Ristani akuza Ramës: Përgjegjës për gjendjen e sigurisë dhe rendit në vend

16 Dhjetor 2014, 13:34Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani akuzon Kryeministrin Edi Rama ërgjegjësin kryesor për gjendjen e rendit dhe sigurisë në vend si dhe për largimin e Policisë së Shtetit nga detyra dhe arsyeja kryesore e ekzistencës së saj, që është rendi dhe siguria publike. 

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Ristani tha se ngjarjet e rënda me 3 viktima në Tiranë dhe me të plagosur në Durrës, po dhe ngjarjet e rënda dje, e cdo ditë, po dëshmojnë se rendi dhe siguria vazhdojnë të jenë në gjëndje kritike në Shqipëri dhe pasiguria për qytetarët po rritet cdo ditë.

“Ky është realiteti që po jetojmë, por duhet të kujtohemi se ende disa ngjarje nuk dalin në media, pasi krimet kundër jetës e pronës, grabitjet me maska, aksidente tragjike, po ndodhin cdo ditë, dhe sidomos ato të periferive dhe rretheve të largëta policia nuk i raporton. 

Partia Demokratike është e shqetësuar për përkeqësimin e situatës së rendit dhe sigurisë, gjë që vjen drejpërdrejtë si pasojë e shfokusimit të policisë nga detyra e saj kryesore, dhe përqendrimi tek porositë, urdhërat dhe aksionet propagandistike të Edi Ramës.

Kjo situatë skandaloze dhe e papranueshme e rendit dhe e sigurisë është përgjegjësi e Edi Ramës, i cili e ka vërsulur policinë ndaj qytetarëve të pamundur, ndaj familjarëve të varfër që s’kanë me se të paguajnë energjinë, ndaj të moshuarve, shpesh dhe ndaj grave e të miturëve, duke braktisur arsyen kryesore pse ekziston kjo strukturë dhe pse mbahet nga taksat e publikut, dhe arsyeja kryesore është rendi dhe siguria publike”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Në vijim ai shtoi se Partia Demokratike kërkon me vendosmëri që  Policia e Shtetit të rikthehet në rolin e saj kushtetues, e të refuzojë përdorimin politik.

“Policia e Shtetit duhet të shërbejë për qytetarët e për sigurinë e tyre, dhe jo për propagandën e Edi Ramës.

Krimi po rritet e po fiton terren. Kjo është një përgjegjësi e rëndë nga e cila nuk do të mund të shpëtojnë dot ata që e kanë për detyrë ta luftojnë krimin.

Ne nuk do të lejojmë që kronika e zezë të kthehet në një normalitet për vendin tonë”, tha Ristani. /gj.k/

10 komente në “Ristani akuza Ramës: Përgjegjës për gjendjen e sigurisë dhe rendit në vend”

  1. Ktyre karagjozave te epokes nastradinit ,
    ktyre maskarenjve e kriminelave qe i duket
    i duket vetja te jen poltikan dhe se po i degjon dikush ne popull , plehrat qe qisin prej shpelle ,duhet mi quajt tani e tutje ,
    Partia E PordhoDhise ,se kta jane shume me karagjoza se vet karagjozat e Pordhokallise

  2. dopio says:

    O Ristani,prit edhe pak sa te hapen dosjet,qe t’u hapte barku,dhe c’do gje do te shkoje sahat!Ja,sa te diskreditojme antikrimin……

  3. enofieraku says:

    Sa keq per PEDEn , kur ne gjirin e saj ka hajduter si puna e risto kelyshit, dhe te verteta te jene ato palacolliqe qe thua ti, ty nuk te beson me akush, sepse ti vodhe ne syte e gjith shqiptareve , ndaj je urrejtja per PEDEn ka arritur kulmin , sali tradhtari, luli vrasesi dhe hajduti, risto kylishi kryehajdut dhe provokator, e keshtu me radhe , rahmet me gjallje moj banxhella PEDE.

  4. ledjoni says:

    c’fare thote ky hajvani?

  5. indri says:

    Polica e shtetit eshte ne ditet e saj me te mira pasi nuk shihen me me perbuzje por me respekt

  6. U permbyste bota. says:

    O Lyftar Pja ti vertet shkrihesh se qeshuri kur shikon keta tipa por une dhitem se qeshuri kur shikoj kete tip ekstremist negativ.
    O ku ku kur thone shkodranet ku eshte katandisur PD.

  7. ina says:

    keshtu lloj ngjarjesh ndodhnin dhe ne kohen tuaj madje ngjarje edhe me te renda

  8. nadja says:

    Keto lloj ngjarjes ishin te pranishme dhe ne kohen tuaj athere nuk thoshoit qe fajin e ka Saliu dhe qeveria prandaj mjaft me kete lloj hipokrizie kaq te ulet.

  9. andi says:

    Mjaft fole brockulla o Ristan se sju beson me kush

  10. sherifi says:

    E mo Ristan,edhe nese ka probleme me rendin,te pakten dihet boterisht qe situata eshte me mire se ne kohen e qeverijes tuaji,pa tjeter qe duhet te jete me mire,por policia nuk ka cfar i bene atij plakut nga preza qe vrau nipin per nje cope toke,ose nje burri qe vret gruan brenda mureve te shtepise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje