Mazhoranca duket se drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’ia lërë opozitës.
Kjo është konfirmuar nga ana e ministrit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, në një intervistë për ABC News.
Por, ai kërkon balancimin në KQZ.
Me këtë pohim, duket se në krye të KQZ-së, edhe për zgjedhjet e ardhshme do të qendrojë Lefteri Luzi.
Çuci shpjegon se ka gati edhe ndryshimet e natyrës teknike që ndarja e re administrative sjell në Kodin Zgjedhor dhe ligjin e qeverisjes vendore, por po pret rikthimin e opozitës në Parlament për të nisur bashkë me të procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 21 qershorit 2015.
Paralajmërimet e opozitës për bllokim të zgjedhjeve të ardhshme nuk e trembin ministrin Çuçi.
Historia politike e PS-së dhe PD-së, sipas tij, flet për një skenar që nuk çon askund.
Ai thotë se edhe nëse demokratët nuk bëhen pjesë e garës elektorale, kjo nuk influencon vlefshmërinë e tyre.
Sipas ministrit, ligjshmëria e zgjedhjeve varet nga të tjera kritere./b.l
Rama nuk po heq nga puna demokratet dhe lsistat, kurse socialistet akoma jane pa pune. Socialistet kane ngelur akoma ne opozite. Pushtetin po e mban lsi dhe g99.
Pa merak se nuk ia lene opozites KQZ. Do vendosin Ilirian Muhon, drejtorine e hipotekave.
C fare fati qe ka kjo opozita do tja lene lefterijen…sikur mandatet i ka ke xhepi ed rama.lefteries i mbaron mandati ne 2016.deri atehere .kismet
Te leshe kryetare te KQZ-jeve Lefteri Lleshin,do te thote,ti varesh melçite ne qafe ujkut.Kur ishte Sali Berisha ne qeveri,tha”kryetari i KQZ-ve i takon mazhorances,se ne kemi pushtetin”.Dhe keshtu u be si tha ai.Madje hoqi dhe nje anetare te komisionit te Lsi-se,me pretendimin se jemi mazhoranca dhe pjesen me te madhe te tij e kemi ne.Tani socialistet kane nderment tja lene perseri Saliut.Kjo eshte e padrejte ,Kryetarin duhet ta kete mazhoranca.Sado leshime te beje mazhoranca opozites,ata kurre nuk do te kenaqen, dhe nuk do ti quajn te drejte.Ata jane njerez allahu na ruajt.
Gabime te tilla trashanike ashtu si edhe shume te tjera, do ta groposin shume shpejt qeverine e tanishme. Nuk mund te tolerohet ajo qe quhet opozite kur ne krye te saj eshte nje grup shpellaresh si ajo e PD-se! Shumica e pjestareve te PD-se duhet te ishin tani ne burg dhe jo me te kerkohet qe te behen pjese e ndertimit te shtetit. Nuk ka ndertim shteti me shpellare nese kerkojme qe te ndertojme nje shtet modern! Talebanet nuk jane per zhvillim por per regres dhe per kete me shpellaret nuk duhet asnje marreveshje. Me ata duhet qe te flitet me gjuhen e zbatimit te ligjit!