Fullani sërish në prokurori/ Këtë herë pranon t'iu përgjigjet prokurorëve: Jam i pafajshëm

5 Dhjetor 2014, 12:30Kronika TEMA

Ish-guvernatori Ardian Fullani është paraqitur sërish në prokurori.

Por, ndryshe nga pak ditë më parë, kur refuzoi që të përgjigjet, këtë radhë Fullani iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Pas daljes nga prokuroria, Fullani ka folur shkurt për mediat, duke thënë se është i pafajshëm.

“U pyetëm për ngjarjen në Bankën e Shqipërisë dhe dhamë komentet përkatëse. Unë jam i pafajshëm.

Dorëzova në prokurori një memo me versionin tim për ngjarjen dhe iu përgjigja një liste me pyetje të prokurorit”, tha Fullani.

Ai akuzohet nga prokuroria si përgjegjës për vjedhjen e 713 milion lekëve nga Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë, Fullani dyshohet se ka abuzuar edhe me tendera të ndryshme të Bankës së Shqipërisë, duke shkaktuar miliona euro dëme./b.l

 

9 komente në “Fullani sërish në prokurori/ Këtë herë pranon t’iu përgjigjet prokurorëve: Jam i pafajshëm”

  1. Smock says:

    Mundet te jete shume e vertet kjo deklarate e Fullanit .
    Imagjinoni se cfar loje behet me vjedhjen e Thesarit .
    Thesari nr 1, iku pa u ndjer ,pra kaloj pa asnji “shqetesim” apo te akuzuar Titullare Banke apo Politike ? .
    Thesari nr 2 ja rrasin “Fullanit” = > Politika > sali berisha & Co,
    = > Mafia e “Pallatit te Drejtesise ” Shqiptare .
    Jane te gjithe kta ,ne bashkpunim qe vodhen Thesarin nr 1 + nr 2 !
    Gjithe kjo kohe qe po kalon gjasme hetime e gjyqe ,mesiguri ka te bej me ndarjen e shumave per secilin grup . Politika*Gjykata*Bankieri*
    dhe pasi e gjitha te jet ndare dhe te ken ngel te gjithe te kenaqur nga pjesa e rrembyer e Thesarit , fajtori do mbeten anonim si gjithmon ne historine e politikes shqiptare ne kto 24 vjet QENERI -tallje me kte popull dhe degradim total te ktij vendi e ksaj shoqerie nga nji tufe maskarenjesh te paskrupullt qe jane gati ta sheshojne shqiperine ,per interes te vet .

    1. Pilo Lala says:

      Direkt mbas Heutuesise, shkon ne takim ne Pallatin e Brigadave.
      Cfare plehrash mbledh Presidenca!

      1. Bankieri says:

        Sakte PIRO LALA ne ato plehra tek Pallati i Brigadave ishte dhe vrasesi pervesi dhe hajduti EDI RAMA qe po prish .biznese, shtepi e po fut ne burg njerez qe skan mundesi te paguajn energjin femije jeteim e femij te vegjel ne qeli kurse FULLHAJNIN e fton bashke me plehrat e tjere te argetohen e te pin nga nje gote vere bashke.MJERE KY POPULL

  2. Mallakastrioti says:

    @@@po po Shoku Adrian Fullani ka shume te “Drejte” ai eshte i “Pafajshem”,dhe nese do pyes dikush pse???Kemi nje pergjigje me se te “Drejte”…
    1-Vidhet thesari i Shtetit ne Kerrabe, tunele te sigurise se Larte, dhe fjalet e keqija thoshin se e Vodhi Ilir Meta alias Floriri-qe e pagezoj Sali Berisha, u arrestua nje Hallexhi-qe kulloste Dhite aty prane dhe ju Ngarkua atij gjithcka..
    2-Perseri Shoku Ilir Meta na del ne nje Video qe kerkonte 800.000-mije Euro-pra pjesen e “Tije” ne nje Allishverish Hidrocentralesh, gjithe Shqipetaret shikojne Videon dhe degjojne, dhe pas pake Shoku Ilir Meta me Argumenta te “Pa kundershtushem” dhe me Eksperte “Shqipetare” po te gjetur nga Ai, na thote se Video ishte nje Fallsifikim, shkoj deri atje sa edhe Perfaqesuesve Amerikane te FIB-se u tha :Ikni se ju nuk keni Habere nga “Punet Shqipetare”..pra shkurt perseri shoku Ilir Meta doli i “Pa-fajshem”
    3-lulezim Basha-“Vogelushi” Bukurosh qe nuk i thote asnjehere jo-Askujt, dhe qe drejton sote Opoziten Shqipetare ,po keto goje te Keqija thone se ai ka gishte ne Vjedhjen e 200-te miljon Eurosh ne Rrugen e Kombit..kuptohet se keto Para nuk “Hahen” vetem si dhe nuk Mbahen nje nje Xhepe, ai u “Semure” dhe gjithcka kaloj ne Heshtje, kesaj radhe fitoj vetem “Drejtesia Shqipetare” QE BENTE GJYQE KOTE SE KOTI,sa per tu paguar Gjyqetaret e sali Berishovicit,pra perseri asnje Fajtore…
    4-perseri me 21-Janare vriten ne Mese te Tiranes 4-njerez te Pafajshem, dhe cuditerisht ishte po Lulwezim Basha Minister i Brendshem,perseri Drejtesia Shqipetare i Gjeti “Autoret” e te Vrareve ,autoresine e vrasjeve eMUAREN PERSIPER VETE VIKTIMAT, C´fare drejtesie qe kemi???
    5-Vidhet thesari i Shtetit ne Banken Kombetare dhe na del Guvernatori dhe thote se “Eshte i pa fajshem”???Q……nene…c´fare do te thote kjo??Parate duket se i morri “Marika”..dhe guvernatori nuk ka asnje pergjegjesie qofte edhe Morale…C´fare Njerezish…te pa-cipe..c´fare Shteti??Po i pa-cipe…
    Pra shkurte ne Shqiperi Denohet nje kirminel ordiner, nje Vjedhes ordiner qe vjedhe Byreqe te Ftohta ne nje Dyqan, per te mbushur barkun se eshte pa-Buke..dhe ata qe vjedhin Miljona qe vrasin ne Mese te dites, na dalin me kullaro te hekurosura Alla-Versace ne konferenca Shtypi, dhe na Demostrojne “Pafajsine e tyre” me mire Poshtersine e tyre..
    Kemi nje Pyetje te Hapur per te Gjithe Politikanet ne “Mileti”-“KokepaLARE” si dhe per ish-Qeveritaret e djeshem si dhe ata te Sotmit:Deri Kur do te vazhdoj kjo Maskarade???he deri kur???
    @@@mos te Harroj askush se ne Shqiperi kane te gjithe ndonje “Dyfek” ne Shtepi,dhe ky Dyfek nje dite do te Perdoret kunder BANDAVE VJEDHESE DHE KORRUPTIVE, c´faredo ngjyrash partiake te kene…Mos kujtoj askush se do tja “Hedhin” gjithmone Popullit “Budalla”…lol

  3. Gezimi says:

    U vodh thesari i Krrabes, nuk pati fajtor (megjithese te gjithe e dine qe e perlau Iliri), U vodh tani dhe banka, e me sa duket nuk do te kete fajtor (megjithese te gjithe e dine qe e ka perlare Fullani). Ketu mund te besh c’te duash, dhe ata qe e kane per detyre per ti gjetur, mbajne syte perpjete, por duart te xhepi i hajdutit per ti marre pjesen). Nuk e paskemi ditur se cfare na priste ne sistemin “demokratik”! Tani ta mbajme ne kurriz, se me mire e kemi!

  4. Si e kan vjedhur Thesarin do ta vjedhin perseri .
    Vjedha e Thesarit do jet nji film serial per qeverrite shqiptare qe do kaloje edhe srialin e famshem Dallas ?
    Do vjedhin ,vrasin,shesin,pervetesojn gjithcka ka shqiperia ,
    pa me te voglin shqetesim ,do dalin ne Tv,
    te organizohen disa show , per te kenaqur publikun ,qe ja ,ne po mundohemi te gjejm hajnat e Thesarit dhe pasi nji far kohe ,
    gjithcka te harrohet !
    Kujt do ti tremben kta Gangsterra me Pushtet ???
    Kush do t’i kerkoj llogari ktyre politikaneve dhe ksaj bande hajnesh ne gjykata e prokurori ???
    Ky popull ? !
    Pra ..krisma nuk kishte .

    Thesarit ju mor c’ishte e levizeshme brenda tij ,floriri dhe eurot ,
    betoni ,ndertesa aty eshte perseri dhe pret te mbushet nga taksat e shqiptareve ,per te vazhduar seria e terte e Filmit serial Thesari & Hajnet ne Pushtet .

  5. Blendi says:

    E mo se ja ato leke qe vodhi Fullani ja u shperndane..

  6. nardone says:

    keni harru fajdet po ato kush i vodhi sudja xhaferri kamberi e shifni qe nuk jane vetem politikanet qe vjedhin por jeni te gjthe hajdut me vjen keq per 10% aty qe jane te ndershem por per tetjeret vari lesht.

  7. ilir says:

    FAJIN e ka prokuroria qe I shtyn hetimet dhe vendimin sepse nuk do ta denoje se po te donin ta denonin e kishin denuar per nje muaj.Duan ta lirojne si bene me shpetim gjiken qe I kish me letra pislleqet dhe I thane se je jo I korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje