Olldashi, "Qytetar Nderi" i Durrësit, mungojnë në ceremoni Berisha e Basha

17 Dhjetor 2014, 13:24Politika TEMA

Është zhvilluar ditën e sotme ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” pas vdekjes për ish-deputetin e këtij qyteti dhe të Partisë Demokratike Sokol Olldashi.

Ky vendim ishte marrë më herët nga ana e këshillit bashkiak të këtij qytetit, në nëtor të këtij viti, ndërsa ceremonia e dorëzimit u zhvillua sot.

Në këtë ceremoni, kreu i bashkisë Vangjush Dako i dorëzoi djalit të madh të ish-deputetit Olldashi, çmimin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Protagonist i mendimit dhe veprimit demokratizues gjate dy dekadave të fundit, që u shqua për guxim e qytetari në formulimin dhe promovimin e alternativave të zhvillimit dhe që u kthye në modelin e përfaqësimit të qytetarisë”.

Krahas familjarëve, të vetmit prezent në këtë ceremoni ishin deputetët e PD miq të Olldashit, mes të cilëve Majlinda Bregu, Mesila Doda, Igli Cara, Oerd Bylykbashi, Arben Ristami, Ridvan Bode, Eduard Halimi dhe Flamur Noka.

Por ashtu si në ceremoninë e përvjetorit të vdekjes së ish-deputetit demokrat, edhe në ndarjen e këtij çmimi kanë munguar kreu aktual i PD Lulzim Basha dhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Në mbyllje të ceremonisë është shfaqur edhe një dokumentar për nder të ish-deputetit demokrat, ku sërish Berisha dhe Basha nuk kanë qenë të pranishëm.

Këshilli Bashkiak i qytetit bregdetar në nëntor, në prag të një vjetorit të ndarjes nga jeta të Olldashit, vendosi në unanimitet në plotë mes shumicës dhe pakicës t’i akordojë ish-ministrit të Transporteve titullin “Qytetar Nderi”.

Propozimi ishte bërë nga këshilltarët djathtë në këtë këshill dhe gjeti edhe konsensusin e së majtës, teksa u votua nga 45 përfaqësuesit në këshill.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi humbi jetën më 20 Nëntor 2013 në një aksident rrugor.  /gj.k/

5 komente në “Olldashi, “Qytetar Nderi” i Durrësit, mungojnë në ceremoni Berisha e Basha”

  1. Imagjino nqs ky bohet “Qytekar nderi” durrsit se cmundet mu bo pas fundosjes ne hale te sali berishes antishqiptarit me te modh te gjitha kohrave .Rrezik qytetar europjan !

  2. i verteti says:

    …. o shqiperi e mjera shqiperi ….. kam degjuar se fundmi nje superkenge , e vetmja kenge antipolitike qe eshte bere per shqiperine … vlen per te gjitha keto lajmet e mjera qe ushqejne popullin tone te lodhur … Mjaft me , Mjaft me ju se na plaset … https://www.youtube.com/watch?v=6wIoT10S8Z8

    Ps. Sepse ne Durres ka Sokola por ka dhe Arteda e Ene …

  3. Gezimi says:

    Jane bere keto titujt, si copa letre pa vlere! Nuk e di, sinqerisht, se cfare ka bere ky njeri ordiner, i cili rastesisht u be politikan, madje dhe deputet dhe minister? U beme gazi i botes me keto veprime!

  4. Gjergji says:

    Sa ishte gjalle i ndjeri, gazetat e majta nuk linin fjale pa e share si nje politikan i korruptuar. Komentuesit e “temes” gëlonin si grerzat kush e kush ta shante me shume.

    Tani ky “i korruptuari” behet qytetar nderi.

  5. Dhjerokrat says:

    Po ku jeni o dhjerokrate! Mire se ne ceremonine e shperndarjes se teneqerave s’iu paska begenisur kamarieri. Hajt se per ate e dime qe s’doni t’ja dini dhe aq shume. Po te pakten na thoni, se pse ju paska bo lanet dhe s’po e nderon te ndjerin Sokol as “zgalemi” i tredhur i dhjetorit ramizalist?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje