Vrasja e 50 vjeçarit në Kamëz, në sy të djalit 6- vjeçar

16 Dhjetor 2014, 14:41Politika TEMA

Qerim Skaci është nisur sot si çdo mëngjes të çojë në shkollë djalin e tij në klasë të parë.

Por, sapo ka zbritur shkallët e pallatit në rrugën “Bulevardi blu”, përballë shkollës “Ibrahim Rugova” në qendër të Kamzës, është përballur me një person rreth të 30-tave, i cili e ka pyetur për emrin e tij.

Pasi u sigurua se nuk po gabonte shënjestër e ka qëlluar me dy plumba pistolete, njëri prej të cilëve e ka marrë në kokë dhe tjetri në trup

Gjithë skema e ngjarjes flet për një vrasje me pagesë.

Ky është dhe dyshimi paraprak i policisë, raporton Ora News.

Viktima njihej si person me precedent penal.

Qerim Skaci është dënuar më parë në shtetin fqinj, Greqi, për grabitje me dhunë dhe kanosje.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, 50 vjecari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve.

Mendohet se 30 vjeacri nuk ka vepruar i vetëm.

Menjëherë pas atentatit ai është pritur pak metra më tutje nga një automjet dhe ka mundur të largohet pa rënë në pranga.

Policia ka marrë në pyetje të afërm të vitkimës, por edhe dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë dëshmuar për rrethanat si ndodhi krimi si dhe për konfliktet e mëparshme të 50 vjecarit.

15 komente në “Vrasja e 50 vjeçarit në Kamëz, në sy të djalit 6- vjeçar”

  1. sherifi says:

    Keqardhje per ate femijen,ngushellime dhe families,po nje gje eshte e sigurte qe kot nuk te vret njeri.

    1. @sherifi says:

      E shikoni sa te gatshem jane sherifat per te mbeshtetur krimin? Vetem autorit s’i gjenden kollaj gjurmet.

      1. Edkari says:

        Bravo policia,na dha sqarimet e duhura!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    2. Albogentivlora says:

      Shume sakte! Nuk te vret njeri kot. Per ate femijen me vjen keq sa s’ka ku te veje me. Gjynah i shkreti. Ngushellimet familjes.

  2. enter says:

    Ne Kamez eshte njesoj si ne vendin e Talibaneve.

    Per mua keta njerez jane e keqja e Shqiperise.

    1. frank tourkoalvane says:

      e keqja e Shqiperise jeni ju beqirat e janulles

    2. Plisi says:

      Atehere ti “enter” je jashteqitja e ketyre te keqinjve talebane(pamvarsisht se ti nuk e di kuptimin e fjales taleb-an, qe do te thote nxenes-student, por truri jot bizantin dhe i pjerdhur kaq kap)

    3. Mali says:

      Po ti Enter c’fare djalli je?Te gjithe jeni nje soje m…E bete shkerdhate kombin shqiptare,u faruat te gjithe.Si duket shpejte do u vije fundi.Vendi i tritolit,kanabisit,krimit dhe….

  3. kriminel says:

    fatkesisht ky biznes I vrasjes ma pages eshte I pakthyeshem dhe I pa kontrollueshem te pakten per disa vite ndoshta per nje decade…
    shqipot kane shijuar tashme ate qe do ta quaja ‘reverse engineering’, ose me mire thene crime does pay.
    Albanistani eshte rast klasik qe you can get away with murder. Nuk ka asnje dyshim qe ky fenomen po kthehet si dikur Lazarati me marijuanen, mjet jetese, dhe po hyn ne kulturat e ngushta familiare si nje justifikim ‘me bo lek’.
    Porositesit dhe executuesit tashme mund te jene komshiu, kolegu, kamarjeri, dashnor(I)ja, student, dmth ka kaluar caqet e dilemes dhe eshte nje kercenim konkret, eshte kanceri I shoqerise se infektuar ne keto 20 vjet te fundit. nuk ka polici apo gjykate qe ta zhduk kete fenomen. eshte fizikisht e pamndur dhe ka dale jashte kufijve te albanistanit.
    Prona, konkurenca, jane dy faktoret qe politika amatore a albanistanit po mundohet qe ti ja atriuboje vrasjet qe po ndodhin cdo dite. Ne fakt jane shume vrasje qe ne zhargonin gazetaresk i perzier me status raportimi te policive locale mund te quhen ordinere.

    Keshtu eshte thene qe ketu e 20 vjet keshtu thuhet tani ne 2014 dhe do te thujet ne 2114 nqs do vazhdohet te behet vetem reportazhe te xhiruar me cellular qe jepen ne lajmet e mbremjes.

    Ne fakt KRIMI POLITIK eshte ai qe ka record ne vrasjet me pagese.
    Ligjvenesit albanistaneze, te cdo lloje rrace apo gjeografie jane totalisht te inkriminuar direct dhe indirect ne kete kancer te shoqerise shqipfolese. Une nuk dua te hyj me thelle se cduhet ne kete blog apo comment.

    ….nje pyetje e thjeshte…:
    a jeni dakord per te ri-vendosur denimin me vdekje?

    fillohet me hapin e pare….

  4. KAMZA ... "me kazma" says:

    ——————————————————————-

    Kamza sot “Metropli Injoranteve” qe krimineli tyre Sali

    lejoi te pushtonin me arem dhe kazma ne duar gjithe

    kete rajon te madhe “PRONE e SHTETIT”.

    ———————————————————————–

  5. . says:

    KAMZA

    sot kthyer ne “mejhane injorantesh verior”,

    ku asnje nuk punon, ku nuk paguhet energjia, uji dhe

    ku gjithcka vidhet …

    KAMZA … si kazma, nje bastion RRUMPALLE e kriminelit Sali Bisha.

  6. Eagle says:

    @enter/kriminel. Jam dakort qe ne Shqiperi duhej denimi me vdekje, ishte Sali Rrumpalla qe e hoqi per ti hapur rrugen vrasjeve te lehta, shoqeria dhe shteti Shqiptar nuk kane arritur akoma pjekurine per te hequr denimin me vdekje. Per ju qe pergjithsoni dhe percmoni cdo gje shqiptare me ferma: taleban ” , “shqipfoles”, thjesht per kuriozitet ju c’fare jeni?? Kopila shqiptaresh apo thjesht ndjeheni fatkeq qe jeni shqiptar dhe vuani nga kompleksi i inferioritetit dhe enderroni sikur mami tju kishte bere me ndonje amerikan apo gjerman!!

  7. xhino says:

    enter Ke te drejte talebanet e Mziut

  8. tfg says:

    a Qirim,Qirim ato qe u bere grekeve ti nxorren nga hundet byrazeret e Zikes………….vonon,por nuk harron!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje