PD akuza Veliaj: Thellohet skandali me kompaninë EAG

20 Dhjetor 2014, 13:12Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj në lidhje me atë që e konsideron si skandali me fondet publike me kompaninë EAG.

Deputetja Albana Vokshi përmes një deklarate tha se skandali korruptiv me kompaninë qeveritare EAG, thellohet edhe më shumë me faktet e reja që dalin në dritë.

“Drejtoresha e Erion Veliajt ka detyruar specialisten e prokurimit, me presione e kërcënime sistematike, që të firmosë procedurën e paligjshme, sepse paratë i duheshin kaluar me cdo kusht kompanisë EAG.

Drejtuesja e Agjensisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, që varet nga Erion Veliaj, ka vendosur t’i kalojë 25 milionë firmës, me një tender fiktiv, pasi fituesja ishte shpallur, dhe ndërkohë produkti ekzistonte.

Pra thjesht duheshin sajuar letrat që EAG të merrte nga Erion Veliaj 25 milionë lekë.

Specialistja e prokurimit, Luiza Gjonaj, ka kundërshtuar drejtoreshën, duke i thënë se kjo është e paligjshme.

Por njeriu i Veliajt, Ina Verzivolli ka insistuar, dhe e ka shantazhuar me largim nga puna zonjën Gjonaj nëse nuk do të firmoste që paratë të shkonin për EAG-në.

Në këto kushte, specialistja i drejtohet me një ankesë Ministrit Veliaj dhe Kryeministrit Rama, duke u bërë të ditur shkeljet dhe abuzimin që po ndodhte në agjensi”, theksoi Vokshi.

Në vijim ajo shtoi se kjo kompani qeveritare që zotërohet nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, ka arritur në 8 muaj të marrë 520 milionë lekë nga shumë zyra e agjensi qeveritare, pra është majmur me taksat e shqiptarëve.

“Kjo është shëmbëlltyra e kësaj qeverie.

Teksa qytetarët varfërohen cdo ditë, humbasin cdo ditë vendet e punës, biznesi i qeveritarëve me taksat e shqiptarëve rritet dhe llogaritë e tyre bankare fryhen.

Kjo e keqe po sundon sot në Shqipëri. Por qytetarët do ta ndalin përpara se të jetë vonë”, tha deputetja demokrate./gj.k/

10 komente në “PD akuza Veliaj: Thellohet skandali me kompaninë EAG”

  1. Daniel says:

    Perse nuk shkohet ne prokurori,me keto fakte ?! Perse ju te PD shkuhat me shpejtesi bete denancimin e dy deputeteve qe goditen Strazimirin, e ne rastin e Veliajt ,dilni ç’do dite ne media. Per propogande ?!

    1. Vilajet Qyrku says:

      Sa erdha nga Irani dhe mami kishte kapur prape 5 shtata me bet te larte.

  2. U permbyste bota. says:

    Na e mbushe mendjen o buce. Si do qe te behet ate qe kini bere ju kurr nuk arrihet.

    1. kriminel says:

      bucja me ere sqetullash dhe djerse bythesh

  3. al paci says:

    Rama shkarkoje kete minister hajdut neqoftese nuk je vet ne kete valle. Po e tolerove si e toleroi saliu meten do perfundosh si saliu mbas 3 vjetesh.

  4. Gjergji says:

    Veliaj ben si ka qef, se Rama nuk ka fuqi e pushtet tek ai. Te dy kane te njejtin BOS.

  5. ben says:

    Me thene te drejten,as nuk i dua fare keto “demokratet” e famshem,por ne kete rast me duket se kane te drejte.Minimumi,Erjon Veliaj duhet te jape doreheqjen.Edhe keto fitimet e tenderave te kompanive qe jane te lidhura me pushtetin,po i del boja.Gjithmone keto firma lindin pasi vellai,motra,babi, mami behen me pushtet,ndersa kur jane ne opozite,si firma ose nuk ekzistojne ose nuk punojne me shtetin.Si Sala,si Edi,vetem me vjedh e paskan muhabetin.

  6. beni says:

    Ja akuzat e pata direkte per ministrat tane te nderuar,cili duhet tani te dale dhe ti pergenjeshtroje keto akuza, Rama Velija,kata qe merren me korrupsion jne te lidhur dhe pe hajnat e PD, sepse ne keto denoncime dalin vtem zera te vecuar dhe sidomos atyre qe nuk i kan epunet mire ne PD,nese qendron vtem firma e atij zoterise ose e ndonje pushtetari tjeter duhet thene se shume shpekt kane filluar te shkasin keta horra,

  7. Merre me leng se mishi u mbarua says:

    Erion Velia te marri valixhet, edhe jashte nga qeveria, dmth duhet cuar ne gjykate per ndjekje penale. Nuk hoqem Emin Gjaten, per ta zevendesuar me Erion Veline. Shume e thjeshte ne qoftese doni te beni shtet. Turp dhe vetem turp.

  8. Zigur Qarri says:

    Opozita eshte vlere kombetare,nese eshte vertete opozite.Demokracia shqiptare do te arrije te “shpartalloi” korrupsionin,vetem atehere kur komisioni atikorrupsion te perbehet nga opozita.Kjo nuk e dobeson aspak ate qe ka pushtetin,perkundrazi.Hallka te dobeta ka ne çdo sistem,edhe ne Demokracite e perparuara,dilema demokratike eshte heqja e hallkes.Largimi i nje “te korruptuari” si Erjon Veliaj nuk demton aspak imazhin e PS.
    Korrupsionin nuk e ka askush ne program,por stimulohet nga forca interesi.
    Ishte pikerisht kjo “strategji” e Berishes qe mblodhi perreth persona te korrruptuar(per te mbuluar,mbrojtur korrupsionin e tij)qe rrenoi totalisht PD ne zgjedhjet e fundit.Kur lufton dhe pranon korrupsionin ne anen tende, ka edhe efekt psikologjik pozitiv tek zgjedhesit,ashtu si edhe ka efekt psikologjik negativ kur nuk e lufton apo e le ne heshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje