Nuk ka asnjë rrezik për rikthim të regjimit të vizave për shqiptarët. Deklarata vjen nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe ai i Jashtëm Ditmir Bushati.
Dy ministrat reaguan një ditë pasi qindra qytetarë të mashtruar do të udhëtonin drejt Gjermanisë në kërkim të azilit, situatë që shkaktoi një reagim të institucioneve dhe bllokimin e pasagjerëve në portin e Vlorës nga ku do të niseshin drejt Italisë dhe më pas drejt Gjermanisë.
Ministrat Gjosha dhe Bushati situatën e krijuar në Vlorë e konsiderojnë thjesht një skemë mashtrimi, të cilës autoritetet i dhanë përgjigje të menjëhershme.
“Kam përshtypjen që jemi përballë një mashtrimi dhe skemat e mashtrimit si të tilla duhet të dënohen dhe ndëshkohen ligjërisht.
Nga ana tjetër do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe i bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë që të mos kemi spekulime me këtë çështje.
Pasi në rast se do tu referohemi vlerësimeve të BE për Shqipërinë të miratuara në Këshillin e Ministrave të BE shprehet qartë lufta që ka bërë Shqipëria ndaj parandalimit të këtij fenomeni”, u shpreh Bushati.
Ndërsa ministrja Gjosha ka vlerësuar punën e bërë nga autoritetet për të ndaluar personat që do të udhëtonin drejt Gjermanisë.
“Për mua në radhë të parë është shumë e rëndëishme e gjithë puna që ka bërë policia kufitare për të ndaluar këta persona drejt Gjermanisë, pasi ishte një numër i madh i tyre që kërkonin të largoheshin nga Shqipëria për të kërkuar azil në Gjermani.
E rëndësishme është të jepet njëherë e mirë mesazhi se lëvizja e lirë dhe hyrja me vizën Shengen është e pamundur tu sigurojë shqiptarëve azil në BE dhe është e pamundur aq më tepër kur ata kërkojnë një zgjidhje ekonomike.
Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithëve se kjo nuk është zgjidhja e duhur, nuk e ndihmon vendin, por mbi të gjitha nuk ndihmon ata personalisht”, tha Gjosha. /gj.k/
2015 po vjen dhe akoma me viza e azile vendi i fudnit ne ballkan
si ka mundesi qe greku antiamerikan leviz pa viza ne amerike etj biles edhe serbi e merr vizen amerikane me lehte se shqiptari kur dihet serbia eshte vendi me antiamerikan ne ballkan
shqiperia vendi me pro Amerikan ne bote me viza dhe ata qe marrin jane te ralle c eshte kjo miqesi me keta kur na kane miq perse nuk e zbusin pak sistemin me shqiperine duke i bere nje nder popullit shqiptar ne keto kohe te veshtira dhe qe ka nevoje
mos te flas per europen se gjithmone jane tallur dhe as duan tia dine atat e kane fajin per kete rrumpalle ne vendin tone
PERSHENDETJE;NE FILLIM DUHET TE TE THEM SE PRONA NUK U CENUA AS NE GREQI DHE AS NE SERBI;KURSE TE KESH TE NGRIRE TREGUN E PRONES DO AQ VJETE SA ESHTE NGRIRE ;DMTH; 45 VJETE KA QE ESHTE NGRIRE DHE 45 VJETE TE TJERA DUHET TE SHKRIHET ;KU KANE KALUR 25 VJETE DHE DUHET AKOMA DHE 20 TE TJERA;PRANDAJ DUHET TE JEMI TE GJITHE TE QARTE ;KU NE MENYRE TE VERBER VOTUAM SALI FAZLLICIN 20 VJETE DHE NUK MENDUAM ASNJEHERE PER VETEN TONE, SEPSE SERBIA KALOJ LUFTE;KURSE NE E KISHIM LUFTEN ME VETEN TONE;DHE NA U ZGJATE SHUME PROCESI I INTEGRIMIT
;KETU ESHTE PROBLEMI I GJITHE SHQIPTAREVE …