Lokalet, PUB-e dhe kazino janë përfshirë në objektet që policia e Tiranës ka ushtruar kontroll përgjatë orëve të natës.
Të mbështetura edhe nga njësia “Shqiponja”, forcat e policisë së Komisariateve mbi një plan masash kanë ushtruar kontroll në zonën e ish-Bllokut, Tiranë e Re dhe pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Burime policore bënë të ditur se kontrolli synon disiplinimin e jetës së natës, shmangien e ngjarjeve të rënda dhe respektimin e ligjit nga këto subjekte.
Si rezultat i aksionit janë shoqëruar në komisariate disa dhjetra persona për verifikime, mes të cilave edhe shume balerina. /gj.k/
Per fat te keq ky vend ka vite qe nuk prodhon ASGJE tjeter pervecese VRASJEVE ME PAGESE, DROGES, PROSITUCION, VJEDHJE etj
Shume balerina? Sikur qenkan keto balerina pergjegjese per krimet,drogen e alkoolin?
Prape kapin punet mbrapshte!
Le te jene pak konsequent me vetvetin edhe te arrestojne pronaret e lokaleve ku keta balerina jane shfryetezuar!
Kontrolloni ata qerosat me bmw x6 qe shperndajne lende narkotike dhe ecin si te cmendur naten.
Ke te drejte pse vetem qerosat me bmw x6 merren me pislliqe.