Një pistë akulli në sheshin e rindërtuar të Korçës, do të jetë gati ditën e Krishtlindjeve dhe një suprizë befasuese për të gjithë.
Ndërsa ka inspektuar sot disa projekte në juglindje të vendit, duke nisur nga qyteti i Maliqit, në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama bën të ditur se “pista e akullit në sheshin e rindërtuar të Korçës, që ditën e Krishtlindjeve do të jetë gati për të befasuar turistët.
“Korça ka vite që është vendi më i bukur për festat”, është shprehur sot kreu i Qeverisë, Edi Rama, ndërsa ka vizituar projektet që janë duke u realizuar në këtë qytet.
Gjithashtu, ai ka publikuar edhe tri fotografi të tjera me diçiturën: “Një perlë e trashëgimisë sonë kulturore, Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, e sapo rinxjerrë nga pluhuri i rrënimit si dhe Pazari i Korçës, një tjetër perlë e zhytur në rrënim e baltë që është bërë pjesë e kantiereve të Rilindjes Urbane.”
Kryeministri Rama ka kryer sot një inspektim në juglindje të vendit, duke nisur nga qyteti i Maliqit, ku pa nga afër punimet në bulevardin kryesor të qytetit si dhe vizitoi një firmë të përpunimit të drurit. Kreu i qeverisë tha se qeveria kritikohet nga kundërshtarët se bën shumë gjëra e shpejt, ndërkohë që nuk harroi të përmendte pagesën e rregullt të energjisë elektrike.
Vetë pronari i fabrikës tha se janë punësuar 70 njerëz në një fabrikë që riciklon mbetjet e drurit në trajtë bio. Turi i inspektimeve të Kryeministrit Rama vijoi në Korçë, ku pa nga afër investimet që po kryen bashkia tek zona e Parkut Rinia, zona e Pazarit të vjetër si edhe tek sheshi para teatrit të qytetit, ku pritet të inaugurohet kulla e re si edhe tek pista e patinazhit. /gj.k/
urime Korca, po kthehu noj here ne veri o Rame
http://bit.do/kokedhima-kercenon-me-jete-ministrin-tahiri-video
Mire per Turistet, por per Shqiptaret c’fare do besh zoti Rama. Shiko se mos kjo pista e akullit ne Korce, katandiset si bulevardi Europa i Fate Velaj ne Pogradec!
SHUME bukur korca e meriton kete piste me akull biles duhen ndertuar tre te tilla,por pse jo te kete dhe ne kukes apo peshkopi.
Paskan cuar molle ne Korce! Korca ka debore e akull per mjaft muaj per te rreshqitur e bere sport ne to,e c’duhej pista e akullt ne nje shesh te ketij qyteti?!!Le pastaj kujr e lidhin edhe me turistet!Kesaj i thone:”O Dudi mor Dudi,ku me dhemb mua e ku me kruan ti”.”Te gjithe i kishte Selimeja,na i mungonte ferexheja!”Hahaha!
he dobici!
don me shtrue rrugt me akull qe t thejm kryet na demokratat!
mos shkoni ne pisten e pisit!
do rreshqisni dhe do theni kockat!
……………….Sala………….
Turistet e ralle ne Korçë,te cilet me shumice Jane touriste njeditore as nuk ju shkon ne mendje me reziku pushimet e tyre ne nje piste akulli,sepse touriste Jane te informuar per reziqet ne spitalet shqiptar!…edhe asnje nuk bien ne Korçë per nje piste te akullit ,qe e shohin ne cdo qytet ne vendet e tyre!…