Ambasadori gjerman i akredituar në Tiranë Helmut Hoffman e ka cilësuar hapjen e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist si një proces të vështirë, të hidhur, por të rëndësishëm dhe me përfitime të jashtëzakonshme.
I pranishëm në tryezën ku gjithashtu ishte i pranishëm ministri Erjon Veliaj, diplomati gjerman shprehu keqardhjen e tij për interpretimin që iu bë hapjes së “Bunk’Art“-it në Tiranë, ish-tunelit të nëndheshëm të dikaturës, që u konsiderua nga disa politikanë si rehabilitim i diktatorit, kur në fakt, sipas Hoffman, është e kundërta dhe fjalimi i Kryeministrit shqiptar në hapjen e asaj ekspozite, ishte mjaft mbresëlënës.
“Ne duhet të përballemi me të shkuarën në mënyrë të ndershme,- tha Hoffman, në fjalën e tij. – Kjo është një përvojë pozitive, e hidhur, por me përfitime të jashtëzakonshme.
Së pari, është debati publik që nis; po të shikoni gazetat gjermane për hapjen e dosjeve, ka artikuj të të gjitha llojeve, që shërbejnë për të ndriçuar njerëzit për atë që ka ndodhur në të shkuarën dhe kjo ka të bëjë me njohjen e viktimave.
Ju keni një ligj që thotë saktësisht se kush ka të drejtë të hapë dosjet, që në fakt nuk janë hapur. Kurse ne, pas 1989-ës kemi pasur një debat shumë të madh për këtë me dosjet e STAS-it, me shkelësit që duhet të dilnin para drejtësisë.
Një debat i tillë ka nisur dhe në Brazil, edhe në Afrikën e Jugut për regjimin e Pinoçetit, ashtu si dhe në Shqipëri, ku unë edhe pse nuk di shumë, di se ka pasur përpjekje të mëparshme të pasuksshme për hapjen e dosjeve.
Kur isha në hapjen e Bunk’Art-it, dëgjova fjalimin e Kryeministrit Rama; ai ishte mjaft mbresëlënës. Hapja e tij u interpretua si rehabilitim i regjimit të Enver Hoxhës, por është ndryshe.
Hapja e ekspozitës ishte mjaft pozitive. Ka qënë përvojë e hidhur të lexoja në disa gazeta që ambasadori gjerman ka thënë se “ky është proces i vështirë, mos u angazhoni,“ por jo. STAS-i pra, mund t’ju shërbejë si një lloj modeli” , tha Hoffman. /gj.k/
Asnje shtet ne Europem Lindore nuk i ka hapur dosjet, perfshi edhe vete dosjet e STAS-it.
Ne dosjet e STAS-it nuk merr vesh asnje emer se kush te ka denoncuar, te gjitja jane fshire. Merr vesh llafet qe ke thene a planet e ndonje arratisjeje.
Kjo nuk quhet hapje dosjesh.
Pra lerini brockullat dhe mos nxisni ndasira ne Shqiperi, se shume jane denuar per llafe dhe aspak per ndonje disidence antikomuniste.
Ne Shqiperi njerezit kane nevoje dhe interes per dosjet e politikaneve te larte dhe ato dosje jane zhdukur me kohe pas viteve `90. Interesi eshte i madh per dosjet qe gjenden ne Beograd, Athine, Moske, Uashington.
Keto duam, per brockulla brodway-ji nuk kemi nevoje.
I kerkoni dot ne Uashington regjistrimet qe moren amerikanet per politikanet gjermane direkt kur u sulmua Ministria e Sigurimit gjermanolindor, pra STAS-i, perfshi dhe dosjen e Kohli-it?
Po dosjet e ca politikaneve ish-ministra te brendshem deri vitet e fundit, po i le menjane emrat, qe financoheshin nga Gjermania Lindore dhe u benin avokaturen Fraksionit te Ushtrise se Kuqe qe ne zhargonin shqiptar quhej “Brigade Rose” perse nuk i hapni?
Po dosjen e vrasesve te Prokurorit te Pergjithshem Buback ne vitet `70 perse eshte manipuluar dhe fajtori nuk eshte gjetur akoma?
Ka dhe shume raste te tjera por sot po e le me kaq.
Merresh me G99 si Veliaj dhe te djelmosha te tjere rilindas se ata keni gjetur dhe per me shume me bunkerin e Ushtrise se asaj kohe a thua se vete nuk keni patur te tille.
Dhe jo vetem kaq por keni akoma nentoke ne tunele arme berthamore amerikane te lena nga koha e luftes se ftohte.
Ju paska bere pershtypje nje bunker i thjeshte me ca helmeta dhe maska kundragazi qe interes nuk me ngjall ne asnje rast.
Haha,gjermani si pordhac qe eshte do qe te shikoje tragjikomedi ne Shqiperi….me fatin e mjere te shqiptareve te cilin ja kane shkaktuar po keta gjermane e armiqte e tjere te Shqiperise.Mos ndizni sherre ne Shqiperi e nder shqiptare,larg duart nga Shqiperia!Ne fund te fundit jane pergjuar bashkepunetoret e nazizmit gjerman te ketij mikut.Gestapo nuk do te kishin vetem keta trima por do te kishin edhe shqiptaret.Po luhet me themelet e shqiptarizmes!Ambasadori te hape dosjet e spiunave shqiptare qe i kane sherbyer e i sherbejne Gjermanise!