INTERVISTA/ Pandeli Majko: Po, jemi përfshirë në operacionet e CIA-s

16 Dhjetor 2014, 11:59Politika TEMA

Deputeti socialist, Pandeli Majko flet për rrjetin e njohur amerikan, Fox News

 

Cili ka qenë roli i Shqipërisë në programin amerikan të arrestimeve?

 

Shqipëria ka qenë një partner shumë i ngushtë. Jo vetëm sepse luftën kundër terrorizmit e kemi konsideruar luftë amerikane, që filloi pas sulmeve të 11 Shtatorit. Por e kemi konsideruar edhe luftën tonë. Por sigurisht në disa rrethana, jo vetëm Shqipëria, por mendoj se të gjithë aleatët e SHBA kanë qenë të papërgatitura për luftën kundër terrorizmit. Rregulla të reja, angazhim i ri, situatë e re. Një lufte pa klishe, të cilat i kemi njohur në konflikte të tjera të mëparshme. Sigurisht në të tilla rrethana, kemi bashkëpunuar me qeverinë e SHBA, me ushtrinë amerikane apo shërbimin inteligjent me shumë besim në operacione të llojeve te ndryshme.

 

A u përfshi Shqipëria në marrjen në pyetje të terroristëve?

 

Sigurisht që jemi përfshirë në operacione, që janë specifikuar me kërkesat zyrtare nga institucione të ndryshme dhe pikë së pari nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Jo sepse kemi ndonjë lloj frikë nga faktet e ndryshme të publikuara në raportin e fundit në Senat. Më duhet ta them hapur se kjo luftë, kjo luftë e re, lufta kundër terrorizmit, është shumë e rëndësishme. Ne kemi bërë detyrën tonë, duke u bazuar në besim, konfidencë dhe në sigurinë kolektive që funksionon mes vendeve të NATO-s. Më duhet të them një detaj. E kuptoj që në të tilla kushte raporti ka detajuar fakte të ndryshme, dua ta përsëris që ne kemi qenë të papërgatitur për këtë luftë të re. Në të tilla kushte e kuptoj shumë mirë se duhet të marrim leksione nga gabimet tona dhe nuk mund ta imagjinoj një luftë pa gabime. Por që të trajtosh këto gabime për të ndryshuar rregullat hap pas hapi është një tjetër gjë, dhe të publikosh të tilla fakte është tjetër gjë.

 

A jeni shqetësuar që ky raport është bërë publik?

 

Ajo që nuk kuptoj është sesi mund të publikohen detaje të tilla në raport ndërsa ne jemi në mes të luftës. Në luftë nevojitet besim dhe në luftë ka edhe sekrete. Dhe në mes të luftës kemi njerëz të ushtrisë, të shërbimit sekret, ndonjëherë në vijë të parë dhe kjo nuk mund të kalohet duke thënë se faktet janë fakte, gabimet janë gabime.

 

A e ndihmon kjo armikun?

 

Mendoj se kur perfaqësitë e SHBA do të shkojnë të trokasin në dyert e aleatëve për operacione të ndryshme ndoshta në mënyrë të sjellshme, ata do të pyesin për ligjshmërinë e këtyre veprimeve. Dhe shumë formalitete mund të hyjnë në mes. Mendoj se duhet të kujdesemi shumë për atë që po prodhojmë me një raport kaq të debatueshëm. Nga njëra anë presidenti i SHBA thotë diçka, ndërsa drejtori i CIA thotë tjetër gjë. Kur bëjmë operacione të ndryshme me SHBA, e bëjmë këtë bazuar në besim. Kur ju vendosët ta publikoni këtë, keni harruar të pyesni ata te të cilët kishit besim dhe me të cilët keni bërë punën. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për t’u shpjeguar, përpara publikut amerikan. Kjo është një lufte ndryshe, nuk është një luftë që kemi parë nëpër filma dhe nuk është një lufte që ne mendojmë se e njohim. Kam qenë në Afganistan, kam qenë në Irak, kam qenë në vende të ndryshme ku ushtarët amerikanë dhe ushtarët shqiptarë kanë qenë përpara armikut. Pasi i kam vizituar ata, e kam pranuar faktin se ndonjëherë kam qenë naiv me idenë se dija gjithçka se çfarë do të thotë luftë kundër terrorizmit.

 

A ekziston mundësia që nga sot e tutje Shqipëria të thotë jo, nuk do t’ju ndihmojmë sepse ju do të publikoni veprimet tona?

 

Zotëri, mendoj se çka nisi si luftë amerikane pas sulmeve te 11 shtatorit, nuk është më luftë amerikane. Ne jemi së bashku në luftë dhe ne do e përfundojme këtë luftë së bashku. Por ju lutem, ne duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Duhet t’i trajtojmë problemet dhe gabimet. Ne kemi nje armik dhe na duhet fitore. I kemi fituar disa beteja, por ende luftën.

Marrë nga Mapo

6 komente në “INTERVISTA/ Pandeli Majko: Po, jemi përfshirë në operacionet e CIA-s”

  1. WEB says:

    Dhe abu mermjeja kerkon kalifat ,,,ik moj mjekerr se do perfundosh te CIA dhe do ta “rruajne mjekrren” pa anestezi ,ik atje ku te qan zemra merr edhe lemin ,bazarhesapin dhe abu qenefe te tjere qe nuk i nxe vendi

  2. analist says:

    Shembull tipik i politikes shqiptare te brekeve te ulura ndaj Perendimit.
    Me politikane te tipit Majko-motra-kurva ka operuar Shqiperia 25 vitet e fundit e me sa duket dhe 250 vjetet e ardhshem te njejtit do te jene.

  3. Eraldi says:

    Po kujt ja thua keto o ti Pandeli? Ne i dime me vite e mote keto gjera dhe nuk ka nevoje fare kjo gje per perkthyes si puna jote! Mire eshte qe ju, te mos konsumoheni per besimin e 1-Milione votave si force politike edhe kaq shpejt.

  4. dn says:

    Zogun per ma pak e keni anatemuar si tradhtar!Kurse ju bashkpunoni jo me ushtrine amerikane ne NATO,po me cia-ne!problemi eshte per ju si politikan se po i tregoni botes nivelin idiot te politikaneve shqiptar qe as dallimin nuk dine me bâ nder nje ushtri e nje CIA,ku per njeren lejohet bashkpunimi e tjetren jo ….problemi eshte se po i tregoni botes sa te paafte jeni,e sa jo atdhetare jeni!as minimumin e etikes politique per dignitetin e vendit nuk keni!
    Race e poster qe avec me up breket para ‘pushtetaret’ dini’si due si sot!

  5. X says:

    ————————————–

    Po …

    Perseri po e njejta “fytyre kriminale” Sali Bisha.

    Sali Berisha njeriu me gjakatar historik i Shqiperise.

    Verioret fatekeqesai me e madhe e Shqiperise, qe kurre nuk kane punuar per te miren e vendit.

    —————————————————————–

  6. juli says:

    Aleanca kunder terrorizmit perfshin mbi 150 vende
    Te vetmet vende qe nuk bashkepunojne me CIA ne problemin e terrorizmit jane koreja e veriut irani venezuela e sudani.
    Te tilla metoda (turtura)jane perdorur dhe perdoren nga te tera shtetet e aleances kunder terrorizmit,perfshire
    Ketu edhe vendet perndimore..
    Dmth C duhet te benim ,si ne kohen e xhaxhit te shkatrrojme imperializmin amerikan ne aleance me kim il sung e korese apo cedenbalin e mongolise

    Edhe ai idioti i djeshem ne australi keto thoshte Mos bashkepunoni me ameriken se jeni austrilan
    Sipas jush ka te drejte!
    NE qofte se po atehere pse i shani
    Aleanca kunder terrorizmit te tilla felliqesira turturonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje