kompjuterike “Raportimi elektronik i korrupsionit” dhe “Raportimi online i krimit kompjuterik”, të cilat gjenden në adresën www.asp.gov.al, në rubrikat “Denonco korrupsionin në administratë” (www.asp.gov.al/denonco_ka) dhe “Denonco Krimin Kompjuterik” (www.asp.gov.al/denonco_kk).
Çdonjëri nga aplikacionet përbëhet nga dy module, të cilat janë “Raportim” dhe “Informacion”.
Qytetari, që është viktimë e veprimeve korruptive dhe abuzive nga zyrtarë të administratës publike, viktimë e krimit kompjuterik apo dëshmitar gjatë kryerjes së veprimeve të paligjshme dhe kërkon që të kontaktojë Policinë e Shtetit, për vazhdimin e procedurave të kallëzimit penal, duhet të plotësojë modulin “Raportim”, në të cilën është i detyrueshëm plotësimi i të dhënave personale si: emër mbiemër, adresa, numri i telefonit apo adresa e postës elektronike. Në çdo rast, qytetari do të kontaktohet nga punonjësit e policisë të ngarkuar me ndjekjen e rastit, për vazhdimin e veprimeve përkatëse.
Ndërkohë nëse qytetari kërkon të mbetet anonim, por ka dijeni për veprime korruptive apo për kryerjen e një krimi kompjuterik, mund të përdorë modulin “Informacion”, në të cilën nuk është e detyrueshme dhënia e informacioneve mbi të dhënat personale.
Policia e Shtetit, garanton qytetarët për vlerësimin në kohë dhe trajtimin me profesionalizëm të çdo informacioni të dhënë, njëherazi u kujtojmë qytetarëve që aplikacionet të mos përdoren për arsye të tjera, pasi kjo do të përbëjë shkak për fillimin e procedimit penal ndaj abuzuesit.
Po ashtu, për të sensibilizuar qytetarët, lidhur me kujdesin që duhet të tregojnë përme përdorimin e komunikimit elektronik gjatë kryerjes së transaksioneve financiare, pasi mund të bien pre e mashtrimeve, nga persona të dyshuar, të cilët kanë si synim përfitimin e shumave monetare, policia këshillon, qytetarët që:
1. Të tregohen të kujdesshëm në verifikimin e adresave të postës elektronike, me të cilën kryhet komunikimi për arsye se mjafton ndryshimi i një karakteri të vetëm të emërtimit të postës elektronike dhe komunikimi të kryhet me një përdorues tjetër (autori i mashtrimit).
2. Të përdorin postë elektronike të sigurtë, duke shmangur sa më shumë postën publike.
3. Të vendosin masa sigurie të forta për aksesimin e postës elektronike e lidhur me pajisje kompjuterike, të cilat të jenë me antiviruse, antispam etj.
4. Përveç kontakteve elektronike midis dërguesit dhe marrësit, të vendosin dhe kontakte të tjera, të cilat duhen përdorur me detyrim në momentin e kryerjes së transaksionit.
5. Të verifikohet faqja elektronike, ku jepet malli apo shërbimi pasi mund të jetë mashtruese.
6. Të denoncojnë apo raportojnë çdo rast në adresën (www.asp.gov.al/denonco_kk
Sigurisht keto portalet do jen si numrat e sales per denoncimin e korrupsionit!!qenka duke u rritur perseri korrupsioni,ka ndryshuar vetem ngjyra,nga blu ne roze!ai i koklopes i ka te gjitha ngjyrat…
C paska qene ky Rama per te lyer fasada!
ka+kk atje ne fund te adresave kane kuptimin: ka.in edhe 2 ka.a
Kudo qe te hedhesh syte, gjen KORRUPSION DHE MOSKRYERJE DETYRE.
Pra. Ne qe shofim nuk ka nevoje te bejme dublantet.
Ne qe shofim dhe jetojme ne mes te KORRUPSIONIT dhe MASHTRIMIT, duam qe TV-te dhe Mediat e shkruara te kene rubrika te sponsorizuara nga Ministria e Brendeshme apo edhe nga Ministri i Informacionit, ku te publikohen foto dhe emrat e funksionareve shteterore, apo private qe u pezualluan nga puna dhe jane çuar per gjykim.
Nje shembull.
Nuk hypen dot ne autobuzet e Unazes, sepse eshte me mire te ecesh ne kmebe.
1- Ecin me 5 km/ore dhe nuk jane ne satcion çdo 4 minuta sipas rregullit
2- Shoferet flasin tere kohes ne celualar (ne shkelje te Kodit Rrugor) te urdheruar nga fatorinot per distancen qe duhet te kene per te shtrydhur sa te mundin pasagjeret.
3- Kontrolloret e tyre pijne tere diten birra dhe nuk marin asnje mase.
4- Fatorinot nuk japin bileta dhe keshtu vjedhin pronarin, korruptojne shoferin, torturojne pasagjerin
Doni me per Belulin??? Nuk i shef Policia dhe Krimi Ekonomik keto fakte nen hunden e tyre??? Perse kerkojne bashkepunetore?
Ja tani jam duke denoncuar un live!
SPITALI Universitar i Traumes
Pervec gjerave e gjerave tashme Jane ber stil i shemtuar i funksionimit!
Por edhe punojesit e sigurimit te firmes kontraktore I.S.A. Po Rjepin Popullin!!! 90% e Rojeve!!
Atyre qe kane te drejta kalimi u krijohen pengesa te qellimshme!! Paguaj Para!
Atyre qe nuk kane te drejta kalimi u lejohet sa here duan pasi ua mbushin Xhepat!
Situate Makaber!!!
Do te mjaftonte nje kontroll i thjeshte né xhepat e tyre per te ndaluar kete torture ndaj Popullit Shqiptar