Operacioni kundër vjedhësve të energjisë/851 aksione, ndërpriten lidhjet për 516 abonentë

30 Nëntor 2014, 14:03Kronika TEMA

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar aksionin e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, por edhe për vjeljen e pagesave nga abonentët debitorë.

Në të gjithë vendin kanë vepruar 61 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 36 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 38 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 19 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Gjithashtu janë ndaluar dy punonjës të OSHEE dhe 1 ndiqet në gjendje të lirë, me detyrë elektriçist në Qarkun Elbasan.

Sipas të dhënave të policisë, janë shpallur në kërkim 4 persona , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 13  të tjerë.

Policia dhe OSHEE kanë kryer 851 aksione të përbashkëta duke ndërprerë 516 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 121 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Puna e nisur nga Policia e Shtetit dhe OSHEE do vijojë deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme dhe përballjen me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të institucioneve dhe të vetë OSHEE-së. /gj.k/

1 komente në “Operacioni kundër vjedhësve të energjisë/851 aksione, ndërpriten lidhjet për 516 abonentë”

  1. anonim says:

    Ju hiqni fishen ndersa Kosova kompeson 400 kw per familjet me asistence sociale. Ptu ju qr! Kjo do ju haje koken ketyre e kujt te vije pas tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje