Deputetja Mesila Doda, e cila rreth dy javë më parë bashkë me deputetin Shpëtim Idrizi, depozituan në Kuvend një pr/ligj mbi hapjen e dosjeve dhe lustracionin, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook në lidhje me draftin e paraqitur një ditë më parë nga ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj.
“Ministri Veliaj, pasi foli për parimet e përpunimit të dosjeve të sigurimit të shtetit vazhdoi lojën politike dhe i dha mediave draftin e ligjit që ende nuk e ka miratuar Këshilli i Ministrave.
Kjo mënyre diletante dhe false e të bërit politikë përmban disa probleme thelbësore dhe proceduriale.
Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, roli primar në propozimin dhe miratimin e ligjeve i takon Parlamentit dhe ekzekutivi nuk mundet kurrsesi ta dublojë në këtë rol kushtetues të tij.
Qysh prej 1dhjetorit ka një draft të depozituar nga tre deputetë që pret të hyjë në kalendarin e punimeve, ndaj procesi i konsultimit dhe punimit paralel me një draft tjetër nga qeveria për të njëjtën cështje, është jo vetëm i paranueshëm procedurialisht por cënon rolin e ndarjes dhe funksionimit të pushteteve në një sistem demokratik.
Nga ana tjeteër ministri Veliaj vazhdon teë thotë që cështja kryesore është hapja e dosjeve,(edhe kjo pa emra) dhe jo lustracioni.
Drafti i depozituar nga deputetët përmban të dyja cështjet, hapjen e dosjeve dhe lustracionin, dhe ështeë një punim i bërë me specialistë gjermanë që kanë punuar më shumë se dy vjet për këtë cështje.
Ligji është bërë në përputhje me argumentimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë cështje, dhe askush nuk mund të hedhë hije dyshimi apo akuzash se ky ligj i paraqitur ka përfshirë apo jo argumentimin ligjor për këtë cështje.
E vetmja gjë që është e pranueshme, madje e detyrueshme në këtë moment është të punohet mbi draftin që ka më shumë se dy javë qeë fle në protokollin e Parlamentit dhe të veprohet me shpejtësi për atë që qytetarët shqiptarë presin.
Ekzekutivi duhet të vazhdojë të kryejë punët për të cilat është votuar dhe që qytetarët shqiptareë presin të zhgënjyer, dhe të mos kërkojeë dhe njëherë që me autoritarizëm dhe arrogancë të dubloje rolin kushtetues të ligjvenesit”, shkruan deputetja Mesila Doda në rrjetin social. /gj.k/
Ksaj i paska morr flak keq mer taj !
Perse nuk kishte kte histeri kembengulje kjo ,
kur ishte 8-vjet ne pushtet ,politikan shkerdhata ,
boll e shndruat poltiken ne nji loje xhambazesh .
Jo politikan qe sjeni ju por as njerez normal ,kafshe te ndyra ,
qe vetem shtres i keni sjell ktij populli e fatkeqsi .
Kjo eshte nje cope injorante qe ka paraqitur nje draft te ngjashem me ate te Berishes, ne menyre qe te mos hapen kurre dosjet. Mesila Palma nuk ka asnje lloj kulture juridike, po e leme menjane ate mashtruesin e çameve qe eshte fare ordiner, prandaj le te ece perpara qeveria e t’i hape dosjet, perfshi edhe dosjen e Xhikes e cila perban nje koleksion prezervativash kinez belle epoque te bere me lekure misri.
o mesila, a ishe ne pushtet 8 vjet moj vajze, cfare kerkon tani? kredo politike apo ke ndermend te hapesh naj parti se te flaku luli??
Ka qene nga me te flaktat dhe atehere, te pakten mos genjeni nese nuk e mbani mend ceshtjen.
E para moji z.Mesila,beni shume gabim qe flisni ne emer te qytetareve,ata qe presin,maximumi mund te jene 5-10% duke futur dhe ty ne keta qe presin, ndersa pjesa derrmuese e shqiptareve nuk e kane mendjet aty ku te rri ty, e kane hallin se si mund te punesohen,si te mbajne familiet,si te shkolloin femijet,si te jene te sigurt per jeten dhe qetesin ne kte vend e tje, ti thua qytetaret presin,mesa duket ty moj zonje te rri sahati vetem aty.
po loje politike ka qene gjithmone kjo pune
http://bit.do/hapja-e-dosjeve-Sala-friksohet