Bushati: Për festat e fundvitit u shpërblyen ata që kanë nevojë, promovuam të suksesshmit

20 Dhjetor 2014, 17:00Politika TEMA

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Ervin Bushati reagoi ndaj qëndrimit të opozitës dhe akuzave “për shpërblimet sipas preferencave dhe interesave elektorale”.

Në deklaratën për mediat deputeti Bushati tha se “filozofia e shpërblimeve që dha Qeveria dhe Kryeministri është e thjeshtë dhe e ndershme: shpërblejmë ata që janë më në nevojë dhe pamundësi dhe promovojmë ata që janë më të suksesshmit në arsim, shëndetësi, polici etj”.

“Është i pabesueshëm niveli i mohimit të opozitës shqiptare për çdo gjë të mirë që bën qeveria. 

Sigurisht; pas tetë vitesh qeverisje të papërgjegjshme të Partisë Demokratike që e zhyti vendin në papunësi, varfëri e borxhe, shpërblimi i fundvitit do i vinte përmbarë çdo familje shqiptare”.

Por e vërteta është se jo çdo dëshirë është e mundur: ndaj në kushtet që na lanë pas tetë vjetësh PD e Saliut, qeveria e re po bën më të mirën e mundshme. Ende ka shumë për të bërë; pasi lista e dështimeve të partisë demokratike pas tetë vjet qeverisje ishte tejet e gjatë”, tha Bushati. /gj.k/

1 komente në “Bushati: Për festat e fundvitit u shpërblyen ata që kanë nevojë, promovuam të suksesshmit”

  1. elinor,.., says:

    “Shperblejme ata qe kane nevoje dhe ia fusim atyre te suksesshmeve.” Me duket se e kane kopjuar:
    Ne kamunizem secili prodhon sipas mundesive dhe shperblehet sipas nevojave. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje