Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli, shprehen 59.78% e të anketuarve, në studimin e publikuar nga Forndacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS) në bashkëpunim me qendrën A.L.T.R.I, me temë: “Reforma Kushtetuese nga Prespektiva Akademike dhe Civile”.
Drejtori Ekzekutiv i Soros, Andi Dobrushi u shpreh se Kushtetuta është si një makinë, që sado përfekte të jetë, sërish ka nevojë për mirëmbajtje e ndërhyrje.
“Qëllimi ynë është të krijojmë një koalicion me aktorë nga bota akademike dhe organizata të shoqërisë civile për të vjelë perspektivat e këtyre aktorëve, lidhur me reformën kushtetuese sot, por dhe në vazhdim. Ne duam, shtoi Dobrushi, që këtë koalicion dhe këto informacione t’i përdorim për të forcuar institucionet e shtetit të së drejtës. Për ne është thelbësore që Reforma Kushtetuese të marrë jetë me pëlqimin e të gjithë aktorëve”, theksoi Dobrushi.
Ai njoftoi se projekti ka nisur në muajin Maj dhe do të përfundojë pas tre viteve, ndërsa anketimi në fjalë është realizuar gjatë periudhës Prill-Dhjetor 2014.
Ndër konkluzionet kryesore të anketimit ishte se shumica e dërrmuese e të pyeturve vlerësojnë si shumë të rëndësishëm rregullimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së pushtetit gjyqësor, forcimin e kritereve lidhur me emërimet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, forcimi i pozitës Kushtetuese të Presidentit të Republikës.
Lidhur me këtë, Aurela Anastasi tha se gjatë anketimit është vënë re një përplasje mes idesë se, Kreu i Shtetit duhet të zgjidhet përmes votimit popullor apo në formën akutale nga Kuvendi. Sipas Anastasit, akademikët vlerësuan si shumë të rëndësishme forcimin e Kushtetutës dhe bashkëpunimin e palëve për zgjedhjen e Presidentit, si një figurë mbi palët dhe që pasqyron unitetin e popullit.
Po ashtu nga konkluzionet e studimit mësohet se të anketuarit vlerësojnë se ndryshimet duhet të bëhen mbi bazën e një diskutimi gjithëpërfshirës, mes pozitës dhe opozitës, ekspertëve të fushës, por dhe akorëve të institucioneve akademike, si dhe shoqërisë civile. Në rastin e ndërmarrjes së ndryshimeve në Kushtetutë, ato duhet të sjellin përmirësimet e problematikave të hasura ndër vite.
Rezultatet e Anketimit:
– 66.52% e të anketuarve janë plotësisht dakord se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka nevojë për ndërhyrje. 58.17% e të anketuarve mendojnë se Kushtetuta nuk duhet të rikthehet në variantitn që ajo ishte në vitin 2008, kur falë një bashkëpunimi mazhorancë-opozitë, Kushtetuta pësoi disa ndryshime, duke filluar që nga mënyra e zgjedhjes së Presidentit.
Reforma Kushtetuese sipas të anketuarve duhet të bazohet në tre shtylla, Rregullimin e Pavarsisë dhe përgjegjshmërisë së pushtetit gjyqësor (41.7% të anketuarve). Emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese (32.76% e të anektuarve), si dhe të ndrsyhojë pozita kushtetuese e Presidentit të Republikës (30.7%).
Lidhur me procedurën që duhet ndjekur për ndryshimet kushtetuese, 39.14% e të anketuarve vlerësojnë se procedura më e përshtatshme është ajo e “votimit në Kuvend me shumic në prej 2/3 të anëtarëve të tij për hedhjen amendamenteve për referendum”. 56.9% e të anketuare mendojnë se gjatë diskutimeve duhet të përfshihen edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm institucional, akademik, isntitucioanlist dhe ekspert të fushës. Nëse mazhoranca ka shumicë absolute në kuvend, atëherë 35.52% e të anketuarve theksojnë se pjesëmarrja e opozitës në ndryshimet kushtetuese është shumë e rëndësishme. Por, sipas studimit ka dhe një rrymë tjetër, ku 53.14% e të anektuarve nënvizojnë se për të ndërmarrë ndrsyhime kushtetuese mund të ngrihet një komision i posaçëm kuvendor me pjesëmarrjen e barabartë të forcave politike”.Përsa i takon mardhënieve me publikun, anketuarit i besojnë më shumë organizatave ndërkombëtare (25.40%), ose aktorëe të shoqërisë civile (24.96%), ndërsa kuvendi dhe Institucione të tjera shtetërore janë më pak të vlerësuara.
Lidhur me zgjedhjen e Presidentit, 68.04% e të anektuarve vlerësojnë se duhet forcuar roli i presidentit si një figurë e paanshme politikisht dhe garant i kushtetutës, ndërsa 18.22% mendojnë se duhet të ndryshuar kjo formulë. Për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, 59.78% mendojnë se Kreu i Shtetit duhet të zgjidhet përmes një referendumi popullor, ndërsa 15.53% theklsojnë se nga Kuvendi zgjedhja e Presidentit dhe kjo me bashkëpunim të plotë mes palëve.
Sipas 73.6% të anektuarve duhet të forcohet roli Kuvendit, si mbikqyrës i Qeverisë, ndërsa ofrojnë si zgjidhje bikameralizimin (41.74%) të anketuarve. Bikameralizimi është ndarja e kuvendit në dy dhoma.
Sa i takon emërimit të drejtuesve në organet Kushtetuese, 67.95% mendojnë se duhet ndryshuar mënyra aktuale e zgjedhjes se gjyqtarëve të gjykatës së larët dhe kushtetuese. Po ashtu 65.44% vlerësojnë se duhet ndryshuar formula aktuale e zgjedhjes se prokurorit të përgjithshëm.
Metodologjia e përzgjedhur:
Për realizimin e studimit, qendra A.L.T.R.I bashkëpunoi me 9 fakultete të Drejtësisë në vend (publike dhe private), si dhe 125 organizata të shoqërisë civile në Tiranë, Durrës, Korçë e Vlorë. U intervistuan 1 114 përfaqësues nga bota akademike dhe shoqëria civile: 112 pedagogë, 842 studentë dhe 160 përfaqësues të shoqërisë civile. /gj.k/
Idiosite e radhes,alla Soros!
Germania nuk zgedh drejtperdrejte presidentin edhe i ka punet shume mire!
Franca zgedh Presidentin edhe i ka punet jo aq mire!
Nuk eshte problème si zgidhet Présidenti,po Cfare perparesi i jep a nuk i jep Presidentit zgedhja direkt:ne France konsiderohet sezgedhja direkt nga populi i jep legjimitetit absolute,pra edhe pushtetin me vendos per politiken e tij edhe shperberjen e Parlamentit vete.kryeministri eshte ate here direkt i perzgedhur nga Présidentielle,e jo nga Partite.A do e pranojne kete parti te tona?
Edhe per mos me kalluar ne pushtetin e Njeshit,franca ka vend os disa siguresa konstitutionale si pamvaresia e Parlamentit,bikamerizmietj…
Kurse keta nuk mendojne perte hundese se tyre e pasojet i paguan populi sic po e shohim me blokimin e disa institution,sepse pushtetet nuk Jane nda e kufizuar mire nga ligjet organike.
e rendesishme eshte qe te rregullohen vrimat edhe interpretimet e ndryshme qe kane ligjet e saj
http://bit.do/Saliu-sexy-photos-of-the-week
Anketimi nuk eshte proces votimi.Shifrat qe nxirren me dy presje dhjetore duhen eleminuar.Nxirr nje shifer qe lezuesi ta mbaje mend dhe ay qe mbeshtet shifren gjithashtu ! Iliri
Presidenti duhet zgjedhur nga populli. Ky palo-president është turpi dhe faqja e zezë e jona. Sa më shpejt të ndryshohet kushtetuta dhe të zgjidhet presidenti i ri.
Keto jane thjesht propagande per t’iu versul presidentit aktual, asgje me shume. Nje president per te cilin Rama e dinte fare mire qe ne mars te 2008 qe do ishte nje zar politik, sepse ashtu e nderroi kushtetuten.
Te zgjedhesh president nga populli me sistemin tone aktual eshte nonsens. Nje president nga populli eshte politikani me i fuqishem i vendit, i vetmi qe si individ do te marre 1 milion e kusur vota. Si i tille nuk ka kryeminister e parlament qe ti kerkojne te jete “mbi palet”, ai behet automatikisht pala me e forte ne vend.
Nderkohe kushtetuta jone krijon nga ana tjeter nje sistem parlamentar qe prodhon nje kryeminister te forte, ku presidenti mban nen kontroll ne nje menyre ose tjeter thjesht institucionet e pavarura.
Kshuqe nese duhet te behe me zgjedhje nga populli atehere duhet ndryshuar tere sistemi e jo vetem zgjedhja e presidentit.
Hello !
ca rrene e bukur ky sondazhi hahahahhahahahha