EURALIUS do asistojë Kuvendin për reformën në drejtësi/Vlahutin: Vendimet e gjyqësorit të ndikuara nga politika e korrupsioni

17 Dhjetor 2014, 12:32Politika TEMA

EURALIUS IV, do të ketë zyrën e saj pranë Kuvendit te Shqipërisë për të asistuar drejtpërdrejtë punën e Komisionit për Reformën në Drejtësi. Kjo u e bë e ditur nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa gjatë tryezës së parë të organizuar nga Misioni EURALIUS IV në Tiranë.

Në fjalën e tij gjatë kësaj tryeze, ku ishte i pranishëm Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin..etj, Xhafa u shpreh se është shumë e rëndësishme dhe me vlerë pjesëmarrja e përfaqësuesve të misionit EURALIUS IV në punën e komisionit parlamentar të reformës në drejtësi, ndërsa shtoi që do ishte e frytshme edhe prezenca e opozitës.

Gjatë tryezës ku u diskutua rëndësia konsolidimit të sistemit të drejtësisë, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin tha se Shqipëria po tregon vendosmëri për të reformuar sistemin e Drejtësisë, vendimet e të cilit janë ende nën trysnin e korrupsionit dhe politikës.

Ndërsa,  Naço shtoi se reforma do të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Misioni i EURALISU IV, është instrument i Bashkimit Europian për të asistuar vendin tonë në realizimin sipas standardeve Europian të reformës në sistemin e Drejtësisë.

E pranishme në tryezën e parë të misionit “Euralius IV”, që u zhvillua në Vlahutin vlerësoi Qeverinë shqiptare për angazhimin e saj në reformimin e një sistemi që mbart shumë problematika. Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, u shpreh se puna që po bëhet me aktorët e interesuar, pjesë e së cilës është edhe tryeza e sotme përbën një hap të rëndësisshëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas saj, vendimet e sistemit gjyqësor janë ende të ndikuara nga politika dhe korrupsioni.

“Për këtë arsye, një sistem gjyqësor efiçent dhe i përgjegjshëm është tepër i rëndësishëm për investitorët e huaj. Shqipëria, ka treguar vendosmëri në reformën e sistemit të drejtësisë, kjo është për tu përgëzuar”, vijoi Vlahutin.

Përfaqësuesja e BE-së në Tiranë theksoi se shkalla e përfshirjes së të gjithë aktorëve në reformën e sistemit të drejtësisë është shumë e rëndësishme, por edhe shkalla e përfshirjes së ekspertëve dhe publikut, gjithashtu.

Ajo gjithashtu bëri apel që të ketë mbështetje më të madhe ndaj Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces të vështirë. “Mendoj se është thelbësore të shohim ecurinë e Shqipërisë dhe faktin se ky vend ka institucione demokratike dhe që respektojnë të drejtat e njeriut”.- theksoi Vlahutin.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në fjalën e tij garantoi se reforma në drejtësi do të jetë e qëndrushme dhe afatgjatën, ndërsa shtoi se është duke u përpiluar dhe strategjia e re drejtësisë.

Naço, gjatë fjalës së tij, u ndal veçanërisht në ndryshimet ligjore të hartuara dhe miratuara nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, siç janë ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe ndryshimet ligjore për emërimet në sistemin gjyqësor me qëllim rregullimin e stafit të administratës gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë evidentoi si problematikë të sistemit të drejtësisë, Korrupsionin dhe keqfunksionimin, mungesën e integritetit dhe e profesionalizmit, nivelin e ulët të pavarësisë, si dhe transparencën dhe llogaridhënien.

Ministri Naço nënvizoi se është për tu vlerësuar mbështetja e misionit Euralius për gjithë hapat legjislativë që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë deri më sot, si dhe asistenca dhe konsultimi me Komisionin e Venecias, me qëllim finalizimin e një pakete iniciativash ligjvënëse, që do të kenë si objektiv reformimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të sistemit të drejtësisë.

“Reforma në drejtësi është një nga prioritetet e maxhorancës qeverisëse, që së bashku me mendimet e ekspertëve do të mundësojë hartimin e një strategji të re, në kushtet kur strategjia ekzistuese ka përfunduar.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë tashmë ka ngritur një komision bipartizan të posaçëm për reformën në drejtësi, për të siguruar një reformë transparente dhe profesionale në sistemin gjyqësor, por edhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Ministria e Drejtësisë është e vendosur për të vijuar këtë reformë, për të arritur në fund në hartimin e një dokumenti strategjik dhe zbatimin e një reforme të suksesshme, me rezultatet e dëshiruara nga të gjithë ne”, nënvizoi Naço.

I pranishëm në panel ishte edhe Fatmir Xhafa, kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, i cili vlerësoi praninë e aktorëve të lartë për procesin e reformës në drejtësi.

“E vlerësoj këtë tryezë për të shkëmbyer pikëpamje dhe si një pikë koordinimi me aktorët kombëtare e ndërkombëtarë, gjë që ka munguar deri diku këto vite dhe unë shpresoj që kjo tryezë ta arrijë këtë gjë.

Unë e vlerësoj si pozitiv faktin që misioni Euralius do të ketë një zyrë përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë, për të asistuar drejtpërdrejtë punën e Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe shpresoj që edhe opozita të jetë së shpejti pjesë e procesit.

Faza e parë e punës së këtij komisioni do të nisë këtë javë, ku barra më e madhe e punës përgatitore do t’i takojë Ministrisë së Drejtësisë. Reforma do të jetë e shtrirë në kohë, por ka disa prioritete.

Do të ishte shumë mirë që të identifikoheshin pikat kyçe të reformës, që të ecim me dy shpejtësi, që do të thotë se ka një prioritet mbi prioritetet dhe kjo është lufta kundër korrupsionit.

Kjo është një çështje prioritare, sidomos në sistemin gjyqësor, pasi ne na duhet një trupë e shëndoshë që të mund të përballet me korrupsionin në të gjitha hallkat e shtetit.

Për këtë arsye, duhet bërë analiza e situatës dhe identifikimi i sektorëve më të prekur, për të dalë me pika konkrete dhe instrumentat e duhura për të ndërhyrë.

Ne kemi vullnetin për ta bërë këtë prioritet të punës sonë, prandaj bashkë me ndërkombëtarët duhet të bëjmë efikase shumë shpejt një paketë masash anti-korrupsion.

Reforma do të bëhet dhe përgjegjësive në zbatimin e ligjit askush nuk duhet tu largohet. Dua të theksoj, se reforma është shqiptare, në kuptimin që zbatimi i saj është detyra dhe përgjegjësia jonë, sepse bëhet fjalë për drejtësinë e kërkuar nga qytetarët e këtij vendi”, tha Xhafaj. /gj.k/

4 komente në “EURALIUS do asistojë Kuvendin për reformën në drejtësi/Vlahutin: Vendimet e gjyqësorit të ndikuara nga politika e korrupsioni”

  1. Kto jane njilloj si OSBE mashtrusa qe gjasme nen masken e berjes se reformave demokratike ne shqiperi ,do sabotojn qeverrine shqiptare ,si paardhesit e tyre nga brukseli ,bosh,seqiu,dhe ai petllaxhiu gjermanis ai kokderri te gjithe miqte e antishqiptarit berisha .
    Kto kurva jane nji tentative per nji EULEX te Shqiperise .
    Hapni syte nga gjarprinjt dhe mos ja varni shume kart ,i lini ne ofjast zhvillimeve e vendimeve ,vetem ashtu do zhvillohet shqiperia .jo nga gjarprinjt qe per 24 -vjet e shndruan ne kandahar . E sabotuan , e vodhen ,e plackiten ,i prene rrugen drejt demokratise vertete ,duke mbeshtetur djallin berisha dhe kriminelet e tij .
    Kuvendi Shqiperise ka dinjitetin e vet ,di te marre vendime vet ,per te ardhmen e popullit dhe shtetit shqiptare ,e ska nevoje per “Edukatoret e kopeshtit” qe vecse kurva perverse sjane asgjo tjeter . Si nuk lane vend e shtet pa i fut hundet kto gjarpinj muti

  2. vini says:

    Eshte e nevojshme asistenca e huaj per kte vend, duhen bere nje e mire gjerat se ktu ne shqiperi e po te jesh i ndershem perlyesh nga te tjeret e do sdo shkojne gjerat mbrapsh ndaj shume mire qe eshte gjetur nje zgjidhje e tille per te shmangur keto.

  3. shqiptar says:

    perse ka nevoje shqiperia per asistence te huaj kane 24 vjet ne shqiperi bejne sikur na ndihmojne por ne te vertete jane te gjithe spiuna te agjeturave te huaj kane 24 vjet qe keta sabotojne shqiperine ne europe duke perkrahur hajdutet ne shqiperi keta kane nagterruar cdo gje ne shqiperi asnje gje te mire nuk sjellin as qe nuk ju plas per shqiperine
    si tha dikush me lart nuk duhet nje EULEX i ri ne shqiperi dmth keta duhet te bejne ligjin ne vendin tone sa kane ndihmuar kosoven ELUEXI aq do na ndihmojne edhe keta
    PO BEJNE EXPERIMENTE ME SHQIPEIRNE

  4. Po s’behet drejtesi me ciliminj kopshti, jooooo.

    Ministri i drejtesise jo me kot e vuri theksin ke…

    1.) keqfunksionimi i organizimit,
    2.) ke mungesa e integritetit dhe e profesionalizmit,
    3.) ke niveli i ulet i pavaresise se organeve,
    4.) ke mungesa e transparences dhe llogaridhenies, etj.

    Dhe keto pak gjera thelbesore per ringritjen e nje sistemi funksional drejtesise nuk eshte se shqiptaret nuk i dine. Ata ato i dine ndoshta dhe me mire se “edukatoret” turista te EURALIUS-it, qe do asistojne ne kuvend.

    Per ata gjermanishtfoles qe kane interes te dine dicka me shume per edukatoret e OSBE-se, le te lexojne se c’mendojne zvicerianet per ta.

    Die OSZE gemessen an ihren Ansprüchen

    http://debatte.ch/2014/04/die-osze-gemessen-ihren-anspruechen/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje