Meta sfidon Bashën: Konkurro dhe fitoje Tiranën, kush po të pengon?

16 Dhjetor 2014, 13:13Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i cilësoi “zhgënjyese dhe desktruktive” qëndrimet e Partisë Demokratike pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi ligjin “Për ndarjen e re territoriale”.

“Pas vendimit të Kushtetueses dje, deklarata e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha është një zhgënjim i thellë. Dhe besoj se është kështu për të gjithë ata që prej kohësh kanë dëgjuar nga zoti Basha dhe nga PD si pretendim kryesor pikërisht insistimin për të respektuar vendimet e Kushtetueses nga ana e maxhorancës.

Por, pikërisht në një moment kur Kushtetuesja jep një vendim të qartë, i cili nuk shkon në drejtimin dhe kërkesën e PD-së kemi një kundërshtim të këtij vendimi.

Dhe jo vetëm kaq, por kemi reagime vërtet destruktive, të cilat tregojnë qartë se opozita jonë ka nevojë të bëhet më e përgjegjshme dhe më parimore e të mos akuzojë maxhorancën për standarde të dyfishta, ndërkohë që vetë abuzon dhe e bën këtë”, u shpreh  Meta në një prononcim për mediat.

Ai i kërkoi Partisë Demokratike që të vazhdojë të mbetet principiale në qëndrimet e saj dhe të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Duke iu përgjigjir deklarimeve të Kryetarit të PD në lidhje me këtë reformë, Meta tha se Lulzim Bashën askush nuk e pengon ta rifitojë Tiranën në zgjedhjet e ardhshme vendore, madje ai është i favorizuar për ta rifituar atë pas reformës territoriale, që e ka dyfishuar bashkinë e Tiranës.

“Duke numëruar sesa bashki janë bërë në Jug, Veri, Juglindje apo Verilindje, pretendimet janë qesharake. Ne e dimë të gjithë se këto janë zgjedhje vendore, s’janë politike.

Përsa i takon politikeve, s’ka asnjë ndryshim, se ne mbetemi me 12 qarqe, me konsensus të plotë mes palëve dhe nuk ndryshon asgjë.

Nëse do të ishte ndokush i favorizuar, ajo do të ishte opozita dhe personalisht z.Basha, se ata e kanë Bashkinë e Tiranës. Ajo është dyfishuar në sajë të reformës në krahasim me atë që është sot dhe askush s’i pengon të rizgjidhen dhe ta fitojnë. Pretendime të tilla janë mëse absurde, nuk impresionojnë asnjë.

I ftoj të mbeten principalë dhe të kërkojnë respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta. /gj.k/

 

12 komente në “Meta sfidon Bashën: Konkurro dhe fitoje Tiranën, kush po të pengon?”

  1. astrit. says:

    çudira shqiptare..

    Njeriu qe duhet te ishte mbas hekurave?

    1. Pilo Lala says:

      Edhe mbase duhet te ishte mbas hekurave. Por ai po e fton ne duel Bashen.
      Por ai po i ben nje dyluftim Bashes, kur i thote cfare te pengon nga ndryshimi ligjit te marri Tiranen.
      Basha e kupton qe Adresat e Garazheve dhe dyqaneve qe perdori duke futur 12 mije Kosovare ne zgjedhjet qe kaluan, kane mbaruar njehere e pergjithmone.

      1. astrit says:

        Pilo nuk dua te replikoj me ju,por dy fjale po i shkruaj, ky njeriu aty siper nuk ka stofen dhe moralitetin te sfidoje njeri.Ky viktima aty siper flet me forcen e Bllokut ate te 7% dhe i vetmi vend qe duhet ti kishte takuar ishte ai i burgut te Bençes dhe te ulet ne karriken me te larte ne Kuvend, prandaj Pilo une shruajta fjaline
        çudira shqiptare, sepse ishin shqiptaret ata qe e bene njeriun me te fuqishem ne Shqiperi(sepse eshte ai qe e mban Ramen ne karriken e Kryeministrise)dhe mos horro qe mbas pak muajsh do te ule ne krye te bashkise ne Tirane Gruan e tije, sepse keto jane pjese e marreveshjes qe bene ne darken e famshme me ngjala ne Lals.

  2. kriminel says:

    per sa kohe fullhajni do te dale ne promovimet e kllounit te klanit, kete hajdutin tjeter nuk e gjen gje…

    shkoni dhe jepini voten ose lulit te vocerr ose hajdutes se le se ise…

    nuk paska nje kanditat te pavarur…?

  3. tajar says:

    TAMAM ky person duhet te ishte prapa hekurave por se ka fajin ai fajin e ka RAMA qe per te marre pushtetin ben aleance me nje person qe me pare e akuzoi per korrupsion,biles per shkak te tij u vrane dhe 4 qytetar ne 21 janar,historite nuk harrohen EDI RAMA duhet sa me shpejt te prishe aleancen me LSI ose ndryshe jo tiranen por asnje bashki nuk do marre po vazhdoi te rri me METEN.[lidhu me idrizin, blej ca deputete nga PD dhe jepi shkelmin LSI]

  4. ‹(•¿•)› says:

    Konkuro o lul, se s’po te pengon njeri. Ose te pakten bej sikur po konkuron. Se qe do fitosh prap, asaj i ka dek nona. Bileten e ke te vulosme! Me tre vula e ke o idh ne ngjitje…

  5. Lartesim says:

    Konkurro me Monika Kryemadhin, e mori LSI-ja Tiranen, punesimet dhe Monika pretendente per Kryeministre , se Meta ja e zem se ka vjedhur. Cdo gje punon per LSI-ne, po i ben mat te dy Meta, doni a sdoni.

    MONIKA KRYEMADHI PER TIRANEN banderola e re

    1. tirons says:

      Hahahahahahaha……hahahahaha.
      Perserite perserite?
      Tironen or palle nuk e merr asnje malok. Se psku deri me sot duhet ta mbash mend qe qytetare TR e kane marre, perfshi dhe Ramen.
      Bucore, pise dhe maloke nuk ulet ne poltronin e kryetarit te bashkise se Tirones.
      Lsi ka histori krijimi, percarje, maskaralliqesh te pafundme dhe pse po thua qe punohet per Lsi.
      Disa mijera vota hallexhinjsh, batakcinjsh, pisesh dhe pisash te lsi nuk do perbejne kurre fitore per te!

      1. Lartesim says:

        Duhet ta pergatitesh veten me Monika Kryemadhin Kryetare Bashkie dhe neser kandidate per Kryeministre.

        Mos e lodh veten kote, ca ka per tu bere do behet.

        Prape Monika Kryemadhi Kryetare, perserite vet

  6. Toni says:

    Leket e vjedhura nuk te bejne mire! shikoje veten ne pasqyre a nuk dukesh
    si mbi 60 vjeç? Ja ke borç nje populli, te uroje qe heren tjeter asnje vote te mos marresh

  7. LIGJI says:

    Ky eshte per burg gjithe jeten e ti konfiskohet pasuria e popullit qe ka vjedhur …………………………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Floriri says:

    Meta,ore se late rehat tjetrin,nuk guxon te thote nje fjale,o burra
    hajduti,floriri.Po te ishte e vertete Rama do ja kishte nxjerre bojen me kohe,kot se mori ai per te ndare pushtetin ndershmerisht,jo po te hane hajdutet e Saliut vetem.
    Kush eshte me mire Saliu apo Meta.
    Rama i dhier po krenar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje