Luftë kibernetike: Kim Jong-un “mposht” Amerikën

19 Dhjetor 2014, 18:57Hi-Tech TEMA
Luftë kibernetike: Kim Jong-un “mposht” Amerikën

Ndoshta republikanët ekzagjerojnë kur thonë se kjo është e para “luftë kibernetike” e luftuar dhe humbur nga Shtetet e Bashkuara. Një precedent i rrezikshëm: në të ardhmen, cilido hacker i aftë dhe i vendosur mund të përpiqet të bllokojë me kërcënime dhe virusë informatikë manifestime kulturorë që nuk i pëlqejnë: filma, koncerte, ekspozita, teatro. Një kërcënim shumë i rëndë për lirinë e shprehjes

 

Ndoshta republikanët ekzagjerojnë kur thonë se kjo është e para “luftë kibernetike” e luftuar dhe humbur nga Shtetet e Bashkuara. Por, vendimi i marrë nga kompania Sony do të kujtohet si një kthesë historike: për herë të parë, transmetimi i një filmi në kanema anulohet nga një shtëpi e madhe kinematografike, për shkak të kërcënimeve terroristë të hacker-ëve misteriozë.
Misteriozë janë ekzekutuesit, por ndoshta jo porositësit, duke qenë se tashmë qeveria amerikane është e bindur se prapa sulmit është regjimi i Fenianit. Në film, dalja e të cilit ishte programuar në sallat kinematografike pikërisht ditën e Krishtlindjeve, dy gazetarë të interpretuar nga James Franco dhe Seth Rogen, me mision profesional në Korenë e Veriut, binden nga ana e CIA-s që të vrasin Kim Jong-un, diktatorin që qeveris vendin aziatik. I cili thirret në filmin me emrin e tij të vërtetë, pra pa u përdorur as edhe një pseudonim. Reagimi zyrtar i qeverisë së Fenianit ka qenë shumë i fortë që në muajin gusht, kur u mësua skenari i filmit.
Por nuk është e lehtë të vërtetohet që sulmi informatik ndaj arkivave kinematografikë dhe sistemeve të tjerë informatikë të Sonyt është nisur nga Feniani: hacker-ët kanë vepruar nga vendndodhje të ndryshme të botës, që nga një “qendër azilantësh” në Singapor, në një universitet tailandez, duke kaluar nga një server në Bolivi.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë duhet të ketë mbledhur disa elementë të provave kundër qeverisë koreano veriore. Por nuk formulon akuza zyrtare, për të mos pranuar që ka përfunduar shah mat, e “humbur” përballë një vendi që sigurisht nuk është një fuqi e madhe, edhe pse ka armë bërthamore.
Shtëpia e Bardhë është kufizuar të thotë se nuk i ka bërë presion Sony-t, kompanisë që e ka tërhequr filmin pasi shumica e zinxhirëve të shpërndarjes kinematografike kishin vendosur të mos e shfaqnin në sallat e tyre, nga frika e sulmeve terroristë. Një precedent i rrezikshëm: në të ardhmen, cilido hacker i aftë dhe i vendosur mund të përpiqet të bllokojë me kërcënime dhe virusë informatikë manifestime kulturorë që nuk i pëlqejnë: filma, koncerte, ekspozita, teatro. Një kërcënim shumë i rëndë për lirinë e shprehjes, denoncon Urban League, shoqatë për mbrojtjen e të drejtave civile, që i kërkon Obamës të reagojë me forcë.
Shtëpia e Bardhë lë të kuptohet se ka raprezalje ndaj studios (“Eshtë një cështje e sigurisë kombëtare”), por në administratë nuk mungojnë ata që kërkojnë një qasje të matur: një akuzë eksplicite do i jepte Kim Jong-unit një dukshmëri më të madhe si kampion absolut i shteteve-batakcinj dhe do të vinte në vështirësi Japoninë (pronare e Sony), që po negocion në fshehtësi lirimin e disa prej nënshtetasve të vet që mbahen prej vitesh në Korenë e Veriut. /corriere.it/

e.gj/www.bota.al

5 komente në “Luftë kibernetike: Kim Jong-un “mposht” Amerikën”

  1. drini says:

    Keto hebrejt nuk mund te rrine dot pa nje armik.Kur nuk e kane e krijojne.Bin Laden, Sadam Husein, ISIS.Tani zbuluan Kimin.( Vertete, mos ka qene genjeshter dhe holokausti? )

  2. LIGJI says:

    ME TY JAM EDHE UNE, NE NJE MENDJE DRINI…………

  3. i says:

    Nuk me pelqejne teorite e knospiracioneve, por mendoni nje sekond, a do kete njeri ne bote qe nuk do doje ta shohi kete film pas gjithe ketyre qe po behen per ta ndaluar. Po sikur sony mbas deklaratave te korese te kete vrare mendjen e ta kete kthyer kete ngjarje ne favorin e tij?? Po te jete e vertete bravo i qofte atyre te sony-t

    1. Kosovari says:

      Ma perpara ngjes lapsa n’tavan se me kqyr qit film

      1. i says:

        Kur flas per boten, nuk fus ne list arabet si puna jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje