Ish-Presidenti Alfred Moisiu me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit dhe 85 vjetorit të tij të lindjes u dekorua me “Medaljen e Mirënjohjes”, në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Në motivacionin e dekorimit thuhet: “Ministri i Mbrojtjes në 70-Vjetorin e Çlirimit të Atdheut dhe në 85-vjetorin e lindjes i jep z.Alfred Moisiu, Medaljen e Mirënjohjes për kontributin e tij në mbrojtjen e vendit.”
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Jeronim Bazo deklaroi se “Moisiu trupëzon në vetvete ushtarakun e suksesshëm të karrierës, njeriun me integritet të pacenueshëm dhe modelin e burrit të shtetit”.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u shpreh “kur t’i vijë pleqëria, ia uroj të mbarë”.
Ish-Presidenti Moisiu ndërsa shprehu falenderime për vlerësimin dhe dekorimin, theksoi “shpresoj që unë vërtet të kem bërë kaq shumë për vendin tim. Do të punoj për vendin tim sa të kem frymën time gjallë, sepse kështu e do Atdheu, kështu e do Shqipëria, kështu e meriton populli im”.
“Ju mund të pyesni pse unë zgjodha karrierën ushtarake…Siç e dini, babai im, Spiro Moisiu, ishte Komandant i Përgjithshëm.
Që në kohën e Zogut ai ishte ushtarak dhe mua më tërhiqnin veshjet e tij të bukura, uniformat e bukura. Dhe kjo ishte një nga arsyet.
Arsyeja e dytë ishte se ushtarakët atëherë lëviznin shumë, nga vendi në vend e kishin edhe mundësitë. Unë do të uroja që edhe ushtarakët tanë ta kenë këtë mundësi sot që jemi integruar në NATO.
E kam mbajtur uniformën më shumë se 40 vjet, kam pasur ulje – ngritje, por kalitja më bëri t’i kaloja të gjitha.
Ndaj, unë uroj që Ushtria Shqiptare, në rrugën e NATO-s, qoftë me armatime, qoftë me dije, të vazhdojë të ecë në gjurmët e Ushtrisë së krijuar që në vitin 1912. Gjithashtu nëpërmjet ministres, dëshiroj t’i përcjell Qeverisë mesazhin që të ketë më shumë kujdes për ushtarakët tanë”, tha Moisiu. /gj.k/
Urime e jete te gjate!
Shqiperia shkon poshte e meposhte ,njerzit jan bo me ja mbath nga syte kembet “,Nuk jetohet ketu” degjon rendom ndersa keta japin e marrin dekorata.
Mirenjohje qe na keni katandisur ne kete grade!?