PD thirrje mazhorancës: Ndalni degradimin e sistemit të drejtësisë dhe administratës

19 Dhjetor 2014, 16:22Politika TEMA

Partia Demokratike i drejtoi një thirje  Partisë Socialiste që të mos e degradojë Shqipërinë deri në këtë pikë, mos e degradojë sistemin e drejtësisë, dhe administratën publike.

PD akuzon kryeministrin Rama se pa konsensus dhe pa transparencë është duke ndryshuar sërish ligjet që i sollën statusin kandidat Shqipërisë.

Deputeti Halimi deklaroi se ndryshimi një ditë më parë i ligjit për Nëpunësin Civil, për Gjykatën e Lartë dhe ndarjen territoriale tregon qartë interest klienteliste për të cilat bëhet kjo.

Një ditë pasi mazhoranca, ndryshoi ligjin për Nëpunësin Civil, ligjin për Gjykatën e Lartë dhe ndarjen e re territoriale, ka reaguar Partia Demokratike, duke e cilësuar aktin, si nxitim për interesa klienteliste për të kapur drejtësinë e administratën. Sipas Deputetit Eduart Halimi, kjo është rruga e gabuar, jo ajo e konsesusit dhe bashkëpunimit.

“Në seancën e djeshme në Parlament, me nxitim të madh, pa konsensus, pa bashkëpunim, pa gjithpërfshirje, u ndryshuan sërish dy nga  tre ligjet që u miratuan me konsensus në maj të 2013, ligjet e nevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Dje njëanshmërisht u ndryshua Ligji i Nëpunësit Civil. Ligj që u ndryshua me akt personal te Rames natën e 30 shtatorit dhe për të cilin u shpreh Gjykata Kushtetuese. U ndryshua jo për ta bërë më profesionale administraten publike dhe në sherbim të qytetareve dhe biznesit, por vetëm për ta degraduar edhe me tej situatën e rëndë në të cilën ndodhet. U ndryshua vetëm e vetëm për të lehtësuar qeverinë në spastrimet dhe hedhjen në rrugë të mijëra specialistëve dhe për ti zëvendësuar ata me njerëz që vijnë nga jashtë sistemit në masën 15%, duke hapur dyert dhe dritaret për miltantet dhe njerëzit që u investuan me kryeministrin në zgjedhjet politike, sipas kontrates që beri me ta.

Dje, u ndryshua dhe Ligji për Reformën Territoriale, pa asnjë konsesus dhe pa pyetur asnjë nga qytetaret e asaj zone, jo me qëllimin për të permirësuar variantin e mëparshëm, por për ta bërë atë edhe me klientelist se sa ishte më parë.

Po dje, po njëanshmërisht u ndryshua edhe  Ligji për Gjykatën e Lartë, pa asnjë konsultim, pa asnjë diskutim dhe pa asnjë përfshirje të partnerëve ndërkombëtarë, sic u ra dakort në tryezën e përbashkët të 6 Tetorit për Reformën në Drejtësi.

Për Partinë Demokratike kjo është rruga e gabuar, nuk është rruga e konsesusit dhe bashkëpunimit. Kjo është rruga e gabuar e reformave në vend dhe asaj të drejtësisë në vecanti.

Kjo është rruga e kontrollit të sistemit të drejtësisë.

Kryeministri i vendit, ashtu si të gjithe shqiptarët e njohin, ka një kontratë me krimin e organizuar në vend. Dhe është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e sistemit të drejtesisë, është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e cdo vendi pune në administratë, dogana, tatime, pika të kalimit kufitar.

Partia Demokratike i bën thirje edhe njëherë sot Partise Socilaliste: Mos e degradoni Shqipërinë deri në këtë pikë. Mos e degradoni sistemin e drejtësisë, dhe administratën publike deri në këtë pikë.

Te ndaleni ne kapjen  e sistemit te drejtesise, ne kapjen dhe degradimin e administrates publike.

Te ndaheni nga kontrata që Kryeministri ka bërë me krimin e organizuar.

Ti dalim zot vendit për ta cliruar nga krimi i organizuar që ka kapur politikën e kërkon të kapë drejtësinë e administratën.

Kjo që po bëni është rruga e gabuar, rrugë e cila ka vetëm një fund”, theksoi Halimi. /gj.k/

6 komente në “PD thirrje mazhorancës: Ndalni degradimin e sistemit të drejtësisë dhe administratës”

  1. ismeti says:

    keti legegeni i shkon per shtati ajo foto duke rras

  2. Braho says:

    Hajduti;kapeni hajdutin.

  3. edwin says:

    Thirrjet ose me mir le ti quajm cjerrjet e ktij ish.degjenerusi te Institucionit te Drejtesise Shqiptare ,
    i ngjan thirrjeve histerike te ISIS per te instaluar ne Shqiperi
    sherihatin .
    Ky plehr duhet te merret i pandehur per abuzimet e bera me postin ,
    ne krye te Drejtesise Shqiptare ne qeverrine e famekeqit e kryekriminelit te shpelles salirrahmanit

  4. Arber says:

    Shqiptare kudo qe jeni: Ne emer te kombit “Halimi na ben thirrje t’i dalim zot vendit”, se po I marrin “sistemin e drejtesise” qe me aq mund e djerse e beri Saliu te ‘pavarur’.
    I nderuari Haliq,gjie meshkujt e Shqiperise ti, Luli e Saliu do t’i kesh nga mbrapa…

  5. Arber says:

    I ndearuari Halit: Gjithe meshkujt e kombit do t’i kesh nga mbrapa, ti Luli dhe Salibani, po na marrin drejtesine e pavarur qe ngritem me aq mund e sakrifica, mos u dorezo te lutem per hir te kombit qe eshkerdhyet deri ne kete pike

  6. mario says:

    Halim ti duhet te mos dalesh te prononcohesh per problemet e drejtesise , se bashke me Cefen dhe Nishanin e bete drejtesine bastion te PD dhe jo organ te drejtesise se popullit.Po te behet nje hetim, nga koha kur ty te vune minister dhe deri kur ike ,demet qe i ke shkaktuar drejtesise jane te pallogarishme. Ti del ne mbrojtje te atij sistemi qe klani I juaj me noter Nishanin vendoset gjykates per tju mbrojtur ju nga abuzimet kriminale, te pushtetit tuaj per 8 vjet.Mazhoranca eshte votuar per te ndryshuar mocalin qe late ju, se per ate eshte votuar. Sepse Nishani akoma vazhdon lojen tuaj dhe nuk zbaton kushtetuten. Gjykata e larte eshte organi me i larte gjygjesor , prandaj ndryshoi ,per te zgjedhur njerezit me te mire dhe me te devotshem. Erdhe ne Tirane me pantallona me arna dhe sot nga emerimet qe ke bere je bere me prona, mbyll halen dhe mos flit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje