Në kuadër të nismës së programit për policimin në komunitet, të mbështetur nga Ambasada Suedeze, Instituti i Studimeve Politike zhvilloi një seri trainimesh me nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare mbi rreziqet që vijnë nga bota virtuale dhe krimet e internetit.
Grupmoshat e reja janë pjesa më e prekur nga krimi online për shkak të qëndrimit të tyre pjesën më të madhe të kohës në internet. Prandaj kjo nismë synon parandalimin dhe raportimin pranë drejtorisë së policisë, të këtij lloji kriminaliteti, ku së fundmi është hapur edhe një sektor kundër luftës ndaj krimit kibernetik.
Qëllimi i projektit është ti informojë të rinjtë me rreziqet që vijnë nga bota virtuale si dhe të krijojë ura partneriteti mes rinisë dhe policisë për të parandaluar dhe denoncuar në kohë raset e dhunës online dhe sidomos kërcënimet nga pedofilia online, një fenomen shumë i përhapur jo vetëm nëpër botë ku statistikat tregojnë se në 24 orë të ditës lundrojnë online në të gjithë botën mbi 1 milionë pedofilë, por edhe në vendin tone me disa raste të denoncuara.
Kultura e denoncimit duhet të kultivohet që tek brezi i ri për të pasur një parandalim efikas të krimit dhe sidomos atij online i cili me zhvillimin e teknologjisë transformohet dhe merr forma të ndryshme.
Fushata e ISHSP iu është drejtuar njëkohësisht edhe komunitetit të prindërve, psikologëve të shkollës dhe mësuesve sa i përket kujdesit dhe kontrollit që duhet të ushtrojnë ndaj të miturve, me qëllim që këta të fundit të mos bien viktimë e sulmeve që vijnë nga internet.
Prandaj rruga më e mirë për ta luftuar krimin kibernetik sipas ekspertëve të ISHSP është prandalimi i tij dhe raportimi në kohë. /gj.k/
Do ishte mir te tregoni interes per Boten reale Shqiptare aty ne terren ,
e mos ta katapultoni Jeten e vertete ne ate hapsire Virtuale ,per x interesash ,hipokrite ,manipulues ,qe me te tilla metoda brain washing i coni popujt drejt shkaterrimit te jetes , drejt futjes ne vathen virtuale .
Un mendoj se nqs duan vertet kto tipa te arrihet ajo (demagogji) qe pretendojn, nuk eshte aspk e nevojeshme ti drejtohen popullit te thjeshte dhe tja lene ne dore atij “denonocimin ” sic e quajn ata ,por te verpojne vete direkt mbi ata qe hedhin te tilla portale ne internet ,sepse si mungojn as mjetet per ti gjetur e as mundesia per ta ruajtur te paster internetin . Bota tashme ka arritur ne perfeksion te kete kontrollin e plote te gjithckaje ,ndaj gjithcka duket sikur eshte e fshehte ne internet eshte nji loje “Gjasme fshehte” te cilen e luajn pikerishte ata qe e kane shpikur kte jete virtuale . Ka virusa ka antivirusa . Pra ata qe shpikin antivirusin vazhdojne lojen duke shpikur edhe Virusin ,qe tregetia e fitimit mos te ndalet asnjiher .Pra cdo bla bla bla eshte gjithmon ne funxion te fitimit te shpikesve e menaxhuseve te netit. Tani qe njerezve u ka hyre ne gjak interneti ,do fillohet te aplikohen metoda te tjera presioni ,ti ndalohet nqs nuk blejne ato oferta ne forma antivirusi apo cfardo qofshin ato qe afrohen ne emer te funxionimit te internetit , perndryshe te bllokohet bota virtuale qe ti un ai ajo e ndruam me boten tone reale . etj etj