Një automjet ka rënë pre e plumbave në Pukë.
Sipas burimeve të policisë, makina me targa AA 354 KM, e cila drejtohej nga shtetasi me iniciale E.D. nga Tirana, është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Pukë-Vau i Dejës.
Për fat, drejtuesi i mjetit ka arritur t’i shpëtojë këtij atentati.
Plumbat e autorëve të paidentifikuar kanë thyer xhamat e makinës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet./b.l