Mesazhi i fundit i Arvizu: Do t'u mendoj nga shumë larg

18 Dhjetor 2014, 11:59Politika TEMA
Mesazhi i fundit i Arvizu: Do t'u mendoj nga shumë larg

Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi mbrëmjen e së mërkurës në hotel Sheraton mbrëmjen festive të fundvitit, ndërsa kjo mbrëmje u konceptua edhe si një ceremoni përmbyllëse me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu në përfundim të misionit të tij në Shqipëri.

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu, përmes emocioneve u shpreh se të qënurit 4 vite në këtë post janë kuptimplota për mua këtu në Shqipëri si ambasador.

“Të gjithë besoj pajtohen me mua me faktin se kur punon në një vend për katër vite është e vështirë të largohesh pa patur një shumëllojshmëri ndjenjash”, tha Arvizu.

Sipas tij, ambasadori i ri shumë shpejt do të jetë këtu .

“Ju uroj sukses dhe do t’u mendoj nga shumë larg, atje në Uashington”, u shpreh më tej Arvizu

Ndërkohë, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, vlerësoi punën e qeverisë për të ulur informalitetin. “

Ne jemi përpjekur të ndihmojmë qeverinë që të arrijë balancë mes taksave e stimujve pozitivë e negative. Shpresojmë të vijomë me të njëjtin bashkëpunim edhe vitin që vjen”, tha më tej ai.

Ceremonia bashkoi nën urimin e festave të gjithë anëtarët e Dhomës, si dhe miq e të ftuar nga institucionet shtetërore me të cilat Dhoma Amerikane punon gjatë vitit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare. /gj.k/

5 komente në “Mesazhi i fundit i Arvizu: Do t’u mendoj nga shumë larg”

  1. Euro Maloku says:

    Nga larg si hapsire dhe si kohe do te shikosh sa dem i ke shkaktuar ketij vendi! Ai “burri” qe andej do te duket si vemje..!

    1. Anton says:

      E dime qe do na kujtosh se nga popstar do kthehesh ne anonimat. Zakonisht njerezve qe vlejne u ndodh e kunderta.

  2. Ilir says:

    Nje mik me shume ne usa ,NJE njeri korrokt Interesant inovativ DHE QE ne mesuam shume si funksionon diplomazia usa .paksa me ekstrovers se parardhesi po nderrimi i pushtetit dhe zjedhjet me te lira pas 92 kane patjeter te fiksuar doren e tij.nje mik special i shqiperise. patjeter qe do e kujtojme dhe ne.

  3. era says:

    Nuk bej koment, e ka thene sakte, shkurt, komentuesi Euro Maloku.

  4. astrit says:

    “Saliu burre shteti” nuk do te ndahet per jete si bishti qenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje