Qeveria vendosi që të japë shpërblim për festat e fundvitit për disa kategori ku përfshihen pensionistët, veteranët, mësuesit dhe mjekët e dalluar, si dhe fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.
Fondi i akorduar për këto shpërblime kap vlerën e 1.8 milion dollarëve.
Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë është vendosur që ato familje që janë strehuar në ish-Ndërmarrjen Shtetërore në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet dhe do të shpërngulen prej aty do të kenë mundësi të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0 %.
Kjo është përcaktuar gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar këtë të mërkurë. Familjet e përcaktuara duhet të paraqesin pranë Entit Kombëtar të Banesave, certifikatë të gjendjes familjare, vërtetim negativ nga ZVRPP-ja se në emër të anëtarëve të familjes nuk figuron pronë e regjistruar.
Po ashtu qeveria ka miratuar afatet dhe skemën e shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimitpër ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministri i Financave, përpara mbylljes së vitit buxhetor, vlerësojnë procesin e realizimit të fondeve për të gjitha kategoritë dhe vendosin rialokimin e fondeve me urdhër të përbashkët.
Ekzekutivi ka marrë vendim edhe për krijimin e arkivit shtetëror të sistemit gjygjësor pranë Ministrisë së Drejtësisë. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka për mision ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit nga gjykatat.
Po ashtu kujdeset për menaxhimin e arkivave të gjykatave nëpërmjet aplikimit të teknikave të unifikuara për krijimin, përdorimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, transferimin dhe asgjësimin e dosjeve, regjistrave dhe dokumenteve të tjera gjyqësore si dhe sigurimin e aksesit për të interesuarit.
Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka të drejtë të kërkojë dhe të verifikojë, nga kancelarët e gjykatave, zbatimin e njësuar të shërbimit arkivor gjyqësor si dhe çdo informacion, të cilin e konsideron të nevojshëm për ushtrimin e funksioneve të ngarkuara. /gj.k/
Kete radhe invalidet qenkan lene pas gardhit! Te jete bere me qellim thua?….
Sigurisht drejtoreve shperblim se te tjeret ta mbajne me dore zogun e Tunes….
aha ha haaaaaaaaaa ore qa shkruni mo palla 1.8 miljon dollar 30 cent per frim qenka shpenxu qeveri po pse talleni mo ju q… grat
E sigurt qe s’e ka mare nga ndonje mbledhje e Birose kete letren gazeta??
Si do ti zgjedhin mjeker dhe mesuesit e dalluar??
Do te ishte shume interesante te dihej se mbi bazen e çfare kritereve do te percaktohen mesueset dhe mjeket “e dalluar”. Apo do te lihet ne doren e drejtoreve, shefave, ministrave?
Ketyre u ka plas cipa, eshte ber si Berisha dhe ky.
Vetem kujdes, se eshte shume i ri dhe do na gjej belaja nja 20 vjet.
shperblim duhet te kete per te gjithe administraten.Eshte veshtire sot te percaktosh te dalluarit ne pune, pasi ne pergjithesi te dallurait jane vetem militantet.
Shperblim duhet te marrin kryesisht personat me paga te ultta.