Dasho Aliko paguan vetëm 1.3 milion lekë nga 147 mijë dollarë që ka borxh për dritat

15 Dhjetor 2014, 12:11Kronika TEMA

Një ditë pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë deklaroi se Kryetarët e komunave kanë krijuar një borxh prej 637 mijë dollarë, kreu i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko është paraqitur në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes por ka shlyer vetëm detyrimet për energjinë e konsumuar si familje dhe jo për biznesin e tij.

Zyra e OSHEE në Gjirokastër bëri të ditur për “Ora News” se Dasho Aliko ka shlyer vetëm 1.3 milionë lekë detyrime, ndërsa sipas OSHEE ka plot 147 mijë dollarë borxhe.

Ndërkaq, borxhlinj ndaj shtetit janë edhe Gëzim Hoxha, kreu i komunës Vllahinë në Vlorë, Abedin Uruci, komuna Kolsh Kukës dhe Hysen Gashi, komuna Rrashbull Durrës./b.l

13 komente në “Dasho Aliko paguan vetëm 1.3 milion lekë nga 147 mijë dollarë që ka borxh për dritat”

  1. Mira says:

    Kokën hëngshi qelbësira të Saliut! Atje në Shqipëri të gjithë janë të zhytur në llum……! Popull tallava….!

  2. Gezimi says:

    Ketij i duhet sekuestruar e gjithe pasuria qe ka vendosur, si dhe parate e depozituara neper banka! Nuk ka rruge tjeter! Me pas te perballet me drejtesine dhe te zere qeline! Cfare pritet?

    1. LORA says:

      Per mendimin tim dasho alikos i duhet konfiskuar urgjentisht ajo pjese e debise se tij ,ende e pashlyer,dhe duhet te sikteriset nga karrigia e kreut te Komunes se Lazaratit,,,dhe se fundi te rraset ne burg,si nje shkeles ekzemplar i ligjit.
      Ky model mostrash,qe e moren zvarre shtetin e shqiptareve per dy dekada,duhet varrosur njehere e mire.

  3. noizi says:

    pse nuk e plasin brenda kete kriminel e trafikant e soj trafikantesh? kapeni mor plaseni brenda e mos e nxirrni kurre se vetem zullume bejne frymore te tille. yyyy qelbesire e dreqit

  4. Italia says:

    147 mije dollare drita borxh? Ky ose ka si aktivitet biznesi ndonje kombinat, ose keta te OSHEE po i bien me top tani duke vjedhur.

    1. PERENDIMI says:

      Me falni qe ju drejtohem por meqe ndoshta jeton ne itali qe ta maresh vesh edhe ti keta pushtetaret e ketushem nuk kane vetem bisnes te vogel por kane bisnes te madh me lokale e me hotele luksoze se helbete jane me roga te uleta dhe nuk kane mundesi ti paguajne dot energjine qe konsumojne edhe prandaj maren votat e popullit dhe energjine jua paguan populli qe ska te haje buken e gojes se i vjedhin keta te zgjedhurit e popullit. Faleminderit

    2. sera hashashi says:

      Ka patur si biznes sera per prodhim hashashi me ngrohje elektrike.

      Neper bote, kultivuesit e hashashit qe rrisin bime hashashi ne kete menyre me ngrohje elektrike, zbulohen nga policia nga faturat e larta te energjise elektrike kur i rrisin neper shtepira…

  5. maximus says:

    mire qe ndertoi ENVERI ato “lopet e arta ” qe japin miliarda dollare ne vit pa asnje kosto dhe pa asnje demtim te natyres, se me qirinj do te ishin shqiptaret ne kete kohe, imagjino vetem 147000 dollare i ka vetem ai koke viçi i lazaratit, ka hapur biznes hajduti dhe energjine se paguan, sikur hidrocentralet te ishin ndertuar ne lumenjte e tij dhe jo te shtetit. merjani miliardat qe ka ne banke dhe keshtu lahet borxhi menjehere.

  6. Kuksjani says:

    Ne qofte se nuk futet ne burge ky maskara(lufte te hapure kesaj qeverie qelbesirash(ka te drejte SALIU.
    Saliu e dergoj vendin ne kete grade por Edi Rama rrahu gjoksin se do bej shtet.Ja merre se ta dha populli.ha……..ha ,

  7. Akili says:

    Ketyre qelbesirave qe s’kane paguar detyrimet ndaj shtetit duke qene njekohesisht edhe pushtetare nuk u duhet falur as kamatvonesa perkundrazi duhen gjobitur per abuzim me postin. Ndersa tolerance me kamatvonesat duhej bere vetem per familjet ne nevoje e per asnje tjeter.Eshte per te vene duart ne koke se c’eshte bere me kete vend keto 23 vjet. Kaos,anarki,amulli,padrejtesi ne kurriz te qyttareve te ndershem qe ndjehen te vjedhur,te dhunuar nga pushttare krimeinele qe e kane lene vendin jo me papergjegjshmeri por me dashje ne kete katrahure. Ne nje kohe tjeter keta qelbesira do ishin ngulur ne hunj ose do vareshin ne ne trekembesh. Gjithe ato para te vjedhura e pasuri te vena nga mundi dhe djersa e ketij populli Zoti jua a kthefte ne vuajtje e deshperim atyre dhe pjellave te tyre e mos befshin hajer kurre…

  8. Daja pri Priskës Vogël says:

    Pse vetëm këtij ia llogarisin me euro? apo kështu e ka shitur kanabisin? I del hesapi 20.580.000 lekë të reja dmth afër 206 miljon të vjetra. Hajde shtet, hajde!

    1. Daja pri Priskës Vogël says:

      ia paskam bërë llogarinë gabim me euro, ndërsa borxhi qenka me dollarë, atëherë mundet të jenë nja 170 miljonë lekë të vjetra, jo keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje