Replika mes deputetit të PS-së Ben Blushi dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, i cili parashikon dënimin mer burg për ndërtimet pa leje.
Deputeti Blushi kërkoi të rishikohet amendamenti pasi nuk beson se burgu është mundësia më e mrië për t’u korrektuar. Shqiptarët e kanë provuar 50 vjet, tha ai, raporton Ora News.
Në replikë Rama tha se vërejtja e Blushit nuk është origjinale ka kohë që e bën me zë të lartë e zhurmë të madhe opozita dhe se për të ndaluar ndërtimet pa
leje duhet një reformë radikale.
Replika mes deputetit të PS-së Ben Blushi dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, I cili parashikon dënimin mer burg për ndërtimet pa leje.
Deputeti Blushi kërkoi të rishikohet amendamenti pasi nuk beson se burgu është mundësia më e mirë për t’u korrektuar. Shqiptarët e kanë provuar 50 vjet.
Në replikë Rama tha se vërejtja e Blushit nuk është origjinale ka kohë që e bën me zë të lartë e zhurmë të madhe opozita dhe se për të ndaluar ndërtimet pa leje duhet nëj reformë radikale.
Ben Blushi: “Amendamenti konsideron njësoj një fshatar në Ibë që i ra shtëpia jo për fajin e vet para tre ditësh, që është i detyruar të rregullojë murin por për shkak se komuna nuk jep leje ndërtimi janë bllokuar lejet e ndërtimit për arsye nevoje njësoj si për ata industrialistët e mëdhenj të Tiranës.
Amendamenti i fut të dy në një thes. Është e drejtë mendoni ju?! Që dikush në një fshat në tokën e vet, sepse amendatementi nuk përcakton se ku fillon e mbaron faji nëse je në tokën time apo të tjetrit.
Është e padrejtë, pa dashur të kthej në polemikë, që fjala burg më shqetëson, jo vetëm mua por shumicën këtu, dhe po e përdorim pak si pa masë kohët e fundit. Nuk besoj se burgu është mundësia më e mirë për të korrektuar. E kanë provuar 50 vjet shqiptarët. Kush thyente ligjin shkonte në burg, nuk jemi më aty Ka instrumenta të tjerë shteti didaktik, verbal pastaj gjoba dhe pastaj burgu për t’i korrektuar.
Dhe ne si shoqëri kemi nevojë të vetëkorrektohemi sepse kemi abuzuar shumë, por nuk mund të shkojmë në burg që ditën e parë. Ka shumë mundësi që amenamentit ë rishikohet për ta regulluar. Jam dakord me propozimin zotin Braho që ky amendament mund të rishikohet.
Dhënia e ndihmës është nëse një fshat ndërton një mur apo rregullon shtëpinë tënde dhe merr një punëtor me mëditje. Ai të jep ndihmë që të rregullosh shtëpinë dhe ai duhet dënuar njësoj si ai që e paguan?!” Esht e padrejtë. Ka shumë mundësi që të rishikohet për ta regulluar.
Edi Rama: Vërejtja nuk është origjinale. Ka kohë që e bën me zë të lartë e zhurmë të madhe opozita për përdorimin e më tepër të fjalës burg. Unë dua që çdo gjëje ti vihet fjala që ka. Nuk bëhet fjalë për të futur në burg që ditën e parë dikë që ndërton pa leje, por për t’i dhënë fund historisë që vazhdon prej 25 vitesh, është çerek shekulli i humbur. Përballë këtij kanceri nuk shoh mundësinë e një terapie tjetër përveç intensive e radikale. E përsëris nuk ka asnjë shpikje ky është Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Nuk ka raste kur një idivid i tillë të ketë përfunduar në burg. Dy vende të rajonit kanë çuar ekspertë për të parë qoftë për aksionit qoftë me kalimin e inspektoriatit të ndërtimit nën ombredhën e ministrisë së Brendshme.
Menjëherë pas fjalës kryetari i Parlamentit i kërkoi kryetarit të komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj të mbledhë komisionin për të riparë riformulimin e amendamentit pasi nëse ka qoftë dhe një votë të vetme atëherë rrezikon që ky amendament të mos kalohet.
Amendamenti i propozuar nga dy deputetë tëmazhorancës iu kalua për riformulim komisionit të Ligjeve, i cili, i mbledhur në mjediset e seancave plenare, e miratoi propozimin që parashikon ndryshimin e nenit 199, pika b të Kodit Penal.
Amendamenti i riformuluar, i lexuar në seancë nga deputeti Spartak Braho, parashikon që “cilido që ofron dhe kryen veprime sipërmarrje të paligjshme, do të dënohet deri në tre vjet heqje lirie”.
Kjo dispozitë e Kodit Penal, sqaroi Braho, nuk ka fuqi prapavepruese, por do të zbatohet nga organet ligjvënëse, që në momentin që hyn në fuqi ligji”.
Debatet e plota
Blushi: Ka gjobë kur ndërton pa leje, por nëse rregullon murin e shtëpisë dhe të presësh sa të miratohet nga komuna dhe ta fusësh në Kuvend më duket se është e nxituar. Unë nuk kam amendament por më duket e nxituar. Në fakt për të dy ndërhyrjet, është e drejtë që të hiqet fjala, shkelje e rëndë, pasi çdo ndërtim pa leje është shkelje e rëndë, por ne me këtë amendament kemi dashur të themi se çdo ndërtim pa leje është shkelje e rëndë. Jemi dakord të hiqet fjala e rëndë.
Xhafaj: Qeveria ka sjellë në komision një amendament lidhur me ndërtimin e paligjshëm. Komisioni e ka shqyrtuar duke vlerësuar qëllimin pozitiv të qeverisë për të rregulluar edhe përmes ashpërsimit të sanksioneve penale, mbi një situatë kritike, për ndërtimet të një paligjshmërie të hapur, por përtej qëllimit ka disa principe, dhe në këtë kontest bëmë një riformulim në mënyrë unanime, si Ministria edhe ekspertët ndërkombëtare ,se e strukturuar në këë mënyrë rrethi i subjekteve është shumë i gjerë dhe u krijon hapësira gjykatave të vënë para drejtësisë jo një grup të vogël njerëzve që kanë përfshirë në këtë shkelje. Rrethi i subjekteve është shumë më i gjerë në rastin e parashikimt të Komisionit. Kolegët duan specifikim që të jetë më i qartë. Ka një objeksion, kur ndërhyhet në Kod, duhet ndërhyrë me kujdes, dhe sot ne do ta kalojmë por mendoj se në raste të tilla të ngjashme kur bëhet fjalë në një kod duhet të jemi më të kujdessshëm.
Braho: Unë e respektoj vullnetin e amenduesve, por nuk do ta votoj këtë amendament, sepse bëhet fjalë për një amendament tepër specifik, ku juristët mendojnë shumë kur e formulojnë sepse nuk mund të bëhen ndryshime në Kodin Penal duke parashikuar dispozita kaq të rënda, me gjithë problematikën e tyre, aq më tepër se nuk janë formuluar në mënyrë profesionale. Dhënia e ndihmës është pozitive si nocion. Së dyti çpunë ka projektuesi, mbikqyrësi, mirë ai që e realizon, por projektuesi përse duhet dënuar? Për të mos e zgjatur le të shkojë edhe kjo me amendamentet e tjera dhe të rishikohet.
Rama: Me shumë respekt për të gjithë profesionistët e të drejtës, dua të nënvizoj qartësisht arsyet pse qeveria e kërkon dhe kërkon sot këtë ndërhyrje në Kod. Arsyeja pse besoj që edhe amendamenti përmban. Të njëjtin diskutim kemi bërë kur ndërhymë për energjinë, të njëjtëmn oponencë juridike, kemi hasur nga njerëzit e fushës, rezultatet i keni parasyve dhe jo vetëm kaq, por mund të ju them se qoftë për vendosjen e qartë në Kodin Pebal se vjedhja e energjisë nuk parashikon më asnjë lloj dënimi tjetër veç ndalimit dhe ndëshgkimit me burg, por edhe një tjetër ndërhyrje që ne kemi bërë lidhure me kalimin e INUK në varësinë e MB janë dy masa që sot po merren dhe do të adoptohen edhe në legjislacione të tjera që nuk kanë të njëjtën problematikë kaq të tmerrshme sa e kemi ne qoftë me energjinë apo shkatërrimin e territorit, por e kanë hasur dhe nuk e zgjidhin dot as me gjoba apo masa të ndërmjetme.
Të njëjtën çështje kemi hasur edhe kur është kërkuar vendimi i gjobave për shkeljet në qarkullim, ndërkohë mjafton të shikoni tendencën e përgjithshme në vende që kanë një problem të madh me ligjshmërinë për të kuptuar se ata që kanë avancuar në drejtimin e duhur e kanë bërë duke rëndëuar sanksionet shumë më tepër se ne. Para pak ditësh në një vend fqinj është miratuar gjoba me 800 euro për fishekzjarret, të gjithë e dimë pse edhe pse ata për këtë punë nuk na e kalonë ne. Në qytetet tona po të bëjmë një dallim mes volumeve të ndërtimeve me leje dhe ato pa leje, në ndërtimet me leje është një rezultat katastrofik.
Janë mliionë m2 të ndërtuara në qytetet e shqipërisë, jashtë lejes.në BE projektuesi mban drejtëprdrejt përgjegjësi nëse e drejta e tij mbi lejen shkelet nga ndërtuesi, ndërkohë që projektuesi ka të drjetën në momentin kur investitori bën shkeljen më të vogël të lejes. Për energjinë nuk kemi çfarë të diskutojmë sepse rezultatet janë ulëritëse për sa shumë kohë dhe para kemi humbur, duke ndërhyrë në legjislacion dhe duke bërë rritje të papërfillshme të gjobave.Sa i përket ndërtimeve pa leje është koha që të marrim një vendim të qartë që t’i hapim rrugë procesit të ndërtimit me leje. Nëse bëjmë këtë do të ndajmë qartësisht epokën e sotme, ku ju siguroj se lejet e dhëna dhe të zbatuara pikë për pikë, nuk janë më shumë se gishtat e dy duarve.
Edhe në këtë fushë Shqipëria ka dështuar në mënyrë spektakolare në implementim, në zbatim të legjislacionit. Nuk ka më shumë se gishtat e dy duarve leje ndërtimi në Republikën e Shqipërsë pikë për pikë nga autoriteti që lëshon lejen. Nuk ka vende në BE, leje ndërtimi që të zbatohen duke shkelur kushtet e lejes dhe sanksionet jo me kate, por për shkelje që në Shqipëri as nuk janë llogaritu ndonjëherë, që kanë të bëjnë me sistemet e sigurisë, jo vetëm që shkojnë në burg, por s’ka shans që ndërtesa të vihet në funksion. Ne jemi ende larg kësa bote por duhet të ndalim këtë hemoragji.
Është e padiskutueshme se nëse nuk sanksionojmë me ndëshkime të qarta shkeljet me ndërtimet me leje, në momentin e parë që do të fillojë dhënia e lejeve, fenomeni do të rifillojë. Në vend që të sanksionoheshin ndërtuesit që ishin pa leje, u vunë ca gjoba qesharake më ulëta se çmimi për m2. Nëse dikush do të merrte dhe studionte dhe mbi bazën e studimit nisur nga lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe ta krahasosh me Tiranën reale janë mln metra 2 të tepërta duke marrë si sebep lejen e ndërtimit dhe pastaj të legalizuar me një çmim qeshakra, 4 mijë lekë m2. Kështu që unë e mirëkuptoj shqetësimin por është një shqetësim që nuk vjen në kohën e duhur dhe nuk ka lidhje me vendin që duhet të fusim në rrugën e duhur, dhe po nuk e futëm dot në rrugën e duhur energjinë dhe ndërtimet pa leje do të kemi një situatë kaotike dhe për më tepër besoj se sanksionet e propozuara janë sanksione në këndvështrimin tim minimale sepse bëhet fjalë për njerëz që jo në gjak të nxehtë por në grup me muaj e vite të tëra për qëllime fitimi abuzojnë në mënyrë skandaloze me një të drejtë të marrë duke shkelur të drejtat e të tjerëve dhe mjafton të mos shkelin të drjetat e të tjerëve dhe këto sanksione që ndrojhnë aty dhe nuk përdoren
. Në 2-3 javët e para të sanksioneve të energjisë, pati një numër të lartë arrestimesh, ndërsa sot është minimal. Ndërkohë numri i marrëveshjeve që njerëzit lidhin me OSHEE për të mos qenë më jashtë sistemi, ka arritur në një mesatare 2000 në ditë, ndërkohë që deir 6 muaj më parë ky numër quhej objektiv i paarritshëm.
Pjesa më e madhe e këtyre marrëveshjeve lidhen për të paguar drejtpërdrejt principalin. Unë besoj që përveç gjithë masave të marra në bazën e këtij ndërveprimi të plotë është vullneti i parlamentit i shprehur në ashpërsimin e sanksioneve dhe heqjen e sanksionit të gjobës për vjedhje energjie.
Të sanksionojmë pa masa ndërmjetme që bëhen shkak për korrupsion edhe për ndërtimet pa leje. Dhe ky sanksion na jep të drejtën që nga janari të rishikojmë vendimin për të ngrirë dhënien e lejeve nga vendorët, sepse nuk ka më shans që mbi lejet e dhëna të ketë abuzime. Ndërkohë duke u sjellë në mënyrë akademike me këtë kancer që e ka ngrënë vendin, ne veetëm kemi rritur faturën e njerëzve të ndershëm në raport me shtetin dhe ligjin dhe vetë faturën që ka shteti vetë në kurriz se mijëra njerëz janë sot ose të dhunuar nga e drejta e tyre mbi pronën dhe të dhunuar e të privuar nga e drejta për një bashkëjetesë normale e kësaj sëmundje që e ka bërë hipertrofike ndërtimin mbi lejet e dhëna.
Kjo bëhet për t’i dhënë një mesazh gjithë industrisë së ndërtimit që është zemra e këtij shkatërrimi kolosal që i është bërë këtij vendi. Besoj që këto sanksione do të duhet të përdoren minimalisht sepse mjafton qenia e tyre në Kodin Penal për t’i dhënë fund kësaj historie. Dënimi me heqje lirie ka qenë prej kohësh por nuk është përdorur prej kohësh qëllimisht për t’i dhënë hapësira korrupsioni dhe abuzivizmi gjykatave korruptive. Në botë nëse një projektues bëhet palë në shkeljen e një leje ndërtimi humbet për gjithë jetën të ushtrojë profesionin e tij.
Braho: Unë bashkohem me situatën dhe problematikën. Unë hyj tek ata që janë kundër sjelljes akademike të qeverisë, por jam për profesionalizëm të dispozitës. Prandaj 5 minuta pushim ta rregullojmë dispozitën dhe ta votojmë.
Rama: Jam 100% dakord, unë mbrojta qëllimin dhe jo formulimin dhe mendoj se kjo është mënyra se si qeveria ndërvrepon mne komisionin e liogjeve. Komisioni duhet të formulojë drejt çdo dispozitë pa deformuar qëllimin e qeverisë. Prandaj jam dakord për të marrë kohë për riformulimin e kësaj dispozite, pa ndryshuar qëllimin.
Blushi: Problemi i këtij amendamenti është se është i mjegullt dhe ky amendament nuk përzgjedh keqbërësin dhe nevojtarin. Këtu nuk bëhet fjalë për të penalizuar ndërtuesit e mëdhenj, por konsideron njësoj një fshatar që i ra shtëpia jo për faj të tij taraca e shtëpisë, dhe komuna nuk i jep dot lejen e ndërtimit dhe i fut të dy në një thes. Amendamenti nuk e saktëson këtë. Mua fjala burg më shqetëson dhe po e përdorim pak si pamasë dhe nuk besoj se shqiptarët kanë burgun mënyrën e vetme të korrektimit. Ne si shoqëri kemi nevojë të korrektohemi por nuk kemi pse shkojmë në burg që në ditën e parë.
Rama: Nuk është origjinale sepse ka kohë që e bën me zë të lartë opozita për përdorimin më tepër seç duhet të fjalës burg por dua që çdo gjëje t’i vë fjalën që ka. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për të futur në burg që ditën e parë dikë që ndërton paleje, por atë që ka shkelur prej 25 vjetësh. Është një çerek shekulli që i ka hequr Shqipërisë, që të ketë shekull të 20. Unë nuk kam asnjë kompleks të përdor fjalën burg kur bëhet fjalë për t’iu rikthyer lirinë atyre që nuk shkelën ligjin, dhe nuk guxuan të vënë pa leje asnjë tullë në tokën e tyre, dhe sot kanë humbur mundësinë për të jetuar dhe u ndjerë mirë se janë qytetarë që respektojnë ligjin. Dhe përballë këtij kanceri unë vetë nuk shoh mundësinë e një terapie tjetër, veç asaj radikale. Në Kodin Penal i vitit 2011, pra jo i pas 23 qershorit ka një nen që thotë se ndërtimi i paligjshëm në tokën e vetë dënohet me gjobë ose burg deri në 1 vit. Po kjo vepër në tokën e tjetrit dënohet nga 1-5 vjet. Sa ndërtime janë bërë nga 2011 derri kur e frenuam?
Dhe nuk ka një rast të vetëm ku ky Kod Penal të jetë zbatuar duke shprehur gjykata vullnetin e këtij Kuvendi. E njëjta situatë, ishte edhe me energjinë. Shikojeni vetë atë që po ndodh sot, siç të gjithë e dimë atë që ka ndodhur deri dje. Asnjë i dënuar për vjedhjen e energjisë, dhe borxhi mbi të gjithë ata që e kanë paguar rregullisht 1.1 mld dollarë në 20 vite. Këtu nuk bëhet fjalë për tu kapur pas fjalës apo tu tërhequr nga marrja e një hapi të domosdoshëm duke u nisur nga rasti i disa njerëzve që u ka rënë çatia dhe muri dhe për këtë shkak janë përballur me forcë frenuse, ndërkohë që nuk ka asnjë, dhe kjo është e ditur se jam marrë personalisht për ankesa të tilla, që një individ të ketë përfunduar në burg sepse nuk është e arsyeshme. Duhet të kemi parasysh atë që është trashëguar me atë që duam tu japim njerëzve, dhe në këtë drejtim nuk kemi pse të kompleksohemi përballë nevojës për të marrë masa që në vende të ngjashme ka dhënë rezultatet që ne duam të kemi.
Janë 2 vende të rajonit që kanë çuar ekspertë qoftë për aksionin e energjisë apo me kalimin e INUK në varësinë e MB, të dy masa që në një vend tjetër do të ishimn të pazakonshme por këtu kemi një situatë të jashtëzakonshme dhe në këtë situatë nuk mund të tregojmë gishtin kur gishti tregon hënën. Sa i përket formulimit të teknikës jam dakord që ai t’i përgjigjet qëllimit. Kur të vendosim këto sanksione na jepet mundësia për të çliruar qoftë industria e ndërtimit apo të gjithë ata që kanë nevojë për të pasur leje për të bërë ndërtime apo riparime sipas nevojës.
Sepse shkalla e mundshme e abuzimit me fjalën riparim, janë shpallur të pafajshëm ndërtues që janë vënë para përgjegjësisë nga ana jonë në të shkuarën pastaj kanë dalë të palagur bashkë me katin shtesë, sepse u është dashur të bëjnë riparim katit të sipërm për problemin në katin poshtë. Pra fenomeni është mijëra herë i ekzagjeruar krahasur me masat tona për ta zbutur këtë ekzagjerim. Qëllimit do t’i shkojmë deri në fund.
Rama po e rrezikon shume partine socialiste dhe pushtetin e saj. Eshte i nevojshem nje ze i ri brenda PS dhe blushi eshte i duhuri. Nje Njeri me logjike te sakte.
O Miri vertet mendon se po i plas Rames per Partine Socialiste. E verteta e hidhur eshte qe Rama e perdori PS si nje prostitute thjesht sa per tu bere Kryeminister dhe PS ne baze eshte inekzistente qe prej 23 qershorit. Deputetet vijne ne rrethe naten, takohen me drejtore dhe servila me te cilet bejne matrapazlleqe dhe ikin po prape fshehurazi. Socialistet jane me te braktisur se kurre…
O cuna, kuptuat ndonje fjale nga diskutimi i Rames, apo u mjafton formimi i arritur ne klasen e tete, dhe jeni te bindur qe jeni te qarte per gjerat?!
Qe Rama eshte natyre impulsive dihet, por eshte feminore te pretendohet se eshte i paditur apo pa qellim ne ate qe synon. Lerini karlliqet dhe uroni qe te kete sa me teper ndihme nga rrethanat per synimet qe ka per shtetin, shoqerine, ambientin. Ky sporti popullor qe po lind se fundmi, ku vulgu tallet me iniciativat, kendveshtrimet apo edhe intelektin apo intuiten e Rames, pervecse bezdises po nxjerr ne drite edhe llumim e thelle ku lundron nje pjese e madhe e shoqerise.
p.s. mos u merakosni se nuk do hyjne kot ne burg njerez, dhe neper rreshta kuptohet edhe plani qe ka Rama per rilejimin e lejeve, qe tregon se hapesire per zgjidhje do gjendet…sfide eshte krijimi i procedurave dhe thjeshtimi i hallkave, ne varesi te llojit te punimeve.
@Skelar Migrues, une mendoj se nese Rama e ka te qarte se ku do te mbrije dhe metodat qe perdor sado te dhimbshme te jene, duhet te mos terhiqet. Njehere ta beje kete atehere shqiptaret nuk jane mirekuptues perkundrazi marin revansh dhe e kritikojne me tej. Marja e riskut eshte paresore.Rama duhet te mare vete riskun nese ne leter e sheh te realizuar skemen qe ai ka ne koke. Ama suksesi i nje iniciative duhet te jete arritur ne leter dhe jo keshtu, te ngrihet ne mengjez dhe te thote: une sot do burgos njerez…Njerezit kur dalin nga burgjet shqiptare nuk behen me te mire nga c’ishin kur hyne…
ose te tjera masa shtrenguese te nevojshme per tu mare, paraprekisht duhet te sqarohen me synim bindjen e popullsise dhe kjo me mire nepermjet mediave ne disa raste se te perplset nga afer me popullin.
Kur te shkoje policia ne vend per te kryer operacionin duhet te jete “agresive”, jo te vijne policet verdalle si bullafiqe…
Ju mendoni qe Rama eshte doktor ? Ne fakt eshte i semure.
Edhe sikur te jene te verteta apo dhe vetem te devijuara rruges keto, rames dhe askujt tjeter ne kete vend nuk i takon e drejta te jape drejtesi! Keto metoda ne nje vend si shqiperia bejne qe edhe pushteti i vetem realisht i larguar disi nga duart e kryeministrit te bjere aty ne versionin “de facto”. Shtoi dhe natyren e tij hakmarrese, vetbesimin e ekzagjeruar e probleme te tjera me perverse dhe ketu bie era fashizem. Te pakten deri tani duket se rruga qe ka zgjedhur eshte si e Pirros…
Burgu eshte rruga me e mundeshme.Shume e thjeshte,po u zbatua ligji,asnje koker s’ka per te hyre ne burg vec ndonjeri qe ka deshire vet qe te burgoset.C’do menyre tjeter qe mendon Arbeni do te jete rruga e Kandaharit,e stimulimit e lejimit me forma te ndyshme te ndertimeve pa leje.Arben Blushi eshte zeri i Berishes ne PS.
Kij kujdes Edi Rama se nqs ti kerkon te kthesh shtetin ligjor te Enverit atehere me mire kanceri se sa ti.
Vetem burgu,cdo mase tjeter do gjeneroje anomali e korrupsion….lere se eshte njeriu i Benit,kusheriri i Benit,shoferi,dashnorja e Benit…..Vetem burg,ky ligj ka per t’i bere shqiptaret norvegjeze!
Do ishte I vertete debati ne rast se vinte nga nje njeri punetor dhe i perkushtuar. Po Blushi nuk me duket i tille. Me duket shume I fryre dhe dembel, ska dhene asnje kontribut real ne partine socialiste, pervec ngrefosjes. Rama nuk deshiron qe te perdori burgun, por eshte I detyruar sepse dhe situata eshte extreme. Ska vend te qyteteruar ne bote Ku qytetari te rije per vite te tera pa paguar cfare konsumon.
C’do udheheqes ne Shqiperi duhet te jete nje Enver por pa luften e klasave.Hajduti me siper venien e zbatimin e ligjeve e quan kancer…..
U shfaq Blushi? Po ku ishte ky deri sot, apo po shkruante librin e rradhes. O Ben garibi, ti nuk merr vesh nga shteti fare, ke dhene prova njelloj si kusheriri yt. Mendjemadh!
Tani qe po lexoj lajmin mu kujtu nje miku im inxhinier i cili po punon ne ndertimin e viles se kryeministrit ne dajt. Po e pyes se kush do hyj ne burg, inxhinieri, bosi i firmes se ndertimit, apo pronari indertimit? Apo thua ta kete me leje pronari dhe shpetojne te gjithe nga ligji?
loli, po ti e di se ka ligj po ka edhe Maliq. Edhe ndertimet pa leje po prishen gjithandej ne zbatim te “ligjit”, po jo hoteli i Koco Kokedhimes. Gjithcka behet per tymnaje per te thene se sa shume po punon qeveria. Shqiperia nuk ka vuajtur asnjehere nga mungesa a ligjeve, por nga moszbatimi i tyre njelloj per te gjithe. Edhe ne kohen e Enverit, jo te gjithe ata qe ankoheshing se s’ka djathe ne dyqan e hanin nenin 55. Po te ishe komunist s’te gjente gje. Po te ishte dikush me “nje klecke” ne biografi haje 10 vjet.
Cjan kto palacolliqe qe ky palaco poltikan dhe palaco “shkrimtar2,
masturbon ne ate mendje !
(E thote mjaft mire dikush aty lart . BLushi eshte zeri berishes ne PS)
Ky eshte definicioni me korrekt i vet temes qe te gjithe ne komentojm ktu .
Un nuk mundem ta kuptoj dot nji “filozofi” te tille kerrbythjesh si Blushi,
qe zbyth , politikat e Rames ne epokat e se kaluares , duke i dhen nji “stil Diktatorial” !!! Ne cilen bote jeton ky lloj truri Bla bla Blu !!!
Qe te zbatosh ligjin pa kompromis ,e disiplinosh qytetarin ,kuptohet rrespektimi ligjit ,rrespektimi shtetit dhe aspak perplasjet e topave brenda kafkes boshe te blushit .
Sigurishte qe shteti ka edhe burgje ,per ata qe nuk rrespektojn ligjin ,por kjo sdo te thote se burgu automatikishte duhet te nenkuptoje diktature ,kjo eshte thjeshte marrezi mendimi ,naivitet, keqdashje e kundervenje politike ose e fundit njeri antiligje .
Ben Blushi mir do ishin metodat qe rekomandon ti por jo per shqiptaret qe jane zgjidhur nga zinxhiret dhe nuk jane mesuar me ligj por vetem me korrupsion.
POR nga ana tjeter a do hyjne ne burg ata qe japin leje ndertimi” te ligjshme “dhe ” te palejshme” duke shkaterruar cdo standart social dhe mjedisor?! Apo ata nuk mund te futen se jane vet ligjvenesit!!!
Blushi-nje nga autoret e rumpalles shqiptare…..
Jam nga Kosova, dhe sinqerisht me pat ardh mire kur PS fitoi pasi qe Berisha filloi te sillej si diktator, mirepo edhe ky Rama me ka zhgenjy, veq akuza verbale ndersa asnje ish minister apo ish kryeminister i arrestuar per korrupsion, ka fillu te me ngjaje me ate paraardhesin e tij llafazan
ne burg duhet te futen ata qe shkaterruan dhe akoma po e shkatarrrojne tiranen….vetem ato dy ndertesat e larta njera pas sahatit e tjetra pas bankes tregojne sa kriminalisht po e prishin qytetin…njesoj sikur keto te ndertohen ne mes te Romes…..!!!! por te gjithe merren me caracat…
Z.Blushi eshte i njohur per qendrimet e tije realiste dhe te pavarura nga askush.Kryeministri i Shqiperise ka marre votat per te qeverisur Shqiperine dhe ka te drejte te vendose rregull ne shume drejtime ku ,,rregulli,,ishte vetem ne leter.Mirpo ka nje kontradite ndermjet menyres se vendosjes se rregullit,realitetit te jetes se shqipetareve,te drejtave njerezore,shoqerore e Shteterore.Ne asnje shtet Europian ai qe nderton pa leje futet ne burg.Ne asnje shtet europian kushdo e ka nje banese nuk jeton ne terr per mungese te ardhurash financiare pasi perkujdesja shteterore jua mundeson europianeve disa kushte minimale jetese.Kurse minimalja e ndimes ekonomike shqipetare per nje shtets te Republikes se Shqiperise eshte me e vogel se e nje ,,Qeni,, te nje shtetasi te Republikes se Shqiperise.Ne keto kushte do te ishte mire qe pavaresisht se cfare ,,gjeti ne thes,, qeveria Socialiste te ishte me e kujdeseshme ne trajtimin e Shtetasve te vet dhe jo tu rezervoje atyre trajtimin me burg.Nje qeveri votohet per te ofruar nje jetese me te mire dhe per te zgjillur shum probleme te shtetasve te vet dhe jo ti kercenoje ato me Burg per cdo gje pa ju ofruar atyre kushte te denja per nje vend qe shikon prej shum vitesh nga europa.Qeveria premtoi shum dhe te mos vonoje te shkaterroje monopolet nje nder te cilet eshte edhe ai i kolaudimit te automjeteve ku qytetaret e ketij vendi po torturohen e grabiten ne syte e shtetit dhe ,,shteti,, mjaftohet me deklarata se do ta bejme e do ta zhbejme dhe i le shtetasit e vet ne meshiren e ,,monopolit,,Qeveria Shqipetare te anulloje te gjitha gjobat e pa ligjeshme te CEZ dhe ti mbroje qytetaret e vet nga padrejtesite e vjetra dhe te reja.Qeveria Shqipetare te trokase dere me dere dhe te shohe gjendjen reale te familjeve shqipetare dhe tu mundeoje shqipetareve perkrahje dhe energji elektrike qe te mos kthehet erresira si para kohes se diktatures.Qeveria te beje ligjin dhe te pastroje parlamentin dhe administraten nga kriminelet dhe jo te ndeshkoje njerez qe per njemije e nje arsye apo pa arsye nuk kane paguar pak apo shum leke per energji elektrike pasi per keto pune ka percaktime ligjore se si te veprohet ndermjet kontraktuesve.Qeveria te mos ece me eufori duke menduar se do te jete per kohe te gjate ne pushtet dhe se po vepron ne ,,emer te Popullit,, pasi me kete emer jane bere krime te medha ne ket vend.Qeveria te zhbllokoje lejet e ndertimit ku te mund te punojne shqipetaret dhe te marrin rroga ne kufijte e mbijeteses.Qeveria te mos beje ,,shou,, me fasonet e LSI-se ku te gjithe e dine se cfare,,rrogash,,me 500 leke ne dite trajtohen ,,kandidatet per ne Europe,,Qeveria te mos harroje premtimet per spitalet dhe trajtimin ne to ku ,,Doktor profesoret,, po vazhdojne te,,rjepin,, edhe votuesit e ,,Rilindjes,, pa u shkarkuar nga puna ose burgosur.
Ky blushi ka hall in
e vet si me bo ndonji pallat
pa leje.shteti nuk egziston pa ligje.
Demokraci eshte te zbatosh ligjet
dhe respektosh komunitetin jo te
besh sipas qefit
provo te vjedhesh energjine ne evrope dhe do ta shofesh ha burg apo jo, aq me keq qe ne shqiperi e lidhin vete energjine direkt nga shtylla, ky popull hajdut dhe dembel duhet disiplinuar, dhe menyra e vetme eshte burgu, nje mase ekstreme por e nevojshme.
Kush thyen ligjin shkonte ne burg; 50 vjet e provuan shqiptaret. Kjo eshte shprehje origjinale e Ben Blushit. Thua se ka te drejte? Sipas Ben Blushit diktatura 50 vjet s’paska pase te drejte per ata qe thyenin ligjin qe i ka shpure ne burg! Sipas Blushit sot ne demokraci kushdo le ta thyeje ligjin dhe nuk duhet te shkoje ne burg. Ben! Fatosi ka filluar e ben shurren ne poture. Ty apo babain tend diktatura nuk e denoi se nuk shkeli ligjin, por edhe pse e di dhe vete ti, ju sherbeu. Ti je bere nje grindavec dale boje si murtaje, me hedhje te larget se dikujt i sherben. Mbaroi epoka jote me shpejte se ç’duhej. Nuk te pelqen me njeri, veç Saliut.
pjeserisht jam dakort me zotin rama qe sistemi zbatimit te ligjit duhet te jete me preciz ndryshe interpretimet e ligjit bejne qe askush te mos denohet. ndertimet ne shqiperi jane bere ne menyren me katrahure qe ekziston. arkitekti ben projekti,(projektuesi)inxhinieri( eshte zbatuesi) dhe gjeometri (eshte ndjekesi i punimeve.dhe ne fund vjen firma e ndertimit. te gjithe bashke jane pergjegjes penale per ndertimin e nje objekti.sa per nje ilstrim: ne aquila te italise para disa vitesh u denuan me burg disa persona si, arkitekt, inxhiniere dhe gjeometra bashke me drejtues te firmes se ndertimit per faktin se materialet e perdorura ne ndertimin e objekteve kishin qene te skaduara. dhe kjo u vertetua pas termetit qe ndodhi ne kete qytet. te gjithe duhet te jene pergjegjes para ligjit. por ajo qe une nuk jam dakort dhe deri diku jo se bie dakort me bushin por, vendoret duhet te kene hapesiren e duhur te lejeve vetem per riparimet ose punime te qe behen ne ambientet e shtepise pasi eshte ndertuar. sepse i bie te marim leje tek qeveria per nderruar biden e banjes dhe kjo eshte e tepert. kjo ishe dhe batuta e fundit. ah se desh harrova, ka dhe duhet te kete gjithmone nje kontroll nga organet kompetente qe te kontolloje punen qe qytetari pe ben me lejen qe ka kerkuar. ne rast se hallkat e shtetit doet funksionojne nuk ka per te pasur nevoje edhe per burgje, anzi fjalen burg qe ne fakt eshte bere pak si shume bajate!!!!!!!!!!
qelbesirat ju fergojne koqe gomari dhe ju mini qelbsirat i hani.nuk e merrni vesh qe kelyshet e enverit talln me ju.
e tha vete Rama — duhen marre masa radikale — pra Rama eshte ekstremist ose me thjeshte fashist — dhe ekstremizmi shkaterron vetveten sepse njerezit dhe votuesit fillojne ta urrejne si gjene me te keqe ne bote … iku dhe Rama —
Simbolika e keti njeriu eshte “Qyqja”
Do fole gati, do dhe ushqim gati.
Sa here del ndonje eksponent i larte
ne podjumin e parlamentit ky e kundershton,
per te mare piket qyl te rradhes,
per mbijetesen e tij parazitare.
Problemet, ligjet diskutohen me pare ne komisjone
ku edhe ky mer pjese, por atje s’ka skup.
Ndaj qyqja pret rradhen te mare qylin……turpi i PS.