Doktori, letër proteste presidentit Obama

19 Dhjetor 2014, 22:52Antena TEMA

Pas intervistës së djeshme në Top Channel, të ambasadorit Arvizu, Doktori i revoltuar i nisi një letër presidentit Obama, ku shpjegon arsyet përse është sabotuar shprehja e dashurisë së tij për Amerikën nga gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri:

“I nderuar zoti President!

Po të shkruej i shqetësum për një histori të gjatë sabotazhi që ndodh me ambasadorët e SHBA në Tiranë prej vitit 1995 në Shqipëri. Të gjithë këta zotërinj kur vijnë në Shqipëri, vijnë e më takojnë si mik, dhe kur ikin bëhen të gjithë armiq. Kështu më ndodhi me ambasadorin Leik në vitin 1995, pastaj me Mariza Linon që erdhi më 1996, pastaj me ambasadorin Limpreht, po kështu me Jefrin, me Withersin dhe së fundi me ambasadorin Arvizu. Biles ky e nisi punën duke më quajtur burrë shteti dhe e përfundoi duke më thënë pleh shteti.

Nga një analizë e imja, më rezulton se ka një defekt në instruksionet që SHBA u jep ambasadorëve që vijnë në SHBA kundër meje. Unë kam ba vrojtimet e mija kush i ndërsen këta ambasadorë kundër meje dhe kam nxjerrë disa përfundime.

E para, zoti president, këta kërkojnë të fusin hundët në punët e brendshme të Shqipërisë, sidomos në çështje shumë të ndjeshme për sovranitetin e vendit, të cilin unë e kam primar, siç janë zgjedhjet. Sa herë ka zgjedhje në Shqipëri, këta fusin hundët dhe vrojtojnë, a thua se ne nuk jemi vend i pavarur, por Republikë Banane. Ky zakon i keq ka filluar qysh në vitin 1996 dhe vazhdon fatkeqësisht dhe sot e kësaj dite.

Një pikë tjetër e patolerueshme që unë nuk u kam hap rrugë, është se këta merren me njerëzit e mij të afërt se çfarë bëjnë, me se merren, çfarë biznesesh kanë etj. Bile siç doli dhe nga Wikileask, këta presin në ambasadë dhe njerëz që flasin kundër djalit dhe vajzës sime. Unë këtë nuk mund ta toleroj.

Këta zotërinj po ashtu fusin hundët në shtypin shqiptar dhe atë të huaj. Biles në disa raste kanë zgjatur duart e tyre të papastra deri tek një letër higjenike e quajtur “New York Times”, e cila vjell vazhdimisht vrer për mue dhe Shqipërinë. Mue më zemërohen, se una ua pres drutë shkurt, por duke më sulmu mue, ata sulmojnë Shqipërinë.

Një tjetër zakon i keq i këtyre zotërinjve është mania për të futur hundët në punët e drejtësisë dhe sidomos në prokurori dhe gjykata. Sa herë ndodh ndonjë gjë në Shqipëri, ambasadori amerikan këtu del në konferencë shtypi me prokurorin, sikur e ka emëruar vet. Unë i kam luftue këto praktika kolonialiste dhe për këtë më kanë marrë inat.

E njëjta gjë më ndodhi dhe me SHISH. Unë mezi prita të hiqja ish- drejtorin e SHISH, ai erdhi në zyrë dhe më telendisi pse vendosa Vishon pa leje të tij. Nuk e ke idenë sa keq jam ndjerë, dhe po të mos ishte se jam një pro-amerikan i madh, do ta kisha nxjerrë nga zyra. I kërkova ndjesë për sy e faqe, se nuk doja të fyeja SHBA, se e dija unë çi bëja atij.

Për gjithë këto arsye, unë ndërmora një hap të guximshëm, i bindur se ju do më kuptonit drejt zoti president. Më 21 Qershor 2013, dy ditë para zgjedhjeve, kur e pashë se po humbisnim pushtetin, vendosa ta shpall të shkarkuar ambasadorin Arvizu. Thashë të paktën, shqiptarëve po u lë borxhe financiare dhe probleme ekonomike, por mos t’u lë dhe një ambasador për havale. Kur e bëra këtë gjest përmes zëvendësministres së Jashtme dhe zotitit Jonathan Moore, shpresuam se ju do të na mirëkuptonit. Por ju nuk reaguat në kohë. Që nga 21 qershori i 2013, kur unë e kam shkarkuar ambasadorin Arvizu, dhe deri tani në dhjetor të 2014-s, kanë kaluar një vit e gjysëm pas shkarkimit, dhe ai vazhdon të jetë ambasador. Jonathani bëri sa mundi, por nuk i shkoi fjala. I thashë Nishanit t’i japë një dekoratë për mundin, por më shumë s’bëja dot.

Tani zoti president, ju lutem silleni sa më shpejt ambasadorin tjetër dhe jepini një porosi. I thoni amanet Sali Berishën. Mundohu që kur të ikësh, mos ta bësh dhe ti armik si të tjerët. Ta them këtë, se mosha bën të vetën dhe mund të mos kem më shans të kem ndonjë ambasador tjetër pas këtij.

Me shumë respekt

Sali Berisha!”

3 komente në “Doktori, letër proteste presidentit Obama”

  1. Edit Harxhi says:

    Thanks Dr. Berisha for your red intuite. Te fala Sandrit dhe Fevzo letyres!
    Quo vadis Albania with Arvizu-Sal-Ram-Met-Vel-Lul!

  2. Elvi Fendo says:

    Bravo xhaxhi Sali, e ke penen top dhe mendjen femer. Vetem se je brekmut tropojet. Po te ishe nga Korca, si dashnori i mamit tim Ritka i Rakickes, do te ishe edhe burre. Je legen.

  3. mali says:

    Kjo letra më shumë se bën për të qeshur thotë ca të vërteta të hidhura.
    Pak a shumë perceptimi real i shtetit shqiptar këta 25 vjet si i udhëhequr nga sharavidhe,me sens të fortë tribal,faktin që jemi koloni nuk ka nevojë ta diskutojmë përsa kohë që nuk jemi më zot të resurseve strategjike si nafta dhe mineralet që ua kem lënë në dorë kanadezëve(kupto amerikanëve)si dhe sovranitetin kombëtar madje dhe territorial (duam letra nga Greqia të na tregojë se ku do të kërkojë naftë në det)etj,etj.
    Kurse shefi i SHISH ,preferohet që të jetë agjent i CIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje