Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e dyfishtë e ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Selitë të Tiranës.
Flamur Ymeri, pronari i banesës që vrau dy të rinjtë, ka pasur konflikt me familjen e njërit prej viktimave.
Sipas gazetës “Panorama”, Ymeri i kishte dhënë një shumë parash familjes së Ervin Shabës, me të cilën ishte komshi, duke qenë se ata ishin vetëm disa blloqe larg banesës së Ymerit.
Këto para Ymeri ia kishte dhënë me interes familjes së Shabës.
Për shkak se kjo shumë, sipas Ymerit nuk i ishte kthyer, ai ka vënë në përdorim Përmbarimin, që ka bllokuar shtëpinë e babait të Shabës.
Pas bllokimit të kësaj banese, Ymeri kishte nisur procedurat për kalimin e saj në pronësi të tij.
Kjo hedh dyshime se vrasja e dyfishtë nuk ka ndodhur për shkak grabitje.
Këtë gjë e mohon edhe babai i Ervin Shabës.
“Mua më ka vdekur djali 26 vjeç, çfarë prisni t’u them? Nuk është vrarë për grabitje, absolutisht jo.
Nuk e di për çfarë ma kanë vrarë djalin”, ka thënë ai./b.l
Un i njof selitsit se kam nje biznes ne ate zone, dhe kjo qe thote panorama eshte shume e vertete. flamurit i kishte marre demir shaba, xhaxhai i viktimes 300 000 euro borxh dhe ky nuk ja kthente dot. Ne keto rrethana flamuri i mori shtepine ku dhe kane ndodhur vrasjet.
Ku vajtën ata komentues shkërdhata që u nxituan ti thonë bravo vrasësit?
Pse tani cti themi? Vret burri per 300.000 euro? Po pra ky eshte problemi sot qe per te marre parate e tua duhet te besh burg se shteti nuk egziston. Mallkuar ai qe jep borxh.
Mallkuar kush jep apo kush merr Borxh!