PS kundërpërgjigjet ndaj PD-së, 130 padi për referendumet lokale të KQZ-së

16 Dhjetor 2014, 18:35Politika TEMA

Për t’i paraprirë një bllokimi të mundshëm që mund të vijë nga skema e PD-së për të organizuar referendum lokale për ndarjen e re territorial, socialistët kanë vendosur që të reagojnë.

Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se janë depozituar në Gjykatën e Apelit 130 padi kundër vendimit të KQZ-së për dhënien e formularit tip për çdo njësi vendore, që ka kërkuar mbajtjen e referendumeve lokale, për të kundërshtuar ndarjen e re territoriale, raporton gazeta Dita.

Në objektin e kërkesave të PS-së, argumentohet se verifikimi i kërkesës së nismëtarëve e ka për detyrim ta bëjë KQZ. Tani i mbetet Kolegjit Zgjedhor të bëjë vlerësimin. Në rast se rrëzohen vendimet e KQZ-së, çështja e referendumeve merr fund këtu.

Në rast të kundërt, është Gjykata Kushtetuese ajo që do të duhet të verifikojë sipas PS-së kushtetutshmërinë e çështjes së veçantë, atë që PS thotë se ishte detyrim i KQZ-së për ta bërë.

Beteja ligjore mes PD-së dhe PS-së në Kolegjin Zgjedhor do të zhvillohet 6 muaj para zhvillimit të zgjedhjeve më 21 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje