Shkarkimi i Çefës dhe Lelçaj/ Kushtetuesja shtyn vendimin për në 27 janar

18 Dhjetor 2014, 10:58Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese vendosi të shtyjë për në 27 janar vendimin në lidhje me ankimin e KLD mbi shkarkimin e Lulzim Lelçaj dhe Elvis Çefa si anëtarë të këtij Këshilli.

Vendimi i Kushtetueses erdhi pasi përfaqësuesit e Kuvendit në seancë kërkuan shtyrjen e saj. KLD kërkoi pezullimin e këtij vendimi, ndërsa Kuvendi ka zgjedhur si anëtarë të rinj të KLD Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta.

KLD iu drejtua Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e Kuvendit për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD, pas raportit të paraqitur nga Komisioni i ngritur nga Kuvendi në lidhje me veprimtarinë e Lelçaj dhe Cefës.

Vendimi është konsideruar politik nga opozita, si dhe është kundërshtuar nga Presidenti, me cilësinë e Kryetarit të KLD dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje