Shlyerja e borxheve ndaj OSHEE/ Cela: 1122 familje kanë bërë pagesat e plota

7 Dhjetor 2014, 16:37Kronika TEMA

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)  Ardian Çela bëri të ditur se operacioni kundër vjedhjes së energjisë vazhdon në të gjithë vendin.

Ndërsa sportelet e OSHEE-së po punojnë me orare të zgjatura për të përballuar fluksin e qytetarëve që kërkojnë të paguajnë debitë e tyre, duke përfituar nga skema e re e shlyerjes së faturave.

Administratori i OSHEE-së tha se deri më sot janë finalizuar 4131 aktmarrëveshje me qytetarët, ndërsa 1122 familje kanë bërë pagesën e plotë të debisë, duke përfituar 80% ulje të kamatëvonesave.

Ndërsa mospagimi i faturave të energjisë elektrike u ka kushtuar vendin e punës 234 punonjësve të OSHEE-së, të cilët rezultojnë debitorë prej vitesh, tha Çela.

Në vijim të aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe arrestimit të përgjegjësve, ditën e djeshme ka nisur edhe shkarkimi nga puna i punonjësve të administratës që rezultojnë debitorë. I pari dikaster që mori masa konkrete ndaj punonjësve që nuk kishin shlyer detyrimet ishte Ministria e Drejtësisë.

Plot 131 punonjës të Policisë së Burgjeve u liruan dje nga detyra për shkak se nuk kishin paguar energjinë për periudha deri në 13 vjet.

1 komente në “Shlyerja e borxheve ndaj OSHEE/ Cela: 1122 familje kanë bërë pagesat e plota”

  1. Po pse te hiqen direkt nga Puna , verjauni si detyrim ti paguajn me kiste,tani atyre i ishte krijuar tereni per te perfituar dicka, dhe ashtu bene.Po fundja sesht vetem Faji atyre, po i gjithe sistemit, lerini Familjaret te ushqejne Femijet e tyre,,,,, kjo esht e tepruar,,,,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje