Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një delegacion nga Azerbajxhani, të kryesuar nga ministri i Industrisë dhe Energjisë, Natig Aliyev.
Kryeministri Rama u shpreh për një dinamike të re në marrëdhëniet me Azerbajxhanin dhe shprehu interesin e palës shqiptare për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekonomik dypalësh.
Nga ana e tij, Ministri Aliyev shprehu vlerësime të larta për Qeverinë shqiptare si një partner serioz, e cila i është përgjigjur në kohë, detyrimeve që rrjedhin nga projekti TAP.
Në takim u fol për avancimin e projektit për gazifikimin e Shqipërisë, për të cilin Ministri Aliyev tha se Qeveria e tij është e angazhuar për realizimin e këtij projekti.
Dy vendet po punojnë gjithashtu, për të identifikuar potenciale të reja bashkëpunimi edhe në fusha të tjera si turizmi, infrastruktura etj.. Ministri Aliyev u zotua se do të inkurajojë praninë e kompanive azere në Shqipëri. /gj.k/
Mero trimi cne qe nuk eshte me diktatore presidenti Azer.dikure cfryje si buall mbas vrapit,Tani gjithcka eshte normale ,te kujtohet per cfar e kam fjalen.Ordiner.
Rama thjesht po mundohet te marri ndonje kocke per vete.
Nuk Ka asnje ndryshim nga sali plehra.
Saliu pasuroi zenin dhe shemtiren te bijen.
Ky LEGENI po mundohet te pasuroj femijet e tij dhe te lindes.
E shkreta shqiperi per kafshet qe ka ne krye.