Ish-drejtoresha e Arsimit në Fier, Miranda Bullati, është marrë e pandehur nga Prokuroria e Fierit.
Ajo akuzohet për veprën penale të “refuzimit për deklarim të interesave private (pasurisë)….”, pas largimit nga funksioni, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.
Prokuroria nisi hetimin në bazë të një kallëzimi të mbërritur në korrik 2014 nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI).
Në bazë të veprimeve hetimore rezulton se shtetasja Bullati, nuk e ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë në afatet e përcaktuara ligjore, duke mos e respektuar këtë detyrim edhe pasi ndaj saj është aplikuar fillimisht masa administrative “gjobë”.
Miranda Bullati dhe katër ish- punonjës të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Fierit janë në gjyq edhe për shpërdorim detyre.
Ata akuzohen se kanë regjistruar në lista pagesa, me kontrata të rregullta, një numër të madh mësuesish dhe nuk i kanë paguar ata./b.l
pse duhet ta bente? mos valle Fullhani e kish bere bashke me gjith lakenjte e pd me ne krye sal enverramizvuthlepirsin,duke vazhduar me shume politikane te ps qe edhe neqoftese kane deklaruar diçka ,asnjehere nuk kane thene te verteten?