Policia e Kavajës zbardhi një vrasje të ndodhur 10 vite më parë në qendër të qytetit.
Blutë arrestuan Ervis Biturkun, si autor të dyshuar të krimit.
Ngjarja ka ndodhur në 9 tetor 2004 në qendër të Kavajës.
Ervis Biturku dyshohet se ka qëlluar me automatik pas një debati të çastit, Durim Agën.
Strukturat për Krimet e rënda kishin rifilluar hetimet për këtë ngjarje pas provave të grumbulluara.