Zgjedhjet vendore/ KQZ apel institucioneve: Caktoni nënpunësit ndërlidhës

17 Dhjetor 2014, 09:32Politika TEMA

Me dekretimin e 21 qershorit të 2015 për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, vendi ka hyrë zyrtarisht në periudhën zgjedhore.

Në këtë kuadër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje për rritjen e frymës e bashkëpunimit nga të gjithë faktorët dhe aktorët që luajnë rol në përgatitjen e proçesit zgjedhor.

Pavarësisht angazhimit maksimal të KQZ për përmbushjen e përgjegjësive të tij ligjore, suksesi i përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme vendore 2015 ndërvaret dhe nga përmbushja në kohë dhe sipas kërkesave të ligjit e detyrimeve nga ana e institucioneve që kodi zgjedhor i ngarkon me detyra konkrete.

Zëdhënësja për shtyp e KQZ, gjithashtu u bëri thirrje institucioneve vendore dhe atyre qëndrore të përcaktojnë nëpunësin ndërlidhës për shkëmbimin e informacionit me KQZ brenda afateve ligjore, në rast të kundërt ku institucion do të konsiderojë se vetë titullari i institucionit përkatës ka marrë përsipër këtë funksion.

“Sa më sipër sjellim në vëmendje të institucioneve qëndrore Ministrive, atyre vendore Bashkive dhe institucioneve të Prefektëve në gjithë vendin, zbatimin e detyrimit ligjor për përcaktimin e nëpunësit ndërlidhës përgjegjës për shkëmbimin e informacionit me KQZ për veprimtari që kanë lidhje me administrimin ose zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe të drejta.

Në rast të moszbatimit të këtij detyrimi ligjor sipas kërkesave dhe afatit të përcaktuar nën nenin 4 të kodit zgjedhor KQZ do të konsiderojë se titullari i institucionit përkatës ka marrë përsipër këtë funksion, kjo në kuptim të përcaktimeve të dispozitës së sipërcituar”, thuhet në deklaratën e KQZ. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje